EmailFacebookKontakt

20 vjet nga themelimi i Liceut Kishtar “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër

Vizita e bekuar e Kryepiskopit
të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë
Shqipërisë, Imzot Anastasit, në
zona të Mitropolisë së Shenjtë të
Gjirokastrës ishte e larmishme dhe
plot emocione. Duke marrë shkas
nga e kremtja e Lindjes të së Tërë-
shenjtës Mari dhe nga veprimtaria
që ishte përgatitur me rastin e 20-
vjetorit të themelimit të shkollës së
mesme kishtare “Kryqi i Nderuar”
në Gjirokastër, Kryepiskopi për-
colli kudo mesazhe shprese dhe
vizion krijues, për të cilat ka aq
shumë nevojë grigja Orthodhokse
dhe më gjerë e gjithë shoqëria jonë
në këto momente. Emocione të
shumta, lutje falënderimi dhe vizio-
ni për të ardhmen përbëjnë sinte-
zën e kësaj vizite të bekuar të Fort-
lumturisë së Tij.
***
Veprimtaria qendrore gjatë vi-
zitës së Kryepiskopit Anastas në
Gjirokastër ishte përkujtimi i 20-
vjetorit të themelimit të Liceut
Kishtar “Kryqi i Nderuar”, të die-
lën, më 9 shtator, që përkoi me
kremtimin Para Lartësimit të Kryqit
të Nderuar.
Liturgjia Hyjnore u krye në
Kishën Katedrale “Ngjallja e
Krishtit”, e kryesuar nga Krye-
piskopi i Tiranës, Durrësit dhe i
Gjithë Shqipërisë, Anastasi, në
bashkëmeshim me Mitropolitin e
Gjirokastrës, Dhimitrin, dhe Mi-
tropolitin e Kinshasës (Kongo),
Niqiforin. Besimtarë të shumtë dhe
20 vjet nga themelimi
i Liceut Kishtar “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër
(vijon në faqen 7)
në veçanti të rinj ish-nxënës të
Liceut Kishtar “Kryqi i Nderuar”,
bashkuan lutjen e tyre të falënde-
rimit për dhuratat e pasura të Pe-
rëndisë, për vijimin e mbarë të kon-
tributit të shkollës, por edhe për
Kryebariun tonë, themelues dhe
gjallërues i kësaj qendre të hier-
apostullimit të shoqërisë sonë.
Mitropoliti i Kinshasës, Niqifo-
ri, bashkëpunëtor i Kryepiskopit
Anastas dhe drejtori i parë i Liceut
Kishtar, mbajti predikimin e ditës
për besimtarët. Foli për karakteri-
stikat e besimit të gjallë Orthodhoks
ndaj Perëndisë. I konkretizoi këto
cilësi në personin e Kryepiskopit
Anastas, i cili, duke përjetuar dashu-
rinë për Zotin Jisu Krisht, e përcjell
atë ndaj çdo personi pa dallim ko-
mbësie, ngjyre apo besimi. Mitropo-
liti Niqifor foli për përvojën e vyer
hierapostolike nën shembullin e
Kryepiskopit Anastas në Kishën e
Shqipërisë dhe theksoi se kontri-
buti në ngritjen e Liceut Kishtar
“Kryqi i Nderuar”, ishte për të për-
vojë e vyer në misionin që ka tani,
në baritimin e grigjës orthodhokse
të Kongos, në Afrikë, aty ku janë
aq të gjalla kujtimet për praninë,
veprën dhe frymën që përcolli
Kryepiskopi Anastas në atë kon-
tinent.
Kryepiskopi Anastas, duke iu
drejtuar besimtarëve pjesëmarrës,
foli për të kremten që presim, atë
të Lartësimit të Kryqit të Nderuar.
Ai bëri një paralelizëm të gjallë
midis faktit se bota Orthodhokse
kremton rimarrjen e simbolit të
pësimeve të Zotit dhe Perëndisë
tonë dhe faktit se në Shqipëri, për
dekada të tëra, u përpoqën ta gra-
bitnin këtë simbol nga shpirti i
njerëzve. Kryepiskopi shprehu
shqetësim për faktin se edhe sot
janë të shumta pseudoshtysat për
të na mbajtur larg nga thelbi i Be-
simit të Krishterë, që shprehet në
Kryqin e Nderuar. Orthodhoksia që
refuzon mesazhin apo besimtari që
nuk e duron kryqin personal në
çfarëdo forme apo dimensioni që
vjen, nuk janë të vërtetë. Prandaj
Fortlumturia e Tij i nxiti besimta-
rët që, duke ecur drejt së kremtes
së Lartësimit të Kryqit të Nderuar,
ta ruajnë atë në ndërgjegjen, në
zemrën dhe në shpirtin e tyre, si
mbrojtës të pamposhtur, burim të
pashterur jete dhe ngjalljeje.
Veprimtaria festive vijoi në sa-
llën e veprimtarive të kompleksit

(vijon nga faqja 1)
orthodhoks, ku ndodhet edhe
shkolla dhe konvikti i saj kishtar.
Ish-nxënës dhe nxënës të shkollës,
ish-mësues dhe mësues, personeli
ndihmës dhe bashkëpunëtorë që
mbështesin shkollën morën pjesë
në aktivitetin shpirtëror dhe festiv
që ishte përgatitur nën kujdesin e
Mitropolitit Dhimitër dhe që ka për
të lënë gjurmë në jetën shpirtërore
të komunitetit lokal Orthodhoks
dhe më gjerë.
Përshëndetën ish-drejtues
të shkollës: Mitropoliti Niqifor;
z. V . Kuco, zv.drejtor; dhe drejtori
aktual, z. A. Bei. Në emër të ish-
nxënësve foli dhjaku Kristo Xha-
fer dhe nga komuniteti i nxënësve
E. Duko. Më tej përshëndetën
Rektori i Universitetit të Janinës,
z. Jorgo Kapsali etj. Rreth histori-
kut dhe evoluimit të Liceut Kish-
tar “Kryqi i Nderuar” foli mësue-
si i saj, z. S. Koti. Kori i shkollës, i
plotësuar me ish-nxënës, e mbu-
shi atmosferën festive me himne
të Kishës sonë.
Kryepiskopi Anastas shprehu
emocionet për frytet e arritura:
Janë tashmë 230 ish-nxënësit e saj,
të gjithë me bursa të plota të dhëna
nga Fortlumturia e Tij. Ata sot janë
kryefamiljarë të përgjegjshëm, të
diplomuar në fusha të ndryshme,
shkencëtarë dhe profesionistë të
suksesshëm, punëtorë të Ungjillit
dhe kuadro në veprimtari të ndry-
shme të Kishës sonë, por asnjëherë
nuk harrojnë përjetimin e Besimit
Orthodhoks dhe në vitet e jetës së
përbashkët në këtë institucion.
Kryepiskopi i nxiti anëtarët e
komunitetit të ish-nxënësve të
Liceut të krijojnë dhe të institucio-
nalizojnë vëllazërinë e nxënësve
që kanë mbaruar këtë shkollë, dhe
si akt të tyre të parë të përgatitin li-
brin dedikuar shkollës dhe kontri-
butit të saj.
Kryepiskopi Anastas, duke iu
referuar karakteristikës kryesore
të fizionomisë së shkollës, të lirisë
dhe respektit të saj të plotë për të
gjithë sa janë pranuar dhe pra-
nohen, pa kushtëzim në bursë apo
të tjera, u kujtoi objektivin e saj
bazë, për të mbjellë farën e thirrjes
hieratike. “Nevojat e vendit tonë
janë të shumta, – përsëriti Kryepi-
skopi, – por, parësore mbetet ajo
për më shumë priftërinj ortho-
dhoksë, mbartës të mesazhit të
pendesës, të mesazhit se po vjen
Mbretëria e Perëndisë, të Ngjalljes
së Zotit tonë Jisu Krisht dhe ngu-
shëllimit të popullit të Tij”. Ai iu
referua përvojës së tij personale
dhe vendimit për t’iu dedikuar kle-
rit, si një mundësi që kushdo ta
ndiejë thirrjen pavarësisht nga mo-
sha.
Në drekën e rastit për të gjithë
të ftuarit, ish-nxënësit të ardhur
nga qytete të ndryshme të vendit,
punonjës të arsimit etj., ndërsa
përshëndetën edhe nxënës dhe
ish-nxënës, duke përcjellë emo-
cione të ditës, kujtime nga jeta e
tyre në shkollë dhe mbresa të për-
jetimit të besimit dhe të mistereve
të Kishës sonë.
20 vjet nga themelimi
i Liceut Kishtar “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër

3