EmailFacebookKontakt

24 Qershori 2017, një ditë festive për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Nga Miron Çako
24 Qershori i vitit 2017 është një
ditë festive për Kishën Ortho-
dhokse Autoqefale të Shqipërisë,
sepse që nga data historike e 24
Qershorit 1992 u mbush një çerek
shekulli, që të krishterët ortho-
dhoksë udhëhiqen me përkushtim
atëror, me vizion dhe hir apostolik
nga Fortlumturia e tij Kryepiskopi
Anastas. Ky përvjetor plot sukse-
se, vërteton katërcipërisht se për-
zgjedhja e Sinodit të Shenjtë të Pa-
triarkanës Ekumenike me propo-
zimin e Patriarkut Ekumenik Var-
tholomeu I, që ekzarku patriarkal,
të zgjidhet me vota unanime si
Kryepiskopi Kanonik i Tiranës,
Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë,
ky një fakt i kryer kishtar, i mirë-
pritur nga të gjitha Kishat Ortho-
dhokse në botë, ishte vendimi më i
drejtë dhe i mundshëm që u mor i
kushtëzuar nga rrethanat ku ndo-
dhej kisha, kleri dhe populli ortho-
dhoks në Shqipëri mbas atij regjimi
ateist, më totalitar në të gjitha ve-
ndet e ish-kampit komunist.
Fortlumturia e Tij, përpara se të
merrte këtë detyrë, kishte shërby-
er në Kishën Orthodhokse si dhjak
(1960), prift (1964), pastaj Episkop
i Andrusës (1972), Drejtor i Për-
gjithshëm i Shërbimit Apostolik të
Kishës së Greqisë dhe Mëkëmbës
i Mitropolisë së Shenjtë të Irinu-
polit në Afrikën Lindore, në Kenia,
Tanzani, Uganda (1964,1981-1990),
duke çelur rrugën për rigjallëri-
min e Hierapostolisë Orthodhokse
në botë, profesor i Historisë së
Feve në Universitetin Kombëtar
Kapodistrian të Athinës, si Dekan
i Fakultetit të Teologjisë, i zgjedhur
në shumë poste të rëndësishme të
organizma fetarë mbarëbotërorë,
autor i dhjetëra monografive shken-
core dhe i mbi 240 studimeve dhe
artikujve me përmbajtje teologjike
ose fetarologjike të përkthyera në
12 gjuhë të huaja, ligjërues i spika-
tur në shumë tribuna ndërkombë-
tare në lidhje me dëshminë e sotme
të krishterë të dialogut ndërfetar,
solidaritetin dhe paqen botërore, i
mbushur me dhuntitë e hirit të
Shpirtit të Shenjtë. Kjo përzgjedhje
nuk ishte thjesht nga vullneti nje-
rëzor, por nga vullneti i Kryepriftit
të Madh, Zotit Jisu Krisht, që u tha
nxënësve të tij apostuj: “Ju nuk
më zgjodhët mua, por unë ju zgjo-
dha ju” (Jn.15:16) dhe i urdhëroi:
“Shkoni nëpër gjithë botën, edhe
predikoni ungjillin nëpër gjithë
krijesën” (Mk. 16:15).
Kryepiskopi Anastas, si një
apostull i ri, duke imituar dhe ecur
në gjurmët e apostullit të madh të
kombeve, Pavlit, që tha për vete:
“me fuqi shenjash e çudish, me fuqi
të Frymës së Perëndisë, kaq sa që
nga Jerusalemi e përqark e deri në
Ilirik e kam mbushur me ungji-
llin e Krishtit” (Rom. 15:19), edhe
Anastasi, mbasi predikoi Ungjillin
e Krishtit në Evropë, në Afrikë, më
në fund providenca Hyjnore e drej-
toi në Shqipërinë postateiste, më 17
korrik 1991, si Ekzark Patriarkal.
Ai thotë në kujtimet e tij: “Gjatë
udhëtimeve për një vit në mbarë
Shqipërinë, konstatova shkretimin
e frikshëm dhe shpërbërjen e plotë
të Kishës Orthodhokse të shkatë-
rruar nga persekutimi i egër, por
njëkohësisht edhe farat e besimit
orthodhoks që kishin qëndruar të
fshehur në mijëra shpirtra, duke
pritur kushtet e përshtatshme për
t’u zhvilluar përsëri”.
Pavarësisht nga ngurrimi i tij
njerëzor për të mos guxuar të ngri-
nte këtë kryq kaq të rëndë, i të
qenit Kryepiskopi i një Kishe in-
ekzistente dhe mendimit të shumë
njerëzve skeptikë për ringjalljen e
Kishës në Shqipëri, ai, mbas shu-
më lutjesh, bëri bindje në fjalët e
Zotit: “Kush të dojë të vijë pas meje,
le të mohojë veten e tij dhe le të
ngrejë kryqin e tij përditë dhe le të
vijë pas meje” (Llk. 9:23) dhe që
nga ai moment ecën pa ndalur në
25 vjet shërbim kryepriftëror,
me përkushtim ndaj Zotit dhe njeriut

këtë rrugë përkushtimi dhe sakri-
fice për 25 vjet.
Shumë mund të flasin për be-
simin te Zoti, por për Kryepiskopin
Anastas janë të përshtatshme fjalët
që thotë apostull Jakovi: “Po do të
thotë ndonjë: Ti ke besim, e unë kam
vepra. Tregomë besimin tënd nga
veprat e tua, edhe unë do të të tre-
goj besimin tim nga veprat e mia”
(Jak. 2:18).
Kjo vepër 25-vjeçare shumë-
dimensionale ia vlen të kujtohet
me një retrospektivë të shkurtër në
këtë përvjetor.
1. Në dimensionin kishtar, me
përkujdesjen e tij kryepriftërore,
nga 12 priftërinj dhe 3 dhjakë të
moshuar dhe të sëmurë, të mbetur
gjallë nga diktatura ateiste komu-
niste, sot Kisha Orthodhokse Auto-
qefale e Shqipërisë ka mbi 150 kle-
rikë me nënshtetësi shqiptare të
të gjitha gradave, me arsim të lar-
të, të studiuar në Akademinë Teo-
logjike “Ngjallja e Krishtit” në Shën
Vlash, Durrës. Sot Sinodi i Shenjtë
i Kishës ka në përbërjen e tij prej 8
anëtarësh, 3 mitropolitë: i Korçës, i
Elbasanit, i Apollonisë (Fierit); dhe
një episkop titullar: i Bylisit, të cilët
janë me origjinë dhe nënshtetësi
shqiptare, po ashtu edhe sekretari i
sinodit. Sot janë në funksion 460
enori orthodhokse në qytete dhe
në fshatra, ku zhvillohen veprimta-
ri liturgjike dhe ku i predikohet po-
pullit fjala e Ungjillit, për të dashur
Zotin, të afërmin dhe vendin.
2. Në dimensionin ndërtues,
janë riparuar 160 kisha dhe janë
ndërtuar 150 kisha të reja, janë
ndërtuar 5 kisha katedrale, ku spi-
kat katedralja “Ngjallja e Krishtit”
në qendër të Tiranës edhe si një
aset i ri turistik. Janë blerë dhe ri-
konstruktuar 70 objekte për kop-
shte, shkolla, qendra rinore, selitë
Mitropolitane, shtëpi pritjeje, pu-
nishte, mensa për të varfrit, të gji-
tha këto bëjnë 250 objekte. Funksio-
nojnë 50 qendra rinore, në qytete e
fshatra ku edukohet rinia me vlerat
e larta morale.
3. Në dimensionin human, da-
llohen Qendra Diagnostike me 23
specialistë me shërbime bashkë-
kohore mjekësore, si dhe Qendra
Diagnostike Okulistike ORL, ku
bëjnë analiza dhe vizita mjekësore
shtetas shqiptarë pa dallim fetar.
Qendra të kujdesit parësor shën-
detësor funksionojnë në Kavajë,
Korçë, Jorgucat (Gjirokastër) dhe
Lushnjë. Nuk duhet të lihet pa u
përmendur ndihma humanitare
në shpërndarjen e mijëra tonëve
ushqime, veshmbathje dhe ilaçe,
që Kisha Orthodhokse, në për-
kujdesjen e Kryepiskopit, ka dhënë
gjatë krizave të ndryshme të ven-
dit më 1992, 1994, 1997. Ndihmën
që iu dha 33.000 refugjatëve nga
Kosova me fonde të mbledhura
nga Kisha të vendeve të ndryshme.
Në vitin 2008, u ndanë ndihma hu-
manitare për të dëmtuarit e tra-
gjedisë së Gërdecit, më 2015 për
familjet e dëmtuara nga përmby-
tjet.
4. Në dimensionin arsimor, ja-
në ndërtuar dhe funksionojnë 21
kopshte në 19 qytete, Shtëpia e Fë-
mijës “Shpresa”, Shën Vlash, Du-
rrës; Shkolla 9-vjeçare “Protago-
nistët”, Tiranë dhe Durrës; Shkolla
9-vjeçare Shqiptaro-Greke “Frymë
Dashurie”, Gjirokastër; dhe 5 shko-
lla të mesme: “Kryqi i Nderuar”,
Gjirokastër dhe Sukth; Kolegji
“Platon”, Korçë; Kompleksi Arsi-
mor Shqiptaro-Amerikan “Prota-
gonistët”, Tiranë; Kolegji “Frymë
Dashurie”, pranë Kishës “Apostull
Pavli”, Mesopotam; Shkolla e
Muzikës Bizantine, Tiranë; Kon-
vikti i Shkollës së Mesme, Bula-
rat; Kolegji Universitar “Logos”,
Tiranë.
5. Në dimensionin kulturor,
në ruajtjen e trashëgimisë kultu-
rore janë restauruar 600 ikona me
vlera të rralla artistike, janë restau-
ruar 60 kisha e manastire, monu-
mente kulture me një vlerë mbi 11
milionë euro.
6. Në dimensionin ekonomik,
në Kishën Orthodhokse janë punë-
suar më shumë se 800 punëtorë të
siguruar.
7. Së fundi, me fonde të mble-
dhura nga Kryepiskopi, u ndërtua
Hidrocentrali “Rapun 3 & 4” në
Librazhd, vepër e madhe hidro-
energjetike, ndihmë për ekonomi-
në dhe për vazhdimësinë e veprës
ndërtuese të Kishës, por edhe aset
ekonomik për vendin.
E gjithë kjo vepër që duket si
maja e një ajsbergu, është e pa-
mundur të përshkruhet, sepse pje-
sa e saj më e madhe, por e paduk-
informuar nga vetë providenca hyj-
nore. Në kujtimet e tij thotë se:
“sipas traditës së Kishës, në
Patriarkanën Ekumenike, kur
dikush merr detyrë episkopale, ai e
hap Ungjillin rastësisht dhe faqja
(vijon në faqen 8)
shme, është puna shpirtërore që
Kisha Orthodhokse e Shqipërisë
bën prej 25 vjetësh me njerëzit,
duke ringjallur shpresën e humbur
për jetën, duke riformuar karakte-
re të prishura nga egoizmi, lakmia,
urrejtja, kotësia, duke shëruar pla-
gët e mëkatit, duke e ngritur njeri-
un në maja marramendëse në
ngjashmëri me Krishtin, në bir
Perëndie.
Kjo statistikë nuk është një
propagandë elektorale, por një
vepër reale me themele të forta, që
do të mbetet përjetë në të mirë të
besimtarëve dhe të vendit.
Kur i shikon të gjitha këto, të
duket se kështu ka qenë gjithmonë,
por nuk ka qenë kështu, madje për
Kryepiskopin, që mban peshën dhe
kontributin më të madh, ka qenë
një udhëtim i lodhshëm, si një rru-
gë kalvari duke mbajtur çdo ditë
kryqin. Për këtë rrugë kryqi ai ishte
që lexohet merret si një njoftim i
Perëndisë”. Dhe Kryepiskopit Ana-
stas i ra për të lexuar në faqen që
flet për kryqëzimin e Krishtit dhe
që lexohet të Premten e Madhe në
kishë. Prandaj froni kryepiskopal
në të cilin ai u ul, “nuk ishte një fron
kryepiskopal për t’u ngjitur, por
vetëm një stol i thyer, plot me gozh-
dë, që e kishte lënë persekutimi
ateist”, thotë ai.
Qëndrimi i tij plot fisnikëri dhe
durim përballë sulmeve të pa-
ndërprera gjatë këtyre viteve, që i
janë bërë atij si Kryepiskopi ka-
nonik i popullit orthodhoks, me
shpifje, intriga, fyerje, denigrim, nga
armiq me urrejtje të pashkak, si:
ateistë, nacionalistë paranojakë,
kundërshtarë të Krishterimit, shte-
tarë të keqpërdorur, që nuk i dhanë
deri më sot nënshtetësinë shqiptare,

(vijon nga faqja 7)
ashtu siç e kanë marrë shumë të
tjerë të huaj me kontribut modest
për Shqipërinë dhe shqiptarët, po
ashtu nga njerëz naivë të painfor-
muar, të mahnit!
Por të gjitha këto sulme dasha-
keqe ai i duroi dhe i duron duke
zbatuar porosinë e Krishtit: “Doni
armiqtë tuaj, bekoni ata që ju mall-
kojnë juve, bëjuni mirë atyre që
ju urrejnë, edhe lutuni për ata që
ju bëjnë keq e ju përndjekin ju”
(Matth. 5:44). Shprehjet e tij kanë
mbetur lapidare, si p.sh.: “me gurët
që na qëllojnë, ne ndërtojmë kisha”.
Shumë “dashamirës” bëjnë çudi si
ky njeri qëndron akoma në këmbë,
por forca e Kryepiskopit, me gjallë-
ri rinore, qëndron në fuqinë e Kri-
shtit, si apostull Pavli thotë: “Të
gjitha mund t’i bëj me anë të Kri-
shtit që më jep fuqi” (Filip. 4:13).
“Prandaj kënaqem në dobësira, në
fyerje, në nevoja, në përndjekje, në
shtrëngime, për Krishtin, sepse kur
jam i dobët, atëherë jam i fuqishëm”
(II Kor. 12:10).
Nuk mjafton vetëm durimi për
të udhëhequr një kishë, por duhen
siguruar fonde për të gjitha këto
vepra ndërtuese të domosdoshme
për mbarëvajtjen normale të insti-
tucionit kishtar. Fondet për këtë ri-
ngjallje shumëdimensionale të Ki-
shës janë siguruar nga Kryepisko-
pi së bashku me shumë miq dhe
dashamirës për Shqipërinë dhe
shqiptarët, të cilët i përgjigjen lu-
tjes së tij për mbështetje ekonomi-
ke dhe ndërtimin e këtyre veprave
jo vetëm me karakter kishtar, por
edhe publik, ai thotë: “jam kthyer
në një lypës ndërkombëtar”.
Por, mbas kryqit, ka ngjallje dhe
triumf. Në këtë 25-vjetor Kisha
Orthodhokse Autoqefale e Shqipë-
risë ka të drejtë të festojë me tri-
umf, sepse është vërtet një Kishë
e ringjallur me të drejta të barabar-
ta me Kishat Orthodhokse simotra
në të gjithë botën, me një zë të for-
të konstruktiv dhe vendimmarrës,
për përballimin e vështirësive të të
krishterëve dhe njerëzve në këtë
botë të trazuar me probleme glo-
bale, një faktor i rëndësishëm dhe
frymëzues me ndikim për harmo-
ninë fetare në vend dhe në botë,
një ngushëllim dhe përkrahje so-
ciale për ata që janë në nevojë dhe
të lënë mënjanë nga shoqëria, një
“ambasadore” e Shqipërisë dhe e
shqiptarëve në organizma evro-
pianë dhe ndërkombëtarë ku Ki-
sha Orthodhokse e Shqipërisë është
e pranishme dhe me rol drejtues,
një faktor paqeje në rajon.
E gjitha kjo ringjallje e Kishës
korrespondon dhe me emrin Ana-
stas të Kryepiskopit, që në shqip
përkthehet ngjallje. Por Krye-
piskopi Anastas, edhe pse është i
ndërgjegjshëm se është munduar
më shumë se gjithë të tjerët, me
përulësi thotë: “Por me hirin e Pe-
rëndisë jam ai që jam; edhe hiri i
atij që është tek unë nuk u bë i
kotë,… jo unë, por hiri i Perëndisë
që është bashkë me mua” (I Kor.
15:10), duke e nxitur popullin
orthodhoks të besojë dhe të pohojë
se “Zoti është me ne, dhe ne me
Zotin”.
Në këtë përvjetor panegjirik
për Kishën Orthodhokse Autoqe-
fale të Shqipërisë, urimi i Sinodit, i
gjithë të krishterëve, klerikë, laikë
dhe dashamirësve të veprës së tij
në Zotin, është i bashkuar njëzëri:
“Për shumë vjet, o Kryezot!”.
Sepse, sa më shumë të rrojë ky
njeri i Perëndisë, mbushur me
dashuri për Zotin dhe të afërmin,
aq më shumë do të mendojë dhe
do të realizojë vepra më të mëdha
për lavdinë e Zotit, në dobi të Ki-
shës, në shërbim të njerëzve edhe
të vendit tonë.

3