EmailFacebookKontakt

2017-a shpallet Vit i Mbrojtjes së Shenjtërisë së Fëmijërisë

…Vëllezër dhe Bij më Zotin,
Ju drejtojmë të gjithëve një thirrje, për të
respektuar identitetin dhe shenjtërinë e
fëmijërisë. Përballë krizës globale të refu-
gjatëve, e cila prek sidomos të drejtat e fë-
mijëve; përpara fatkeqësisë së vdekshmërisë
foshnjore, të urisë dhe shfrytëzimit të punës së
fëmijëve, të dëmtimeve fizike dhe dhunës
psikologjike, por edhe përpara rrezikut të
dëmtimit të shpirtrave të fëmijëve për shkak të
ekspozimit të tyre të pakontrolluar ndaj mjete-
ve të sotme elektronike të komunikimit dhe
rrezikut të skllavërimit të tyre ndaj konsumizmit,
e shpallim 2017-n – Vit të Mbrojtjes së
Shenjtërisë së Fëmijërisë, duke ftuar gjith-
secilin të njohë dhe të respektojë të drejtat dhe
integritetin e fëmijëve.
Siç theksohet në një dokument tjetër të
rëndësishëm të Sinodit të Shenjtë dhe të Madh,
Kisha e Krishtit, me fjalën e saj, nuk ka qëllim
të “gjykojë dhe as të dënojë botën” (Jn. 3:17;
12:47), “por t’i ofrojë asaj si udhëheqës Ungji-
llin e Mbretërisë së Perëndisë, shpresën dhe
sigurinë se e keqja, pavarësisht nga forma, nuk
e ka fjalën e fundit në histori dhe nuk duhet
lejuar të drejtojë kursin e saj”.
Nga përshëndetja me rastin e Krishtlindjes
e Patriarkut Ekumenik të Konstandinopojës, Vartholomeut
2017-a shpallet Vit i Mbrojtjes së Shenjtërisë së Fëmijërisë
Prandaj, adhurojmë me përulësi dhe
dërrmim shpirtëror Shpëtimtarin tonë, i Cili
na vizitoi që lartazi; i thurim himne lavdërimi
madhështisë së Mishërimit të Tij, gjunjëzohe-
mi përpara Hyjlindëses së Tërëshenjtë, që
mban Foshnjën Jisu; dhe që nga Fanari i
pafjetur dërgojmë përshëndetjen festive
“Ja Krishti lind, lavdërojeni; Ja Krishti i qiellit
vjen, dilni priteni”, për të gjithë fëmijët e Kishës
së Konstandinopojës, ata që janë afër dhe
larg, së bashku me urimet atërore dhe bekimin
tonë patriarkal.
“Forcohu në hirin që është në Krishtin Jisu”
(2 Tim. 2:1). Le të përpiqemi të gjithë së bash-
ku, me besim dhe dashuri të sinqertë, në luftën
e mirë të jetës së re në Kishë, duke zbatuar
gjithçka që na ka urdhëruar Zoti. Sepse Ai
është me ne “gjithë ditët, deri në mbarim të
jetës” (Mtth. 28:20).
Krishtlindje 2016
Patriarku i Konstandinopojës,
Vartholomeu
Ndërmjetues i zjarrtë për ju pranë Perëndisë

3