EmailFacebookKontakt

50 vjet më pas (1967-2017)

Këtë vit kujtojmë një prej
ngjarjeve më të hidhura dhe fa-
qeve më të errëta të historisë në
këto 105 vite të shtetit shqiptar.
Është fjala për ofensivën e fundit
kundër fesë që regjimi komunist
vendosi të kryente në territorin e
RPSH-së për gjithë shtetasit pa
përjashtim. Sigurisht që qëllimet
e regjimit për këtë çështje ishin
shfaqur qysh më herët, por me
marrjen e pushtetit në fund të vitit
1944 ato filluan të konkretizohe-
shin. Persekutimi fetar në Shqipë-
ri u përqendrua në dy faza: faza e
parë, 1944-1967 dhe e dyta,
1967-1990. Më poshtë do të sho-
him fundin e fazës së parë nga
pikëpamja orthodhokse, meqë
sivjet mbushet gjysmë shekulli nga
ndalimi i ushtrimit të besimit.
Faza e parë (1944-1967)
Përshkrim i shkurtër
Qysh në fillim të kësaj periudhe
(1944-1949) bie në sy përpjekja
e regjimit për të spastruar radhët
e klerit dhe për të zëvendësuar
administratën kishtare me njerëz
(klerikë dhe laikë) të përkushtuar
ndaj pushtetit ose të gatshëm për
të zbatuar direktivat qeveritare.
Rezultatet e persekutimit ndaj
klerit dhe besimtarëve orthodho-
ksë gjatë këtyre viteve janë: shkar-
kime nga detyra, burgosje, push-
katime, internime, konfiskime
pronash etj. Deri tani janë regji-
struar të paktën 42 persona kle-
rikë të vrarë ose që kanë vdekur
50 vjet më pas (1967-2017)
gjatë torturave, apo në internim
dhe qindra të tjerë që u dhunuan
fizikisht, u denigruan moralisht
dhe psikologjikisht. Po ashtu bie
në sy konfiskimi i pronave kishta-
re nëpërmjet Reformës Agrare.
Regjimi gradualisht bëri shtrydh-
jen ekonomike të Komunitetit
Orthodhoks.
Gjatë viteve 1960-1966, fill
pas acarimit dhe prishjes së
marrëdhënieve diplomatike me
BRSS, nis fushata e re, ajo e rrë-
mbimit të ikonave dhe sendeve të
adhurimit. Më pas vijon prishja e
kishave orthodhokse sipas “planit
urban të qyteteve” apo nevojave
të ushtrisë, kooperativave bujqë-
sore në fshatra. Gjithashtu ishte i
dukshëm ndalimi me kërcënime,
që u bëhej kuadrove dhe puno-
njësve të shtetit dhe besimtarëve
orthodhoksë të shkonin në kishë
për festa të mëdha. Shtetëzimi i
kishave dhe manastireve dhe
kthimi i tyre në reparte ushtarake
(në vitin 2011, Kisha Orthodhokse
Autoqefale e Shqipërisë ka kër-
kuar zyrtarisht në bashkëpunim
me Ministrinë e Mbrojtjes kthimin
e rreth 100 prej tyre).
Fillimi i sulmit
(shkurt 1967)
Shumë studiues dhe persona-
zhe të tjera nga fusha të ndryshme
të shoqërisë në vend kanë shpre-
hur mendimin se sulmi kundër fe-
së nisi më 6.2.1967, me fjalimin e
Enver Hoxhës përpara organiza-
tave bazë të Partisë të rrethit të
Tiranës, me temë: “Revoluciona-
rizimi i mëtejshëm i partisë dhe
pushtetit…”. Jemi të mendimit se
lufta kundër fesë ekzistonte në
planet e regjimit komunist më herët
dhe filloi të merrte jetë me marrjen
e pushtetit në nëntor 1944. Fill pas
Kongresit V të PPSH-së (nëntor
1966), nisi operacioni final me
fjalimin e sipërpërmendur të E.
Hoxhës, i cili ishte projektuar shu-
më vite më parë dhe përfundoi
me miratimin e dekretit të Presi-
diumit të Kuvendit Popullor dt.
13.11.1967, për shfuqizimin e de-
kreteve fetare.
Misioni për sulmin
final iu ngarkua rinisë
së shkollave të qytete-
ve dhe fshatrave të ve-
ndit. Fillimisht u për-
dor metoda e bindjes
për dorëzimin e çelë-
save të institucioneve
fetare në mënyrë vull-
netare. Atëherë kur
kjo manovër nuk pati
sukses, u kalua në për-
dorimin e dhunës, du-
ke sulmuar, bastisur
dhe prishur kishat e pa-
mbrojtura, duke grisur
dhe djegur librat dhe
ikonat e shenjta, duke
konfiskuar sendet liturgjike dhe
poshtëruar publikisht klerikët.
Historikisht, sulmi i parë ndaj
Kishës Orthodhokse daton në
fillim të shkurtit 1967, në Shën
Vlash, Durrës. Regjimi propa-
gandoi se incidenti në fjalë ishte
një iniciativë e rinisë së shkollës së
mesme “Naim Frashëri” të qytetit.
Shumë vite më vonë (në vitin
2008), një nga vajzat “organizato-
re” asokohe – sot afro 70 vjeçe –
pohoi publikisht në një doku-
mentar televiziv se skenari ishte
organizuar nga Komiteti i Rinisë,
Durrës (në ballë të shkatërrimit
dallohen M. Z. me shokë). Në ba-
zë të dokumentacionit të kohës
gjithë lëvizjen dhe punën duket se
e orientoi Komiteti i Partisë, Du-
rrës, Sekretar i Parë i Partisë ishte
Rita Marko, njëkohësisht anëtar i
Byrosë Politike dhe Zëvendës-

kryetar i Presidiumit të Kuvendit
Popullor.
Skenari vazhdoi në Fier, ku
rinia revolucionare iu drejtua
Ardenicës. Fatmirësisht, me hirin
e Zotit, Episkop Irineu, i cili ba-
nonte atje i izoluar, evitoi shka-
tërrimin. Do të ishte një nga tra-
gjeditë fetare, historike e kulturo-
re për gjithë vendin. Kudo regjimi
u përpoq të paraqiste këto inske-
nime si lëvizje spontane të rinisë
revolucionare, “e cila nuk duron
dot fenë, kishën dhe xhamitë,
priftërinjtë e hoxhallarët të kenë
vend në shoqëri”. Në Korçë, një
nga vatrat e Orthodhoksisë në
vend, sulmi u organizua përpara
Mitropolisë. Komiteti kishte ur-
dhëruar, dhe urdhri u zbatua.
Mësuesit pa lejen dhe dijeninë e
prindërve mblodhën nxënësit mi-
norenë të shkollës “7 Nëntori”;
disa hynë në Kishën e Mitropoli-
së, e grumbulluan ikona, libra dhe
sende kishtare dhe i dogjën në
sheshin përpara saj. Detyruan një
nxënës, K. K., i cili që në vogëli
vishej me stoli çdo të diel në ki-
shë, që të ndiste zjarrin. I gjithë
populli i tmerruar reagoi me he-
shtje, mospjesëmarrje në këto
“veprime” apo akoma me mos-
qarkullim në rrugë…
Deri në fund të muajit shkurt
ishin mbyllur të gjitha institucionet
orthodhokse në vend. Në prill u
rihapën 4 enori, nga 1 kishë në
qytetet e Durrësit, Kavajës dhe
Beratit dhe (vetëm) në Tiranë
funksionoi deri më 31 maj (mbyll-
ja përfundimtare), ndërsa në të gji-
tha rrethet e tjera me popullsi të
shumtë orthodhokse, si p.sh.
Korçë, Gjirokastër, Përmet, Sa-
randë, Kolonjë, Vlorë etj., nuk u
hapën më. Në mars Komiteti i
Kulteve njoftoi Kishën se ajo
mund të mbante personel prej 3
personash (Kryepiskopi, Sekre-
tari dhe shërbëtori). Në prill u
shtuan shoferi, si dhe 6 të tjerë në
rrethe, gjithsej 10 persona, të cilët
vazhduan “detyrën”= paguheshin
deri në nëntor 1967.
Bilanci i përndjekjes
Sipas statistikave të regjimit,
në vitin 1967 u mbyllën 608 kisha
dhe manastire orthodhokse, prej
të cilave vetëm 63 u përfshinë në
listën e monumenteve të kulturës,
të tjerat u shkatërruan ose u
shndërruan në depo, magazina,
shkolla, palestra, qendra kultu-
rore, reparte ushtarake, bar-kafe,
stalla etj. U detyruan, jashtë dë-
shirës së tyre, të pushonin misio-
nin klerikal, duke u zhveshur, dhe
të denigroheshin nga turma në
disa raste me gjyqe popullore të
kurdisura prej ateistëve: u zhve-
shën 167 klerikë orthodhoksë, nga
508 që ekzistonin në vitet 1923-
1927. Ata që ishin nën moshën 60
vjeç, për të siguruar mbijetesën,
duhej të kërkonin për t’u punësuar
në ndërmarrje ose kooperativa
bujqësore, duke hapur me këtë
mënyrë një kalvar të ri vuajtjesh
për ata dhe familjarët e tyre.
Përmasat ishin jo vetëm eko-
nomike, por
kryesisht edhe
sociale si rrje-
dhojë e diskri-
minimit për
shkak të asaj
që ata ishin
dhe përfaqë-
sonin; besimit
të tyre.
Arkimandrit
Kozma
Sovjani
(vijon në
numrin
e ardhshëm)

3