V ARTHOLOMEU,
ME MËSHIRË PERËNDIE
KRYEPISKOP
I KOSTANDINOPOJËS,
ROMËS SË RE
DHE PATRIK EKUMENIK
Nr. Prot. 936
Priftërinj shpresëtarë, Iero-
monakë oshënarë dhe ju të gji-
thë klerikë, dhimogjerondë dhe
epitropë të nderuar, të parët e
vendit dhe ju të Krishterë të be-
kuar të Kishës së shenjtë Ortho-
dhokse Autoqefale të Shqipërisë,
bij tonë të dashur më Zotin, hiri
dhe paqja e Perëndisë qoftë mbi
ju dhe paçi uratën, bekimin dhe
ndjesën nga ana jonë.
U bëhet e ditur gjithë juve se,
në vazhdim të kujdesit të Mëmës
tonë të shenjtë, Kishës së Madhe
të Krishtit, për ringritjen e Kishës
së shenjtë, martire Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë, e cila ka
vuajtur në të kaluarën në mëny-
25 vjet më parë
Letra Patriarkale dhe Sinodike,
“Drejtuar Klerit dhe popullit
të Kishës Orthodhokse
të Shqipërisë”
(vijon në faqen 3)
Letra Patriarkale dhe Sinodike,
“Drejtuar Klerit dhe popullit të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë”
rë të tmerrshme, Modestia jonë së
bashku me Sinodin tonë të shenj-
të e të Hirshëm, nga dashuria e
shumtë për ju bij të nderuar e të
zgjedhur të Patrikanës Ekume-
nike e të Modestisë tonë si edhe
nga detyra jonë ndaj jush, proce-
duam në zgjedhjen dhe vendo-
sjen në të, të një kryetari të aftë
që të mund të kryejë mirë e plotë-
sisht punën e drejtimit të Kishës
dhe të grigjës së saj sipas Krishtit.
Me vota, pra, kanonike, që u
bënë në Kishën tonë patriarkale
të nderuar të Dëshmorit të Madh,
të lavdëruar e Tropeprurës Shën
Gjergj, sipas udhëzimeve dhe le-
jes tonë patriarkale, nga Sinodi
jonë i shenjtë dhe i hirshëm, u
procedua me thirrjen e Shpirtit të
Tërëshenjte dhe kryeveprues, në
zgjedhjen dhe miratimin e perso-
nit më të denjë nga të tre kandi-
datët e propozuar për t’u ngarku-
ar me kryesinë arkieratike dhe me
shkopin baritor të kryepiskopatës
fort të shenjtë të Tiranës dhe të
gjithë Shqipërisë, u shqua dhe u
zgjodh me vota unanime Hirë-
sia e Tij Mitropoliti i Andrusës,
Anastasi, njeri i stolisur me vir-
tyte dhe i hyjshëm, i ushtruar mi-
rë në punët hyjnore, i pajisur me
kulturë të gjerë kishtare dhe en-
ciklopedike, i ngjeshur me men-
çuri dhe aftësi dhe që ka një
përvojë jo të paktë për proble-
met dhe punët e Kishës, të fituar
nga shërbimi i tij i gjertanishëm, i
gjatë, i frytshëm dhe i nderuar në
të, madje edhe në Shqipëri si ek-
zark i yni patriarkal, që ju do dhe
e doni të gjithë ju bij të dashur
dhe shpresëtarë dhe i cili u shpall
Kryepiskop Kanonik i Tiranës
dhe i gjithë Shqipërisë.
Prandaj, duke jua bërë këtë
të njohur edhe juve, të gjithë të
krishterëve tanë të dashur e të
bekuar të Kishës fort të shenjtë
Orthodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë me anën edhe të këtij akti
tonë patriarkal e Sinodik, ju uroj-
më dhe ju bekojmë atërisht dhe
urdhërojmë e porosisim kishta-
risht që, të lartpërmendurin Fort
të lumturin Kryepiskop të Tiranës
e të gjithë Shqipërisë, vëllain e
bashkëmeshëtarin tonë shumë
të dashur më Krishtin, Imzot
Anastasin, ta njihni që tani e tutje
si kryetarin tuaj kanonik e ligjor
dhe udhëheqës të Kryepiskopa-
tës së Tiranës, si bari sipas Ungjillit
të grigjës tuaj shpirtërore, si atin
shpirtëror të të gjithëve dhe si
Kryetar të Kishës Orthodhokse
motër të Shqipërisë dhe të për-
mendni nga regjistri i hirshëm i
Kryepiskopatës, emrin e tij ka-
nonik, sipas rregullit, në të gjitha
ceremonitë e shërbesat e shenjta,
duke iu bindur të gjithë dhe duke
zbatuar këshillat dhe porositë e tij
lidhur me dobinë tuaj shpirtërore
dhe me ruajtjen e dogmave dhe
traditave atërore.
Njëkohësisht, duke ju dërguar
të gjithëve bekimin tonë patriar-
kal e atëror, urojmë për ju dhe për
familjet tuaja që dhuratat e Zotit
dhe Perëndisë dhe Shpëtimtarit
tonë Jisu Krisht, Dhuruesit të çdo
mirësie, t’u jenë gjithnjë të pasu-
ra, ndërsa, hiri dhe mëshira e tij
e pakufishme qofshin përherë
bashkë me ju të gjithë.
Në vitin Shpëtimtar 1992, më
16 të muajit korrik.
+ Patriku i Konstantinopojës
Vartholomeu, vendos
I Efesës Krisostomi
I Halkidones loakimi
I Rodopojës Ieronimi
I Imbrit e Tenedhit Foti
I Prinkiponezit Simeoni
I Kolonisë Gavriili
I Pergjit Evangjelos
I Listrës Kalinikos
I Dherkonës Konstandini
I Iliupojës e Thirës Athanasios
I Tranupoiës Gjermanosi
I Filadelfilsë Melitoni
(vijon nga faqja 1)