(Publikuar në “Shekulli” online
dt. 18.04.2015)
Marr shkas nga kritika e z. Ben
Blushi në shtypin shqiptar ndaj Krye-
peshkopit Anastas për “mosprakti-
kimin e qëllimshëm” – siç e quan ai
– të gjuhës shqipe gjatë Pashkës apo
dhe ceremonive të tjera fetare.
Qëllimi im është kundërargu-
mentimi i shkrimit të lartpërmendur
për sa i përket dy aspekteve kryeso-
re që ngre z.Blushi: së pari, aspektit
të cilësimit si të papranueshëm të
faktit që Kryepeshkopi nuk flet ve-
tëm shqip dhe së dyti në lidhjen e
këtij “fakti” me ndonjë qëllim
gjeopolitik të Kishës për ta bërë gju-
hën greke superiore mbi atë shqipe
dhe në këtë mënyrë të greqizojë
besimtarët ortodoksë shqiptarë.
Paraprakisht, nevojitet të vëzh-
gohet se shkrimi formulohet nga
pozita pothuajse ateiste, ku nuk
mjafton që feja të jetë vetëm e nda-
rë nga ideologjia politike-fenomen
që karakterizon shtetet kombëtare-
por ku vihet në dyshim vetë ekzi-
stenca e Zotit. Ky aspekt agnostik,
pothuajse ateist, kombinohet me
aspektin tjetër, atë të mohimit të
identitetit kombëtar dhe gjuhës
shqipe nga greqishtja, duke u impo-
nuar, për këtë qëllim, kjo e fundit.
Ky realitet i paraqitur, të kujton pe-
riudhën e rilindjes kombëtare në
lidhje me pengesën e zhvillimit të
identitetit kombëtar shqiptar nga
gjuhët e huaja si dhe nga feja, e
cila gjithashtu është paraqitur si një
fenomen i huaj. Kjo pasiguri apo
kërcënim për identitetin kombëtar
ndikoi më vonë te procesi i ateizmit
socialist, në përputhje edhe me dok-
trinën komuniste.
Feja në vetvete përbën një ideo-
logji paranacionale. Nuk ekzistonin
kombet në periudhën e lindjes së
fesë. Vetë komunitetet fetare ishin
heterogjene për sa i përket grupeve
apo komuniteteve etnike. Mjafton
të përmendet se te Perandoria Os-
mane, komuniteti ose mileti orto-
doks përmblidhte së bashku grekë,
shqiptarë, bullgarë, serbë, armenë
etj. Si rrjedhojë, udhëzimet fetare
u shkruan në një gjuhë të caktuar:
testamenti i vjetër në aramaisht,
testamenti i ri në greqisht, kurani
në arabisht e kështu me radhë.
Formimi i shtetit kombëtar më vonë
çoi vetvetiu në shtetëzimin ose ko-
mbëtarizimin e institucionit fetar,
duke kërcënuar dhe kufizuar as-
pektin ekumenik që karakterizonte
fenë. Pranë flamurit të verdhë me
shqiponjën dykrenore të Perando-
risë Bizantine, i cili simbolizonte or-
ganizimin e fesë ortodokse, u ve-
ndosën flamujt kombëtarë, ndërsa
shkrimet fetare u përkthyen në
gjuhët kombëtare.
Megjithatë, aspekti nacional nuk
mund ta shuajë plotësisht atë eku-
menik. Myslimanët e të gjithë bo-
tës nevojitet që t’i drejtojnë Zotit
të paktën disa fjalë në arabisht,
ndërsa një herë në jetën e tyre du-
het të vizitojnë Mekën dhe Medinën
si vende të shenjta. Katolikët ruaj-
në lidhje hierarkike me Papën dhe
Vatikanin, ndërsa te pothuajse të
gjitha kishat ortodokse të botës,
qoftë dhe në Afrikën që përmend
z. Blushi, gjatë ceremonisë së
Pashkës dëgjohen fjalët në greqisht
“Hristos anesti! Alithos anesti!”, që
do të thotë “Krishti u ngjall, Vërtet
u ngjall”. Gjithashtu, jam i sigurt se
z. Blushi e ka dëgjuar të paktën një
herë në jetën e tij hoxhën në më-
ngjes, i cili citon fjalët në arabisht
“Bismillah ir rahman ir rahim”, që
në shqip do të thotë “Në emër të
Allahut mëshiruesit, mëshirëbërë-
sit”. Prandaj, sado që shteti grek
ta përdorë fenë ortodokse për inte-
resat e tij, gjatë predikimeve kudo
në botë do të dëgjohet edhe ndonjë
fjalë greke.
Për sa i përket Kryepeshkopit
Anastas, është e ditur tashmë se në
kurriz të tij mund të shprehet shumë
lehtë delli i akumuluar i antigreqiz-
mit por edhe i antiortodoksisë. Kjo
e fundit vihet re te një pjesë e mirë
e shqiptarëve të Kosovës dhe të
ish-Republikës Jugosllave të Ma-
qedonisë, të cilët, duke e lidhur or-
todoksinë me elementin sllav, ndi-
hen të rezervuar në simpatinë e ty-
re karshi ortodoksëve shqiptarë.
Nëse nacionalistët apo ateistët e
Shqipërisë e shohin aspektin eku-
menik të ortodoksisë si kërcënim
për identitetin kombëtar, pavarësinë
dhe sovranitetin, shqiptarët e mbe-
tur jashtë kufijve i vendosin ortodo-
ksisë etiketën e “kërcënuesit slla-
vo-ortodoks”. Veprimi i fundit, mund
të forcojë gradualisht një lloj identi-
teti të ri kombëtar, atë mysliman,
duke vënë në rrezik ekuilibrat e
brishtë të identitetit ekzistues, i cili
disponon karakter ndërfetar.
Kryepeshkopi meshën e kryen
në gjuhën shqipe, si brenda ashtu
dhe jashtë Shqipërisë. Predikimet
e mbajtura nga ai në gjuhën greke
nuk e kërcënojnë aspak ortodok-
sinë dhe as Shqipërinë. Nëse ndonjë
fjalim i Anastasit në greqisht fsheh
si qëllim kryesor kthimin e ortodok-
sëve shqiptarë në grekë, atëherë
përse ai nuk ia ka arritur qëllimit,
edhe pse është njeri i mirëshkollu-
ar? Meqenëse Anastasi e paska
kthyer greqishten në gjuhë superi-
ore dhe shqipen në gjuhë inferiore
në aspektin kishtar, atëherë përse
pjesa dërmuese e ortodoksëve
shqiptarë nuk dinë pothuajse asnjë
fjalë greqisht, edhe pse Kryepe-
shkopi disponon eksperiencë aka-
demike? Në qoftë se ky Kryepe-
shkop e mohon me vetëdije dhe
kokëfortësi gjuhën shqipe në Kishë
dhe si pasojë autoqefalinë e vetë
Kishës, atëherë përse në intervistat
e tij publike në Greqi ka dënuar
ashpër racizmin, diskriminimin dhe
ka bërë thirrje për barazi dhe vë-
llazërim midis grekëve dhe shqip-
tarëve?
Kërkesa që Kryepeshkopi të
flasë vetëm shqip përbën shprehje
të vendosjes së fesë nën kontrollin
e plotë të shtetit apo ideologjisë ko-
mbëtare, të kufizimit të çdo lloj eku-
menizmi fetar, edhe pse ekumeniz-
min e kërkojmë çdo ditë te vlerat e
përbashkëta të BE-së apo te ato
euro-atlantike. Gjithashtu, t’i mo-
hosh një kleriku të huaj gjuhën e tij
të origjinës, tregon mungesë tole-
rance fetare, por edhe më gjerë,
fenomen që karakterizon klasën
politike por edhe shoqërinë shqip-
tare më përgjithësi.
Në vazhdim, z. Blushi e lidh sjell-
jen e Kryepeshkopit me forcimin e
dallimeve dhe stereotipeve ekzis-
tuese ndaj ortodoksëve korçarë si
grekë. Mirëpo ndarjet përbëjnë një
fenomen që ekziston disa dhjetë-
vjeçarë deri në shekuj përpara se të
lindte Anastasi. Forcimi i identitetit
kolektiv kombëtar nuk e ka zhdukur
plotësisht, akoma edhe sot, hete-
rogjenitetin historik të shoqërisë
shqiptare. Kur një udhëtar i huaj
shkoi në veri të Shqipërisë së sotme
gjatë fundit të shekullit XIX dhe
pyeti një banor se çfarë mendimi
kishte për ortodoksët apo toskët,
banori iu përgjigj se ata nuk ishin
shqiptarë por grekë. Gjithashtu,
vetë arvanitasit i konsideronin
myslimanët shqiptarë si turq dhe u
ndeshën me ta në luftë gjatë revo-
lucionit grek. Prandaj, identitetet
parakombëtare ekzistonin kohë më
parë dhe nuk i solli Anastasi.
Ato mund të minimalizohen, të
paktën, vetëm me anën e një meka-
nizmi dhe të një metode: forcimin
e identitetit kombëtar dhe rritjes së
mirëqenies ekonomike e sociale të
shoqërisë. Duhet të dihet se shumë
emigrantë shqiptarë në Greqi, jo
vetëm që flasin e merren vesh në
greqisht, siç përmend z. Blushi, por
kalojnë deri në mohimin e origjinës
së vendlindjes së tyre. Personalisht
kam ndeshur disa raste të tilla. Dhe
fajin për këtë, nuk e ka fjalimi në
greqisht e Anastasit në predikimet
fetare, por imoraliteti i klasës po-
litike shqiptare, intoleranca dhe dë-
shtimi ekonomiko-social. Në qoftë
se në Shqipëri vriten e priten çdo
ditë, nëse populli s’ka të hajë bukë
ndërsa një oligarki e vogël mbytet
në pasuri dhe kontrollon në mënyrë
të pistë vendin, kjo është ajo që
dobëson identitetin kombëtar dhe
jo ortodoksia apo Anastasi. Varfë-
ria, kriminaliteti, korrupsioni janë
kërcënimet e mëdha, të cilat duhet
të na shqetësojnë të gjithë.
Jordan Jorgji
A përbën greqishtja e Kryepeshkopit
kërcënim për Shqipërinë?