EmailFacebookKontakt

25 vjet nga hapja e Seminarit Orthodhoks

25 vjet nga hapja e Seminarit Orthodhoks
Kur u mbyllën kishat, me gjithë kufizimet e përndjekjet, Kisha jonë
numëronte rreth 400 priftërinj që shërbenin në gjithë vendin. Në vitin
1991 kishin mbetur vetëm 20, në moshë të shtyrë, një pjesë të pamundur
për të shërbyer e të tjerët të sëmurë, në fund të rrugëtimit të tyre tokësor.
Në çastin e ardhjes në Shqipëri, Ekzarku Patriarkal, Imzot Anastasi,
gjeti vetëm rrënojat e kishave të shkatërruara, por rrënojat shpirtërore
ishin edhe më të mëdha. Ndaj, krahas ringritjes së tempujve, duhej ringritur
edhe kisha në shpirtin e besimtarëve, por kjo nuk mund të bëhej pa barinj,
pa klerikë, që do të kryenin shërbesat e do të drejtonin njerëzit në besim.
Disa të rinj entuziastë ishin drejtuar jashtë kufijve, për të marrë mësime
fetare, por Fortlumturia e Tij ishte i bindur se nuk mund të ecej përpara
pa krijuar kushtet që ata që dëshironin t’i hynin kësaj rruge të vështirë,

(vijon në faqen 2)

por të bekuar, të kishin mundësi të shkolloheshin
këtu, në vend. Ndaj e përcaktoi si përparësi
hapjen e Seminarit Orthodhoks.
Më 7 shkurt 1992, në mjediset e marra me
qira në kampin e punëtorëve në Durrës, u mblo-
dhën 45 nxënësit e parë, të moshave të ndry-
shme, të cilët, me gjithë kushtet mjaft të vështira,
ishin entuziastë për t’i shërbyer Kishës që po
rilindte. Mësuesit e parë ishin vetë Kryepiskopi,
atë Ilia Katre nga SHBA (që ishte edhe drejtori
i parë), teologu Dhimitër Beduli, që kishte
drejtuar Seminarin Teologjik që u mbyll në vitin
1945, teologu Teodor Papapavli etj., por edhe
murgj e teologë të njohur, të ardhur nga jashtë
me dëshirën për të kontribuuar në këtë vepër
titanike.
Mjediset ishin të papërshtatshme për t’u re-
alizuar si duhej gjithë procesi mësimor. Pa
ngrohje, pa drita, pa ujë… ndaj u bë e domos-
doshme të krijoheshin mjedise të mjaftueshme,
me kërkesat bashkëkohore dhe specifike për
një shkollë të tillë. Në mungesë të një trualli, që
nuk u dha kurrë, Kryepiskopi Anastas siguroi
fondet për të riblerë tokën e Manastirit në Shën
Vlash, Durrës, ku në një pjesë të saj nisi në
nëntor 1994 ndërtimi i Akademisë Teologjike
moderne, e cila priti nxënësit e parë në vitin
1996. Nga bankat e saj kanë dalë gati të gjithë
klerikët që shërbejnë në të gjithë vendin dhe
dhjetëra katekistë e kuadro të rinj të Kishës
sonë. Në mbështetje të Akademisë funksionojnë
edhe dy lice kishtarë, “Kryqi i Nderuar”, në
Gjirokastër dhe në Sukth, Durrës.
25 vjet nga hapja e Seminarit Orthodhoks
(Vijon nga faqja 1)

3