EmailFacebookKontakt

20-vjetori i fjetjes së Ikonom Stavrofor Spiro Veli

Më 23 prill të vitit 1995, në
ditën e Ngjalljes së Krishtit,
Pashkës së Madhe, fjeti Ikonom
Stavrofor Spiro Veli.
Ai gjithë jetën ia dedikoi shër-
bimit moral e shpirtëror të popullit
orthodhoks kudo ku jetoi e shërbeu
me devotshmëri e përkushtim.
Ndoqi rrugën e të atit, atë Athana-
sit dhe në vitin 1936 përfundoi se-
minarin orthodhoks “Apostull Pa-
vli” dhe punoi për 8 vjet në qytetin
e Durrësit me detyrën e mësuesit
të fesë dhe të psaltit. Më 1 janar
1945 hirotoniset prift i dioqezës së
Durrësit, ku punoi së bashku me atë
Erazmi Jorgon, duke lënë mbresat
më të mira për urtësinë dhe nder-
shmërinë e tij. Më 1951 emërohet
në dioqezën e Beratit dhe më pas
në qytetin e Elbasanit, ku jetoi dhe
punoi deri në fund të jetës.
Me prishjen e kishave nga furia
ateiste, pësoi një goditje të rëndë
shpirtërore, të cilën e mbajti të
fshehur në zemrën e tij, duke refle-
ktuar një revoltë të heshtur. Gjatë
kësaj periudhe punoi në punë të
20 – vjetori i fjetjes së Ikonom Stavrofor Spiro Veli
ndryshme ku e caktuan, si shitës
kinkalerie, shitës tullash, duke qenë
shembull në punë dhe në marrë-
dhëniet me njerëzit.
Kënaqësia e tij më e madhe
shpirtërore ishte hapja sërish e ki-

shave. E ndjeu veten krenar që je-
toi të hapte sërish kishën e Shën
Marisë në lagjen Kala të qytetit të
Elbasanit, ku shërbeu për shumë
vjet. Shtëpia e tij u bë qendra e taki-
meve të katekizmit me gratë e
qytetit dhe me murgeshat, takime
të cilat në atë kohë ndiqeshin nga
shumë besimtarë të etur për të
njohur besimin orthodhoks.
E priti me shume dashuri dhe
përkushtim ardhjen e Kryepiskopit
Anastas, duke e mbështetur në të
gjitha hapat që ndërmori pë ringri-
tjen e Kishës nga gërmadhat.
Shërbeu për 5 vjet në kishën e
Shën Marisë dhe në datën 23 prill
të vitit 1995, ditë Pashke, zemra e
tij pushoi së rrahuri. Po në këtë kishë,
nën drejtimin e Kryepiskopit
Anastas u organizua ceremonia e
varrimit duke psalur “Krishti u ngjall
së vdekurish…”, ku morën pjesë
mijëra besimtarë e qytetarë, të cilët
e përcollën për në banesën e fundit.
Me vdekjen e tij familja humbi
njeriun më të dashur e populli priftin
e urtë, të ndershëm dhe të devot-
shëm dhe sipas fjalëve të Kryepi-
skopit Anastas “Kisha Orthodho-
kse Autoqefale e Shqipërisë, fitoi
një martir”.

3