Pas shqyrtimit të kujdesshëm të ngjarjeve
lidhur me zgjedhjen dhe fronëzimin e Krye-
piskopit Anastas në mbledhjen e datës 13 gusht
1992, Këshilli i Përgjithshëm Kishtar i Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, i përbërë
nga përfaqësuesit e katër Mitropolive të vendit,
deklaron unanimisht:
1. Protestojmë për luftën e çuditshme që filloi
kundër Kishës sonë nga njerëz të besimeve të
tjera ose nga jobesimtarë, të cilët deshën të
paraqiten si specialistë të ligjshmërisë së Kishës
sonë Orthodhokse dhe dezinformuan popullin
shqiptar duke përdorur mjetet e informacionit.
2. Ne dëshirojmë të sqarojmë se Statuti
i vitit 1929 është zëvendësuar shumë kohë
më parë (4 maj 1950) nga Statuti i ri i për-
gatitur dhe i votuar nga Asambleja III
Kleriko-Laike e kësaj Kishe në bazë të
Dekretit Nr. 743 të 26 nëntorit 1949 të Qe-
verisë Shqiptare. Përfundimisht, ky Sta-
tut i fundit është shfuqizuar nga Dekreti
Nr. 4337 i datës 23 nëntor 1967 i Kuvendit
Popullor të Shqipërisë. Pas asaj dite dhe
deri më tani, nuk është nxjerrë asnjë ligj i
mëvonshëm që të anulojë shfuqizimin e
sipërpërmendur, që ka të bëjë me Statutet
e katër Komuniteteve kryesore fetare të
Shqipërisë.
Në të njëjtën kohë, ajo që është e vlef-
shme dhe obligon Kishën Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë janë Kanonet e Shenj-
ta, të pranuara nga të gjitha Kishat Orthodhokse
anembanë botës gjatë shekujve dhe që përbëjnë
bazat konstitucionale të dy statuteve të mëpar-
shme të Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë. Në të njëjtën kohë, Shqipëria sot njeh
ligjet ekzistuese ndërkombëtare për lirinë fetare.
3. Zgjedhja e Kryepiskopit, Imzot Anastasit,
me vota unanime të Sinodit të Shenjtë të Patri-
arkanës Ekumenike u bë më 24 qershor 1992.
Kryepiskopi dha pëlqimin dhe bëri deklarimin
zyrtar (to mega minima) më 12 korrik 1992, pasi
më parë, në dy takime që pati me Presidentin e
Shqipërisë, Dr. Sali Berishën (30 qershor dhe 4
korrik), mori miratimin përkatës. Ceremonia e
Fronëzimit, e cila është më tepër një ceremoni
formale, u krye më 2 gusht 1992, sipas të gjitha
rregullave të caktuara nga Tradita e Kishës
Orthodhokse, me pjesëmarrjen e gjithë klerit
orthodhoks shqiptar dhe të përfaqësuesve laikë
nga të gjitha dioqezat e Kishës Orthodhokse
25 vjet më parë
Besimtarët orthodhoksë miratojnë njëzëri zgjedhjen Kryepiskop të Imzot Anastasit
Deklaratë e Këshillit të Përgjithshëm Kishtar
të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
Autoqefale të Shqipërisë dhe në prani të një
numri shumë të madh besimtarësh. Asgjë, pra,
e parregullt, asgjë antikanonike. Gjithçka e dik-
tuar nga domosdoshmëria historike e kohës.
Duhet deklaruar se e ashtuquajtura “protestë
e besimtarëve orthodhoksë” e organizuar në më-
nyrë antiligjore dhe profanuese për të penguar
zhvillimin e Ceremonisë së Fronëzimit, përbëhej
nga një grusht njerëzish, jo më pak se 20 veta,
me përbërje të çuditshme, sepse midis tyre ishte
dhe një pjesë myslimanë dhe deputeti mysliman
Uran Butka (siç e provojnë edhe regjistrimet e
videokasetës përkatëse), të cilët, gjer në atë ditë,
s’e kishin parë fare Kishën me sy dhe se gjoja
donin të mbronin interesat e Kishës Orthodhokse
Shqiptare, kundrejt qindra mijëra besimtarëve
orthodhoksë, të cilëve, sipas mendjes së “prote-
stuesve”, nuk u dhimbset Kisha dhe Atdheu.
4. Me zgjedhjen e Kryepiskopit të Tiranës
dhe të Gjithë Shqipërisë nuk minohet, por
përkundrazi sigurohet Autoqefalia e Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Pa ek-
zistencën e kreut (qefalisë) Kryepiskopit, “Auto-
qefalia” mbetet thjesht potenciale. Prandaj dhe
deri më sot Kisha Orthodhokse Autoqefale e
Shqipërisë nuk njihej dhe nuk ftohej në Kuvendet
mbarorthodhokse.
Komuniteti orthodhoks shqiptar i Bostonit
nuk është i pavarur, prej vitesh varet nga “Kisha
Orthodhokse e Amerikës”, që nuk njihet si auto-
qefale dhe drejtohet nga Mitropoliti Theodhosios.
Rrjedhimisht, vetëm vendimet e Patriarkanës
Ekumenike, që i dha zyrtarisht Autoqefalinë
Kishës Orthodhokse të Shqipërisë dhe njihet nga
të gjithë si Kisha Protothrone e Orthodhoksisë,
mund të sigurojnë rrugën kanonike për ri-
mëkëmbjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë.
5. Me kënaqësi dhe gëzim të thellë lav-
dëruam Perëndinë për zgjedhjen e Anastasit si
Kryepiskopi ynë. Për më shumë se një vit,
Kryepiskopi Anastas është afër nesh, jeton ba-
shkë me ne në vështirësitë dhe mungesat tona.
Përpiqet energjikisht, me entuziazëm, mençuri
dhe vetëmohim për riorganizimin e Kishës
Orthodhokse të Shqipërisë, duke vajtur në qyte-
te e fshatra, duke sjellë ndihmë në objekte
kishtare, ilaçe, ushqime dhe veshje, duke
themeluar Shkollë Teologjike, duke hiro-
tonisur klerikë shqiptarë (27 deri më sot),
duke ndërtuar dhe restauruar kisha, duke
predikuar Ungjillin e dashurisë dhe të
shpresës, duke ngushëlluar dhe forcuar
besimtarët orthodhoksë të Shqipërisë. Na
rrethoi me dashuri të pastër kristiane dhe
ne ushqejmë dashuri të thellë dhe e përqa-
fuam Atin tonë shpirtëror. Ai është i për-
kushtuar ekskluzivisht në misionin kish-
tar pa u përzier në çështjet politike. Për
ne besimtarët orthodhoksë Anastasi është
udhëheqësi ynë kishtar që na dërgoi
Perëndia për të organizuar Kishën e rrë-
nuar Orthodhokse të Shqipërisë në më-
nyrën më të mirë dhe më të shpejtë.
6. Me kënaqësi dhe gëzim Këshilli i Për-
gjithshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë u njoh gjithashtu me përmbajtjen e
telegrameve të urimit që Kryepiskopi ynë, Imzot
Anastasi, ka marrë nga Patriarkana Ekumenike,
nga Patriarkanat e Aleksandrisë, Antiokisë,
Rusisë, Serbisë, Bullgarisë dhe Gjeorgjisë, nga
Kishat Orthodhokse të Qipros, Greqisë, Polonisë,
Çekosllovakisë dhe Finlandës, nga Shenjtëria e
Tij, Papa i Romës Gjon Pali II, nga Kryetari i
Kishës Anglikane, Kryepiskopi i Kantërburit,
nga Këshilli Botëror i Kishave dhe nga Kon-
ferenca e Kishave Evropiane. Të gjitha këto
tregojnë qartë se me zgjedhjen e Imzot Anastasit
si Kryetar të Kishës sonë Orthodhokse Auto-
qefale, ajo menjëherë rizuri vendin që i takon
midis Kishave të botës.
Tiranë, më 13 gusht 1992