EmailFacebookKontakt

15 Gusht – Panair i Fjetjes të së Tërëshenjtës Mari në Delvinë

15 Gusht –
PANAIR I FJETJES TË SË TËRËSHENJTËS MARI NË DELVINË
– Shërbesë te vendi ku u krye Liturgjia e parë, më 1991 –
Më 15 Gusht 2016, në qytetin e
Delvinës, në kishën “Ungjillëzimi
1 Perëndilindëses”, Liturgjia Hyj-
nore poliarkieratike e së Kremtes
së Fjetjes të së Tërëshenjtës ukrye
nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit
dhe 1 Gjithë Shqipërisë, Anastasi.
Me të bashkëmeshuan Mitropoliti
i Gjirokastrës, Dhimitri, dhe Mitro-
politi1 Amantias, Nathanaili. Kjo
është një nga të kremtet më të
dashura për popullin Orthodhoks,
“Pashka e Gushtit”, siç 1 thonë për
të theksuar rëndësinë në ndër-
gjegjen dhe traditën e popullit,
ndaj ajo mblodhi sot në Delvinë
dhjetëra besimtarë, të rinj e të reja.
Pas mbylljes së kreshmës për të
Tërëshenjtën, kremtimi krijoi një
atmosferë të gëzuar e festive, por
edhe thellësisht shpirtërore.
Liturgjia Hyjnore kishte edhe
karakter jubilar, ngaqë këto ditë
mbushen 25 vjet nga meshimi për
herë të parë në Delvinë 1 Krye-
piskopit Anastas me cilësinë e Ek-
zarkut Patriarkal, në kuadrin e
vizitave të tij në mbarë territorin e
Shqipërisë për të parë gjendjen e
Orthodhoksisë. Fortlumturia e Ty
meshoi atëherë në qiell të hapur,
poshtë një rrapi, mbi të cilin ishte
vendosur një kryq druri, pikërisht
në vendin ku kishte qenë kisha e
vjetër e Fjetjes së Perëndilindëses,
e cilaishte shembur për të ndërtuar
aty “varrezat e dëshmorëve” të qy-
tetit. Është një fotografi historike
dhe mjaft shprehëse për pikënisjen
e rrugëtimit të ringritjes së Kishës
Orthodhokse në Shqipëri.
Duke kujtuar këtë ngjarje, me-
njëherë pas Liturgjisë Hyjnore dhe
në procesion, besimtarët, të krye-
suar nga hierarkët dhe priftërinjtë,
u drejtuan nga kisha e re te vendi
ku ubë Artoklasia (Bekimi 1 Pesë
Bukëve). Përtej emocionit të jubi-
leut të asaj ngjarjeje historike,
Kryepiskopi 1 dha edhe një për-
masë të thellë theologjike kësaj
shërbese të veçantë. “Kisha jonë
Orthodhokse, – tha Kryepiskopi, –
menjëherë pas persekutimit dhe në
gjithë vitet e punës së vrullshme të
ngjalljes së saj, përjeton thellë për-
vojën e Ungjillit të Mrekullisë së
Zotit me Pesë Bukët”. Fortlumtu-
ria e Tij foli për këtë mrekulli dhe
se si Zoti bekoi gjithë veprën që u
bë ngahiçi. Njëkohësisht, ai 1 nxiti
të pranishmit, që të merrnin edhe
mësimin tjetër nga kjo mrekulli e
Zotit, atë për rëndësinë e kontribu-
tit të vetë besimtarëve. Ata, nxë-
nësit, në atë vend të shkretë ofruan
pesë bukë dhe dy peshq dhe ishin
pikërisht ato që bekoi dhe shumoi
Perëndia.
Në predikimin e tij, Kryepiskopi
Anastas foli për personin e së
Tërëshenjtës dhe Ungjillin e ditës.
E Tërëshenjta është personi që flet
më shumë brenda heshtjes së saj
dhe fiton dashurinë e popullit për-
mes përuljes dhe modestisë së skaj-
shme që tregon me sjelljen e saj.
Nuk është origjina e saj nga familje
fisnike, as pasuria e as pozita e lartë
shoqërore, përkundrazi, një vajzë e
thjeshtë dhe e përulur plotësisht, në
bindje ndaj thirrjes së Perëndisë, u
denjësua për t’u bërë Nënë e Perë-
ndisë së Panxënshëm. Dhe, duke
(Vijon në faqen 10)
“dë
, i. SN x t Pe a
MA, f

15 Gusht –
PANAIR I FJETJES TË SË TËRËSHENJTËS MARI NË DELVINË
(Vijon nga faqja 9)
interpretuar fundin e pasazhit të
ditës, Kryepiskopi vuri në dukje se
më kot nga keqinterpretues të Un-
gjillit tentohet të thuhet se Zoti e ul
figurën e Mëmës së TIJ të Tërë-
kulluar. Përkundrazi, ajo lartësohet
e, madje, përmes shembullit të saj,
Al përpiqet të na nxitë të gjithë ne
se si mund të arrijmë në lartësitë e
saj, duke dëgjuar dhe duke ruajtur
Fjalën e Perëndisë. Po, e vërtetë
është ajo (lum ai bark që Të ka
mbajtur e ato gjinj që Të ushqyen),
por të lumur do të jenë gjithë ata
që dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe
e ruajnë atël Nuk tentohet zbritja e
Perëndilindëses, por ngjitja përmes
rrugës që Zoti tregon në lartësitë
ku Ajo ndodhet. Dhe, duke dëgjuar
e ruajtur fjalën e Perëndisë, nuk ke-
mi gjë tjetër, veçse të bëhemi per-
sona që mbartin përuljen, bindjen,
besimin e thellë, përdëllimin, shpre-
sétariné e, mbi të gjitha, dashurinë.
Gjatë gjithë kësaj vizite në Mitro-
polinë e Hirshme të Gjirokastrës
Kryepiskopi nuk rreshti së nxituri
besimtarët që të bëhen bartës të
dashurisë: jo të dashurisë abstrakte,
por të dashurisë me vepra.
Në Delvinë, mes besimtarëve
të shumtë, ishin edhe Kryetarja e
Bashkisë së Sarandës, znj. F Koka,
deputeti 1 zonës, z. V. Dule, Amba-
sadorjae Greqisë, znj. E. Sourani, për-
faqësues të komunitetit të zonës etj.
Kryepiskopi bëri një ndalesë të
shkurtër edhe në Manastirin e Hir-
shëm të Fjetjes të së Tërëshenjtës
mbi Mesopotam, pranë fshatit Ko-
star. Priftérinj e besimtarë e prisnin
në manastirin e vogël, por që ndër
vite nxit përdëllimin e shumë besim-
tarëve të zonës, më gjerë të Vurgut,
për t’i uruar “mirëseardhjen në
shtëpinë e tij”, sikundër tha një vaj-
zë e vogël që 1 dhuroi lule të fres-
këta. Kryepiskopi u lut në kishën e
vogël të manastirit, përgëzoi ko-
munitetin e klerikët e Mitropolisë
së Gjirokastrës për kujdesin dhe
përparimin e shënuar aty dhe iu
drejtua me fjalë shpirtërore besim-
tarëve. U foli pikërisht për dimen-
sionin e traditës e të kujtesës histo-
rike. Traditë janë folklori edhe pa-
nairet popullore. Por ato e kanë bu-
rimin te një traditë shumë më e
thellë, që është besimi 1 krishterë, 1
cili, si rrënjë, ushqeu degë të kësaj
peme që janë tradita popullore. U
foli edhe për kujtesën historike: ku
nisi rruga jonë, sa vuajtëm nën
ateizëm edhe ku jemi. Kështu do
të gjejmë më shumë arsye për të
falënderuar më thellë Perëndinë
për dhuratat e Tij të pasura dhe
mirënjohje për ndërmjetuesen to-
në më të sigurt dhe më të shpejtë,
Nënën e Perëndisë sonë, Marinë.
Kryepiskopi edhe një herë tjetër
u shpjegoi besimtarëve rregullat e
parashikuara në miradministrimin e
manastireve tona të hirshme, deri-
sa ato të kenë vëllazëri. Këto rre-
gulla janë të fiksuara në rregullimet
e fundit të Statutit të Kishës sonë,
të miratuara në pranverën e kaluar.
Bëhet fjalë për mundësi të një bash-
këpunimi më të frytshëm dhe krye-
sisht më produktiv mes komuni-
teteve të besimtarëve dhe episko-
patave për mbarëvajtjen e punëve
e shmangen e problemeve.
Kjo vizitë e bekuar ishte mëny-
ra më e mirë e kremtimit të 25-vje-
torit të ardhjes në Shqipëri të një
bariu shpirtëror me dimensionet e
Kryepiskopit Anastas, me gjithë kë-
to ngjarje shpirtërore të paharruara:
Shenjtërimi1 Katedrales së Ngjall-
jes së Zotit, prezantimi 1 botimit të
ri “Vepra ndërtuese në Mitropolinë
e Gjirokastrës”, Shenjtërimi 1 Ki-
shés së Apostujve të shenjtë Petro
dhe Pavli dhe Liturgjia Panegjerike
e Fjetjes të së Tërëshenjtës në Del-
vinë.
Urimi 1 shprehur nga besimtarët
e shumtë me nxitjen e Mitropolitit
përgjegjës, Imzot Dhimitrit, kthehet
në lutje të nxehtë te Perëndia dhe
Nëna e Zotit tonë Jisu Krisht, që
Kryepiskopi ynë të ketë jetë të gjatë
dhe gjithë ndriçimin e Ty për përpa-
rimin e Kishës sonë Orthodhokse!

3