EmailFacebookKontakt

25 vjet vepër hierapostolike e Kryepiskopit Anastas në Shqipëri – “Guxojmë të shpresojmë”

25 vjet vepër hierapostolike e Kryepiskopit Anastas në Shqipëri
“Guxojmë të shpresojmë”
Fjala e Kryepiskopit Anastas me rastin e 2 Gushtit
dhe përurimit të hidrocentralit
“Do të bekoj Zotin në çdo kohë,
lavdërimi i tij do të jetë përherë në
gojën time” (Ps.33). Lavdërojmë dhe
falënderojmë nga thellësia e zemrës so-
në Perëndinë e tërëfuqishëm të dashurisë,
të paqes dhe të krijimtarisë për dhuratat
e Tij të shumëllojta për ne, të njohura dhe
të panjohura.
Kanë kaluar 25 vjet nga çasti kur më
bëri të denjë të ndodhem në këtë vend,
që ka vuajtur kaq shumë nga padrejtësia
dhe frika. Mbërrita në korrik të vitit 1991,
si Ekzark patriarkal, pas nismës që mori
Patriarkana Ekumenike e Konstandi-
nopojës, e cila ka përgjegjësinë për Ki-
shat që ndodhen në vështirësi të mëdha.
Dhe, si sot, më 2 gusht 1992, mora për-
sipër përgjegjësinë e primatit të Kishës
Orthodhokse A utoqefale të Shqipërisë,
me qëllimin e vetëm ringritjen dhe rifor-
mimin e saj të plotë.
Në atë periudhë pasigurie, ankthi dhe
varfërie mesazhi kryesor që dhamë ishte:
Guxojmë të shpresojmët Jo sepse jemi
naivë apo ngaqë nuk e shikojmë numrin
e pafund të kundërshtive që ngrihen para
nesh, por sepse besojmë se mbi të gjitha
pushtetet që ndikojnë botën tonë, Realiteti
1 Epërm, Ai që ka pushtet absolut mbi
(Vijon në faqen 7)

Fjala e Kryepiskopit Anastas me rastin e 2 Gushtit
dhe përurimit të hidrocentralit
(Vijon nga faqja 1)
gjithësinë, është Perëndia 1 dashurisë. Peré-
ndia që na zbuloi Fjala e Tij e mishëruar, Jisu
Krishti. Guxojmë të shpresojmë sepse: “Pe-
rëndia është dashuri dhe ai që m në dashurinë,
në Perëndinë rri dhe Perëndia në atë” (Jn.
4:16). Kjo siguri ka udhëhequr dhe ende
vazhdon të udhëheqë hapat tanë, Kishën tonë
gjatë gjithë këtyre viteve.
Dihet se në ringritjen e Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë, në krijimin e stru-
kturave të domosdoshme, në arsimimin dhe
hirotonisjen e klerit vendas, në zhvillimin e një
rinie orthodhokse dinamike nuk mbetëm
vetëm, por u shtrimë më tej, duke bërë edhe
vepra dashurie në sektorë të ndryshëm, si në
atë të shëndetit, të arsimit, të zhvillimit bujqë-
sor, të kulturës, të ekologjisë etj.
Një vepër e tillë shprese dhe dashurie është
edhe vepra që po përurojmë sot. Ajo lindi nga
vizioni për të siguruar burime financiare lokale,
që ofrojnë mundësinë për të vazhduar veprat
me dobi shoqërore, të cilat janë realizuar deri
më sot me kontributin dhe dhuratat e miqve
tanë që ndodhen jashtë vendit.
Bashkëpunëtorëve tanë të zgjedhur u de-
tyrohemi falënderime të përzemërta, gjithë aty-
re që kontribuuan në përfundimin e kësaj ve-
pre: Grupit të Planifikimit dhe Administrimit,
Kon SHT ee VË 1 SHENO. oot SË
z. J. Paleokrasas, z. N. Galeta, z. A. Gula, atë
Jovan Koroveshit dhe atë Harallamb Gjokës,
hartuesve, z. Hasalami dhe z. Sofio, super-
vizorëve z. Asimopulo dhe z. Gjeni, sipër-
marrësve të veprës, shoqërisë “Aktor” dhe të
gjithë të tjerëve që punuan, të cilët kalojnë të
njëqind vetët. Gjithashtu falënderojmë edhe
shoqëritë: Sideral, Antea Cement, Këssler,
Poseidon, Abb, Systematica, Sintaksa,
Koncar, Albaelettrica, Anion, Doko Shpk,
NBG Bank.
Vepra që po përurojmë sot ka tri ka-
rakteristika bazë: a) u përgjigjet plotësisht
parametrave ekologjikë, b) mbështetet në
shfrytëzimin e burimeve të rinovueshme të
energjisë, c) ka një karakter të dukshëm
zhvillimi, sepse kontribuon në shtimin e
energjisë elektrike në mbarë vendin dhe
d) ka karakter të gjerë social, sepse të gjitha
të ardhurat e saj do të përdoren për fuqizimin
e arsimit (institucioneve arsimore, bursave të
studimit etj.), për nevojat filantropike, kishtare
dhe ato kulturore. Në përgjithësi, dot’i ofrojë
Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
mundësitë ekonomike për të vazhduar më tej
misionin e saj, që të guxojë të shpresojë dhe
të përpiqet me të gjitha fuqitë e saj për rreza-
timin e besimit, të dashurisë, të paqes, të paj-
timit të njerëzve dhe popujve.
Po e përfundoj këtu fjalën time, duke
theksuar një të vërtetë që e kam përsëritur
shpesh: Kisha Orthodhokse nuk jeton për
veten e saj. Ajo çka është, çfarë zotëron, çfarë
bën, destinohet për mbarë shoqërinë ku
ndodhet. Kisha Orthodhokse ndan dhuratat
e Perëndisë, paqen, dashurinë dhe drejtësinë
me të gjithë njerëzit. Më konkretisht, Kisha
Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë që nga
viti 1992 deri më sot ka kontribuuar esen-
cialisht për ndërtimin e përgjithshëm të vendit,
si dhe për zhvillimin shpirtëror e social të Shqi-
përisë, me durim, me guxim, me krijueshmëri
dhe dashuri të painteres:
“Edhe atij që sipas fuqisë që vepron ndër
ne, mund të bëjë shumë më tepër nga gjithë
sa kërkojmë ose mendojmë, atij i qoftë
lavdia në kishë me anë të Jisu Krishtit në
gjithë brezat e jetës së jetëve. Amin” (Efes.
3:20).

3