25 vjet më parë
Tërëshenjtëri,
Me Hirin hyjnor, riorganizimi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë, me përpjekjet e anëtarëve të saj besimtarë dhe me iniciativat
e ndritshme kishtare të Patriarkanës Ekumenike, të Qendrës së Nderu-
ar të Orthodhoksisë dhe të veprimeve të urta e të palodhshme të Ekzar-
kut të Patriarkanës Ekumenike, Mirtopolitit Prof. Anastas, po ecën në
mënyrë të jashtëzakonshme. Me dhjetëra famulli orthodhokse janë ringri-
tur në tërë vendin, me këshilla kishtarë të zgjedhur, shumë kisha ripërtë-
rihen e rindërtohen, klerikë të rinj po hirotonisen, përherë e më shumë
pagëzime e mistere të tjera po kryhen. Kursi teologjik-hieratik me 58
studentë, gjatë katërmujorit të fundit shënoi një sukses të veçantë. Pash-
ka e sivjetshme u festua me pjesëmarrjen e mijëra besimtarëve ortho-
dhoksë në kishat e qyteteve dhe fshatrave në tërë Shqipërinë. Udhëheqja
e re e vendit, e zgjedhur në mënyrë demokratike, e nderoi në mënyrë të
veçantë Kishën tonë me letra përshëndetjeje, deklarata, vizita zyrtare të
Shkëlqesisë së Tij, z. Sali Berisha, President i Republikës, Shkëlqesisë së
Tij Aleksandër Meksi, Kryeministër, Shkëlqesisë së Tij Pjetër Arbnori,
Kryetar i Parlamentit dhe të kuadrove të tjerë të saj të shquar. Transmetimi
shumorësh i Shërbesës së Pashkës nga TV Shtetëror vuri në dukje në
gjithë Shqipërinë rëndësinë, bukurinë dhe vlerën e Orthodhoksisë. Me
mijëra njerëz kërkojnë ta njohin atë më mirë.
Por, që Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë të mund t’u për-
gjigjet kërkesave të mëdha dhe urgjente të kohës dhe nevojave të saj të
shumta, por edhe të sigurohet tërësia e saj nga futjet dhe ndërhyrjet e
qendrave të tjera kishtare dhe, së fundi që ajo të mund të përfaqësohet
në mënyrë kanonike dhe plotësisht në të gjitha mbledhjet e punimet e Ki-
Kërkesë e Këshillit të Përgjithshëm Kishtar
për zgjedhjen e Imzot Anastasit në krye të Kishës sonë
shës Orthodhokse dhe në përgjithësi të marrë pjesë në mënyrë të barabar-
të në të gjitha veprimtaritë ndër të krishtera, mendojmë se paraqitet ne-
voja që të ketë, sa më shpejt që të jetë e mundur, një Hierarki të aftë e të
përshtatshme, të cilën e ka zhdukur persekutimi shumë i gjatë ateist.
Prandaj i paraqesim me devocion Kishës Mëmë të Konstandinopo-
jës lutjen që, duke u mbështetur në interesimin e njohur dhe në kujdesin
kanonik të saj për Kishën Orthodhokse në vuajtje, dhe si Kryekishë ndër-
mjet Kishave Orthodhokse, si edhe si Kishë që i akordoi Autoqefalinë
bijës së saj, të veprojë gjithçka duhet, në bazë të së drejtës dhe detyrës,
në mënyrë që të plotësohet formimi kanonik dhe struktura e Kishës Or-
thodhokse Autoqefale të Shqipërisë që tashmë ekziston, që ajo të mund
t’u përgjigjet kanonikisht me forcat e veta nevojave gjithnjë në rritje si
brenda ashtu dhe jashtë saj.
Këtë letër do t’ia dorëzojë Kreut Tuaj të Lartë të Përndershëm një
përfaqësi e Këshillit të Përgjithshëm Kishtar të Kishës Orthodhodhokse
Autoqefale të Shqipërisë, e përbërë nga të përndershmit Atë Gaqo Petri,
Atë Kozma Qirjo dhe nga të nderuarit Dhimitër Beduli dhe Aleko Dhima,
të autorizuar për çdo propozim dhe veprim të mëtejshëm.
Mbi këto, duke shprehur përsëri mirënjohjen e orthodhoksëve të
Shqipërisë për çdo gjë të çmuar që ka bërë Kisha Mëmë e Konstandi-
nopojës për rregullat kanonike të Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë, mbetet
Me respekt shumë të thellë në Jisu Krishtin.
Këshilli i Përgjithshëm Kishtar
i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
Tiranë, më 30 maj 1992