EmailFacebookKontakt

Aktivitet me gratë e dioqezës së Tiranës

Me bekimin e Kryepiskopit
Anastas dhe nën drejtimin e Epi-
skopit të Bylisit, Hirësi Astit, në
datën 28 tetor Lidhja e Grave orga-
nizoi një seminar me gratë e dio-
qezës së Tiranës. Aktiviteti u zhvi-
llua në mjediset e Manastirit të
Hirshëm të Shën Vlashit, ku mo-
rën pjesë rreth 110 gra nga Tirana,
Durrësi, Kavaja, Rrushkulli e Shko-
dra. Lidhja e Grave funksionon në
bazë të katër objektivave: njohje
dhe përjetim me Krishtin, miqësi
me çdo njeri, shërbim ndaj të gji-
Aktivitet me gratë e dioqezës së Tiranës
thëve dhe dëshmi kudo dhe kur-
doherë.
Programi i veprimtarisë për-
fshinte shërbesën e Paraklisit, re-
ferate, takime në grupe të vogla,
këngë të krishtera dhe vizitë në
Skitin e Miroprurëseve. Për pje-
sëmarrëset ishte përgatitur një
dosje me materiale të ndryshme
shpirtërore dhe libri “Pjesë të
zgjedhura nga kryeveprat e shën
Joan Gojartit”.
Episkopi i Bylisit, Asti, mbajti
referatin “Fuqizimi dhe forcimi i
Lidhjes së Grave”, nëpërmjet të cilit
ai përcolli mesazhe për rigjallërim
dhe fuqizim të mëtejshëm të Lidhjes
së Grave. Duke theksuar faktin se
gruaja është forcë e madhe në fa-
milje dhe shoqëri, ai theksoi rëndë-
sinë e kuptimit të besimit, funksionin
e familjes si një kishë dhe komunitet
i vogël, vazhdimësinë e Kishës në
të ardhmen dhe gjallërinë e saj në
të tashmen. Ai theksoi gjithashtu se
gratë kanë një rol të rëndësishëm
brenda Kishës dhe janë pjesë dina-
mike dhe organike e komunitetit.
Më pas vijoi takimi në grupe të
vogla, ku u diskutua për organizimin
dhe forcimin e Lidhjes së Grave.
Gjatë drekës së përbashkët u kë-
nduan këngë tradicionale të zona-
ve nga vinin pjesëmarrëset, duke
krijuar një atmosferë të këndshme
festive.
Takimi u mbyll në kishën e Shën
Vlashit me reflektime dhe falënde-
rime për çastet e bekuara që për-
jetuan.

3