25 vjet më parë
Zhvilloi punimet Kuvendi Kleriko-Laik për probleme të sotme të Kishës
– morën pjesë përfaqësues klerikë dhe laikë nga të gjitha dioqezat, i cili
aprovoi dispozitat e përkohshme statutore –
Të enjten, më 21.1.1993, në një nga sallat e Seminarit Orthodhoks
të Durrësit u mbajt Kuvendi Kleriko-Laik për probleme që dalin sot
para Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Në Kuvend morën
pjesë klerikë nga i gjithë vendi, si dhe përfaqësues civilë të të gjitha
dioqezave e zëvendësive, ndërmjet të cilëve edhe mjaft gra, si dhe
studentë të Seminarit dhe të Universitetit të Tiranës.