Madhështia e luftës që udhë-
hoqi Gjergj Kastrioti – Skënderbeu
për një çerek shekulli kundër inva-
zorëve osmanë dhe dashuria e pa-
kufishme që ai tregoi për lirinë, e
atdheun deri në fund të jetës së tij,
e bën të domosdoshme të sqarohet
më mirë edhe periudha e parë e je-
tës dhe e veprimtarisë së tij, që shkon
deri në nëntor të vitit 1443, kur heroi
ynë kombëtar, në moshën 38 vjeça-
re, u vu në krye të kryengritjes çli-
rimtare.
Mundësi për të sqaruar deri në
njëfarë shkalle disa momente të
kësaj periudhe ende të errët na ja-
pin dy akte të shkruara serbisht me
germa cirilike, zbuluar në arkivin e
manastirit serbo-orthodhoks të Hi-
landarit, një nga manastiret e shu-
mta që ndodhen në Malin e Shenjtë,
në juglindje të Selanikut. Janë do-
kumentet më të vjetra që përmendin
emrin e Gjergj Kastriotit, të zbu-
luara qysh më 1848 nga mediavisti
rus V . Grigoroviç, të cilat janë bo-
tuar disa herë nga S. Novakoviç më
1912, V . Karablev më 1915, V . Ma-
shin më 1940, J. Radoniç më 1942.
Megjithëse janë të njohura, nuk
është bërë ende një shfrytëzim i
thelluar dhe një zbërthim i kujdes-
shëm i përmbajtjes së tyre.
Akti i parë është një akt-legim i
lëshuar nga Gjon Kastrioti në emrin
e tij dhe të katër djemve të vet, në
favor të manastirit të Hilandarit.
Dokumenti mban brenda në tekst
shënimin, se “akti u shkrua në vitin
6934”. Sipas kalendarit bizantin, viti
i takon periudhës nga 1 shtator
1425 deri në 31 gusht 1426. Studiu-
esit anojnë më shumë për vitin
1426. Akti është i pajisur me vulën
e Gjon Kastriotit. Në këtë akt, Gjoni
shkruan: “unë mëkatari dhe i pa-
merituari, Gjon Kastrioti, me djemtë
e mi Stanishin, Reposhin, Kosta-
ndinin dhe Gjergjin…, pasi u këshi-
lluam, i dhuruam manastirit të she-
njtë, sipas fuqisë sonë, fshatin Ra-
dostushë me Kishën e Shën Marisë
së papërlyer, që është në atë fshat,
si dhe fshatin Trebisht…”. Pastaj,
në akt Gjon Kastrioti thotë se me
këtë dhurim ai dhe djemtë e tij hiq-
nin dorë nga të gjitha të drejtat që
gëzonin deri atëherë mbi këto dy
fshatra, duke ia lënë këto të drejta
manastirit të Hilandarit…
Akti i dytë është pa datë. Ai
është një akt-shitjeje, me të cilin
igumeni i manastirit, hieromonaku
Athanas, në emrin e këshillit të
murgjve të Hilandarit, i shet Gjon
Kastriotit dhe tre (jo katër) djemve
të tij pirgun e Shën Gjergjit, së ba-
shku me disa prona të kësaj kulle.
Dokumenti është i pajisur me një
vulë prej dylli. Në akt thuhet se
“Gjon Kastrioti… shfaqi dëshirën të
blejë pirgun e Shën Gjergjit për vete
dhe për djemtë e tij, zotin Reposh,
zotin Kostandin dhe zotin Gjergj, së
bashku me vreshtat, ullinjtë dhe të
gjitha ato që i përkasin pirgut dhe me
katër adelfate, që t’i zotërojnë zoti
Gjon, zoti Reposh, zoti Kostandin e
zoti Gjergj. Në rast se ndonjëri prej
tyre largohet nga kjo botë, t’i me-
rret adelfati prej manastirit. Dhe kur
të largohen (nga kjo botë) të katër
personat e sipërshënuar, pirgu do
t’i kthehet përsëri manastirit dhe në
librin e të vdekurve emri i tyre të
përkujtohet derisa të ekzistojë Hi-
landari. Për të gjitha këto, Gjoni së
bashku me tre djemtë e tij i dhurojnë
manastirit 60 florinj”. Pasi shënon
këtë dëshirë të Gjon Kastriotit, hiero-
monaku Athanas shton se “Për të
gjitha këto ne biseduam së bashku
dhe, me qëllim që të shtojmë sipas
zakonit, të ardhurat e manastirit dhe
për hir të dashurisë që kemi për ta
e për afrimin e zotërinjve (të lartpër-
mendur) te manastiri i shenjtë, dëshi-
rën e tyre ne e pranojmë dhe e be-
kojmë, prandaj e nënshkruajmë si-
pas mënyrës së sipërshënuar…”.
Analiza e kujdesshme e brendi-
së së këtyre dy akteve nxjerr para
nesh njoftime dhe deduksione mjaft
të rëndësishme në lidhje me mjedi-
sin politik, social e familjar ku u rrit
dhe u edukua Gjergj Kastrioti –
Skënderbeu.
Varri… i Reposh Kastriotit, i cili,
sipas përshkrimit që na jep V . Pet-
koviçi, ndodhet brenda në katedra-
len e Hilandarit, në narteks, poshtë
Aktet e Hilandarit dhe familja e Gjergj Kastriotit
në murin verior, në një kamare (ni-
she) të gjerë, gjysmësferike, faqet
e së cilës janë të pikturuara me su-
bjekte kishtare. Nën pikturat gjen-
det një mbishkrim, që tregon se në
atë varr pushon Reposhi me titull
“Dux Illyricus” – dukë ilir, domethë-
në dukë shqiptar. Viti i vdekjes
është shënuar 1431. Duke u mbë-
shtetur te një dokument (në dorë-
shkrim) i muzeut të Rumjancevit në
Moskë, që ka botuar L. Stojanoviç,
ku shënohet se Reposh Kastrioti
ka vdekur më 25 korrik (pa përme-
ndur vitin), V . Petkoviçi i bashkon
me të drejtë këto dy data dhe thotë
se Reposhi vdiq në Hilandar më 25
korrik 1431 (f. 197). Por, mbishkrimi
me titull “dux illyricus” na jep në
dorë një element tjetër të rëndësi-
shëm, se Reposhi nuk duhet të ketë
vdekur si murg (“frate”, siç thotë
Gj. Muzaka), sepse një nga kushtet
themelore të jetës murgërore ka
qenë heqja dorë e kallogjerit (mur-
gut) nga të gjithë titujt zyrtarë e fis-
nikë. Mbishkrimi na lë të kuptoj-
më se Reposhi vdiq si fisnik me ti-
tullin “Dukë”. Këtë mendim na e
përforcon njoftimi tjetër që na jep
V . Petkoviçi se pirgu i Shën Gjergjit
quhet në rrethin e Hilandarit edhe
“Pirgu shqiptar” (Arbanashki pirg).
Ky emër i dytë ka rrjedhur, pady-
shim, ngaqë në atë kullë do të kenë
banuar për disa kohë reparte të ar-
matosura shqiptare. Ndryshe, blerja
e Pirgut nuk do të kishte kuptim.
Mund të nxirret, pra, përfundimi se
Reposhi ka qenë në Hilandar deri-
sa vdiq, jo si murg, por si koma-
ndant me titullin dukë i reparteve
shqiptare që mbronin pirgun e Shën
Gjergjit…
Interesin e manastirit nuk është
vështirë ta zbulojmë. Pirgu i Shën
Gjergjit ndodhet jo vetëm në afërsi
të Hilandarit, por edhe të Selani-
kut, pra, në zonën ku parashiheshin
përleshje të armatosura midis
Turqisë dhe Venedikut. Këshilli i
murgjve kishte interes që pirgu i
tyre të mos binte as në dorën e my-
slimanëve, as në dorën e ndonjë
zoti të pavarur feudal.
* * *
Emri i Gjergj Kastriotit përme-
ndet edhe në aktin e dytë të Hila-
ndarit, ku, siç u vu re, mungon emri
i Stanishit. Ky fakt ka një rëndësi
të dorës së parë për çështjen që
trajtojmë. Përse mungon emri i
Stanishit? Sigurisht, nuk ka vdekur,
sepse ai përmendet në aktin tjetër
të Hilandarit, që duhet të jetë i së
njëjtës kohë; më tepër akoma
sepse, sipas burimeve të tjera do-
kumentare, ai jetonte në vitin 1445
(J. Radoniç, 12). Historianët, në
përgjithësi, mungesën e emrit të
Stanishit e shpjegojnë me tezën se
akti i dytë i Hilandarit është reda-
ktuar pas vitit 1426, në një kohë
kur ai, Stanishi, duhet të ketë shku-
ar si peng ose si vasal te sulltani.
Në fakt ekziston një letër, që senati
i Venedikut i drejton, më 7 gusht
1428, Gjon Kastriotit, të cilën nuk
e njohim integralisht, por vetëm
nga një përmbledhje që ka botuar
N. Jorga (f. 474-476) dhe ribotuar
J. Radoniç (f. 4) e Fan Noli (f. 111-
112). Nga letra del se një djalë i
Gjonit, të cilit nuk i thuhet emri,
është bërë “turk e mysliman”, do-
methënë ka hyrë në shërbim të su-
lltanit dhe, siç pretendon Gjoni, ka
urdhër nga sulltani që të sulmojë jo
vetëm vendet e Venedikut, por edhe
tokat e të atit; prandaj, vazhdon
Gjoni, meqenëse i biri nuk e dëgjon
atë, por shkon pas urdhrave të
sulltanit, senati, siç kuptohet nga
dokumenti, nuk u beson këtyre ju-
stifikimeve dhe i përgjigjet Gjonit
se republika mendon që i ati, sido-
qoftë, mund t’i japë urdhër birit të
vet të mos luftojë krahas osmanëve
ose, të paktën, të mos sulmojë zotë-
rimet e Venedikut. Studiuesit, që
nga N. Jorga, L. Thaloci, K. Jire-
çeku dhe deri te A. Gegaj e F. Noli,
mendojnë se djali i Gjon Kastriotit,
që është bërë “turk e mysliman” dhe
në vitin 1428 luftonte në anën e
sulltanit, ishte Gjergj Kastrioti. Por,
ky është një supozim pa ndonjë
mbështetje.
Fakti që emri i Stanishit figuron
në njërin akt dhe mungon në tjetrin
akt të së njëjtës kohë, mund të na e
sqarojë vetë natyra juridike-politike
e veprimeve që ato përfaqësojnë.
Dokumenti i parë, që e përmban
edhe emrin e Stanishit, është një
fakt-legim. Manastiri nuk ka arsye
të refuzojë një “dhuratë” që i jepet
nga kushdo qoftë, pa asnjë interes,
siç është shprehur në dokument.
Krejt ndryshe ndodh me aktin e
dytë të Hilandarit – me akt-shitjen
e pirgut të Shën Gjergjit. Kanonet
kishtare nuk e lejonin manastirin
t’ua shiste pronat e veta, (sidomos
kur këto ndodheshin pranë tij),
institucioneve ose personave të be-
simit kundërshtar, qofshin mysli-
manë, ose katolikë. Pra, emri i Sta-
nishit nuk figuron në aktin e shitjes
së pirgut, sepse ai nuk ishte i kri-
shterë, kurse prania e tij në akt-
legimin e Gjon Kastriotit nuk e
përjashton aspak mundësinë që ai
të ishte mysliman. Ky diskutim për
Stani-shin na jep në dorë një ele-
ment të rëndësishëm për Skënder-
beun: prania e emrit të tij në të dyja
aktet e Hilandarit tregon se në vitin
1426 ai nuk konsiderohej nga kë-
shilli i murgjve të manastirit si
Stanishi, domethënë si një feudal
osman…