KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË
AKADEMIA TEOLOGJIKE “NGJALLJA E KRISHTIT”
Shën Vlash – Durrës
NJOFTIM
Në datën 17 shtator 2015 zhvillohet konkursi për
pranimin e studentëve të rinj në Akademinë Teologjike
“Ngjallja e Krishtit”, në Shën Vlash. Kemi besim që
do miratohet kërkesa jonë dhe viti akademik do të nisë
si pjesë e Shkollës së Lartë “Logos”. Pyetjet e kon-
kursit janë rreth Dhiatës së Re dhe katër vëllimeve
Besimi Orthodhoks.
Kandidatët duhet:
a. Të jenë të pagëzuar në Kishën Orthodhokse
të paktën një vit më parë.
b. Të jenë pjesëmarrës aktivë në kishën e zonës
së tyre.
c. Të kenë mbaruar shkollën e mesme.
d. Të kenë një rekomandim nga Mitropoliti i
Dioqezës.
e. T’i nënshtrohen konkursit për pranim.
Kandidatët duhet të paraqiten për konkurs
më 17 shtator, në orën 10:00, ndërsa një javë
para konkurrimit duhet të kenë dorëzuar në
sekretarinë e Akademisë dokumentet përkatëse:
1. Rekomandimi i Mitropolitit,
2. Kërkesa me shkrim e kandidatit,
3. Dëftesa e pjekurisë,
4. Certifikata personale,
5. Certifikata e pagëzimit,
6. Vërtetimi mjeko – ligjor,
7. Vërtetimi i prokurorisë së rrethit.
Për hollësi të mëtejshme, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin e telefonit
Sekretaria 0692218928
ose në adresën e e-mailit teolorthalb@yahoo.com