EmailFacebookKontakt

25 mars – ungjillëzimi i së tërëshenjtës mari

Në këtë ditë, e cila vjen pas
ekuinoksit pranveror, ndërkohë që
errësira e natës është në kufirin e
shtrirjes së saj dhe fillon t’ia lërë
vendin dritës, Kisha kremton zë-
nien e Zotit tonë Jisu Krisht dhe
zbritjen, në këtë botë plot errësirë,
të Diellit të Drejtësisë, që ktheu
lëvizjen e kohës dhe të historisë,
dhe me zbritjen te vdekja, kreu një
ngjitje drejt pranverës përfundim-
tare të përjetësisë.
Duke qenë rrënja dhe parimi i
të gjitha festave të tjera të Zotit,
përmes të cilave kremtojmë çdo vit
çlirimin tonë, e kremtja e Ungjillë-
zimit duhet të kremtohet gjithnjë
në të njëjtën datë, sepse, sipas një
tradite të vjetër, në muajin mars
bota u krijua nga Perëndia, dhe pi-
kërisht më 25 mars Adami, i gë-
njyer nga premtimi i gjarprit për t’u
bërë perëndi, shkeli porosinë hyj-
nore dhe u nxor jashtë nga Parajsa.
25 MARS – UNGJILLËZIMI I SË TËRËSHENJTËS MARI
Ishte e nevojshme që shërimi i
natyrës sonë të kryhej ashtu si një
krijim i dytë, me të njëjtat mjete
dhe në të njëjtat ditë si me atë të
rënies sonë. Dhe sikurse gjinia
njerëzore iu nënshtrua vdekjes me
mosbindjen e Evës, në pranverën
e botës, i binte që ajo të çlirohej në
muajin mars me bindjen e Virgjë-
reshës. Duke e zhvilluar në mënyrë
të mrekullueshme këtë doktrinë të
përputhjes në Ekonominë e Shpen-
gimit, shën Irineu i Lionit shkruan:
“Sikurse ajo (Eva) u mashtrua
nga fjalët e një engjëlli, që t’i
shpëtonte Perëndisë duke shke-
lur fjalën e tij, kështu edhe kjo
(Maria) mori lajmin e mirë nga
një engjëll, që të mbante Perë-
ndinë duke iu bindur fjalës së tij;
dhe ashtu si ajo u mashtrua që
të mos i bindej Perëndisë, kështu
edhe kjo iu bind fjalëve të en-
gjëllit që t’i bindej Perëndisë, që
prej Evës së virgjër, Virgjëresha
Mari të bëhej mbrojtësja jonë;
dhe ashtu si gjinia njerëzore i
ishte nënshtruar vdekjes nga
një e virgjër, ajo u çlirua nga një

(vijon në faqen 5)

e virgjër, mosbindja e një vir-
gjëreshe u balancua me bindjen
e një virgjëreshe”.
Pas rënies sonë, duke duruar
me zemërgjerësinë e Tij të pafund,
Perëndia kishte përgatitur pak nga
pak njerëzimin, nga brezi në brez,
me ngjarje të lumtura dhe fatkeqe,
për kryerjen e Misterit të Madh që
ishte fshehur para gjithë shekujve:
Mishërimi i Fjalës. Ndonëse e din-
te, që më përpara, se natyra nje-
rëzore do të ishte faji i njeriut dhe i
pasojave të tij tragjike, duke pasur
si qëllim këtë mister, Ai e krijoi
gjithashtu natyrën njerëzore, që të
përgatiste një Nënë, e cila, për-
mes bukurisë së shpirtit të saj të
pacenuar, e stolisur me të gjitha
virtytet, do të tërhiqte mbi vete
vështrimin e të Tërëfuqishmit duke
u bërë nusërore e Fjalës, ena e Atij
që i mban të gjitha, Pallati i Mbretit
të Qiellit dhe mbarimi i planit të Tij
hyjnor.
Gjashtë muaj pas ngjizjes së
mrekullueshme të Atij që duhet të
ishte në çdo gjë Pararendësi i Shpë-
timtarit (Lluk. 1:17), Gabrieli, Krye-
engjëlli i mëshirës (8 nëntor), u
dërgua nga Zoti në Nazaret të Ga-
lilesë, te Virgjëresha Mari, e cila,
pasi doli nga Tempulli, ishte fejuar
me të drejtin dhe me të pastrin Josif,
që të ishte kujdestar i virgjërisë së
saj. Duke ardhur në shtëpi papritur,
me pamje njeriu dhe me një shkop
në dorë, engjëlli e përshëndeti Hyj-
lindësen, e cila do të bëhej ngushë-
llimi i lotëve të Evës, duke thënë:
“Gëzohu, o Hirplote, Zoti është
me ty!” (Lluk. 1:28). Para kësaj
shfaqjeje të çuditshme Virgjëresha
la çikrikun dhe, e trazuar nga këto
fjalë të të patrupit, pyeti me vete
mos ndoshta ky lajm gëzimi ishte,
ashtu si për Evën, ndonjë mashtrim
tjetër nga ai që di të shndërrohet
në engjëll drite (II Kor. 11:14). Por
Engjëlli e siguroi dhe i tha: “Mos ki
frikë, Mari, sepse ke gjetur hir
para Perëndisë. Mos u frikëso me
pamjen time të çuditshme dhe nga
këto fjalë gëzimi. Dikur, nga ma-
shtrimi i gjarprit, natyra jote u dë-
nua për dhimbje dhe rënkime, ja
tek do të ngjizesh e do të lindësh
bir, duke u përmbushur te ti edhe
parathënia e profetit Isaia që tho-
shte: Ja Virgjëresha do të mbetet
me barrë dhe do të lindë bir! Dhe
do ta quash me emrin Jisu – që
do të thotë Shpëtimtar. Ai do të jetë
i madh dhe do të quhet Biri i të
Tërëlartit”.
Para këtyre fjalëve të padëgju-
ara, Virgjëresha thirri: “Si do të
ndodhë kjo kur unë s’njoh bu-
rrë?”. Ajo nuk dyshoi për fjalën
hyjnore duke treguar mosbesim, si
Zaharia, i cili u dënua për këtë du-
ke mbetur i pagojë (Lluk. 1:20), por
pyeti se si do të ndodhte ky mister
te ajo që nuk njihte bashkim burri,
sipas ligjit të riprodhimit të gjinisë
njerëzore. Engjëlli e kuptoi atë që
ajo i tha, nuk e qortoi, por i shpjegoi
mënyrën e re të kësaj lindjeje.
“Shpirti i Shenjtë do të vijë mbi
ty, i cili e mbushi me hir duke e
përgatitur si banesë të tij, dhe fuqia
e të Tërëlartit do të të mbulojë
me hijen e tij”. Pastaj, duke i kuj-
tuar Elisabetën, e cila quhej “shter-
pë”, dhe që do të ngjizte bir në ple-
qëri të saj, i tregoi se atje ku do
Perëndia mundet ligji i natyrës,
dhe e siguroi se me ardhjen e Shpir-
tit të Shenjtë tek ajo, do të kryhej
mrekullia më e madhe se vetë
krijimi i botës, dhe se duke i ulur
qiejt, Mbreti i universit, Ai që mban
çdo gjë, do të përulej vetë (Fil. 2:7)
përmes denjimit të pamatshëm, që
të banojë në mitrën e saj, të përzi-
het në një bashkim pa trazim me
natyrën njerëzore, të vishet me
mish, të ngjyrosur me gjakun e saj
virgjëror, si purpur mbretëror.
Duke e ulur përulësisht shiki-
min e saj drejt tokës dhe duke e
bashkuar tërë vullnetin e saj me
planin hyjnor, Virgjëresha iu për-
gjigj: “Ja shërbëtorja e Zotit, u
bëftë sipas fjalës sate!”.
Më këto fjalë ajo pranoi, dhe
bashkë me të edhe mbarë natyra
njerëzore, ardhjen tek ajo të fuqisë
hyjnore që u transmetua nga fjalët
e Engjëllit. Dhe po në atë çast u
krye zënia e Shpëtimtarit. Biri i
Perëndisë u bë bir njeriu, një Per-
son i vetëm me dy natyra. Perëndia
vesh natyrën njerëzore dhe e Vir-
gjra me plot vërtetësi bëhet me të
vërtetë Nëna e Perëndisë (Hyj-
lindësja), që përmes këtij shkë-
mbimi të veçorive të natyrshme,
njerëzit e çliruar nga ferri, të mund
të bëhen bij të Perëndisë përmes
Hirit.
Përmbushja e misterit të Mi-
shërimit, fshehur edhe nga Engjëjt,
nuk ishte vetëm vepra e Atit, në
mirësinë e Tij, e Birit që zbriti nga
qiejt dhe e Shpirtit që mbuloi Vir-
gjëreshën me hijen e Tij, por Zoti
priste që ajo grua e zgjedhur ndër
gra të merrte pjesë me pranimin e
saj të lirë e të vullnetshëm, në më-
nyrë që Çlirimi i gjinisë njerëzore
të ishte vepër e përbashkët e vull-
netit të Perëndisë dhe e besimit të
njeriut. Ky Mister i Madh, përga-
titur që prej krijimit të botës, ndodhi
nga bashkëpunimi i lirë (sinergjia)
i njerëzimit me planin hyjnor. Perë-
ndia u bë njeri, që njeriu të bëhet
perëndi, dhe Virgjëresha, Nusja e
Panusëruar, u bë për natyrën tonë
të ripërtërirë burimi dhe shkaku i
të gjitha të mirave.
Marrë nga “Sinaksari” IV ,
i cili është në proces
përgatitjeje për botim
Tregohet gjithashtu se në këtë muaj, në mars, popu-
lli hebre doli nga Egjipti dhe përshkoi me këmbë të
palagura Detin e Kuq; se Zoti ynë Jisu Krisht ngjalli të
vdekur më 25 mars dhe se gjykimi i përgjithshëm dhe
ai i fundit do të ndodhin në të njëjtën ditë. Ky muaj, i
cili për hebrenjtë ishte i pari i vitit dhe që përmes emrit
të tij nënkupton përsosmërinë, përmbledh të gjitha
Misteret e Ekonomisë hyjnore, që prej krijimit dhe deri
te restaurimi i të gjitha gjërave.
25 MARS –
UNGJILLËZIMI I SË TËRËSHENJTËS MARI
(vijon nga faqja 1)

3