EmailFacebookKontakt

Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit”

Në vitin 1996, shkolla teologjike e Kishës u zhvendos
nga mjedisi i papërshtatshëm i marrë me qira në zonën e
Plazhit, Durrës, në një kompleks modern ndërtesash të reja
pranë Manastirit të Shën Vlashit, në fshatin me të njëjtin
emër, në Durrës. Kryepiskopi Anastas e zgjeroi fokusin e
shkollës nga një seminar i drejtuar vetëm për përgatitjen e
klerit në Akademi Teologjike për djem e vajza. Në vitin
1997 filluan të përgatiten dhe të studiojnë edhe vajza, që do
të shërbenin në aktivitetet e ndryshme të Kishës. Klasa e
parë kishte 8 vajza.
Deri më sot kanë mbaruar studimet në këtë Akademi
afro 300 studentë dhe mbi 150 prej tyre janë bërë klerikë,
ndërsa të tjerë shërbejnë në veprimtari të ndryshme të
Kishës.
Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit”

3