EmailFacebookKontakt

14 shkurti, një festë e deformuar

Në sinaksarët e Kishës së Li-
ndjes e të Perëndimit përmenden
shumë shenjtorë me emrin shën Va-
lentin dhe nuk mund të thuhet me
saktësi se kujt shenjtori i përket kjo
traditë. Peshkopi Dhimitër i Institutit
Orthodhoks të Kërkimeve “New
Hempshire, SHBA’, shprehet se
shën Valentini ishte një prift në Ro-
mën e viteve 270 pas Krishtit, kohë
kur Kisha e krishterë pësonte per-
sekutime të mëdha. Krishterimi në
atë kohë shikohej si një fe e rre-
zikshme për Perandorinë Romake,
sepse të krishterët adhuronin si Zot
Jisu Nazareasin nga Judeja dhe nuk
pranonin të adhuronin perandorët
romakë, të cilët, edhe pse ishin njer-
ëz të vdekshëm, i jepnin vetes së
tyre atribute hyjnore dhe kërkonin
adhurim si zota. Arsye tjetër e këtij
persekutimi ishte morali i lartë i kri-
shterë që ishte në antitezë dhe aku-
zë për degjenerimin pagan deri në
perversion të perandorëve romakë,
të cilët, pasionet e ulëta njerëzore i
kishin bërë idhuj dhe i kishin ven-
dosur nëpër tempuj…
Shën Valentini në këtë kohë
shërbente si prift, dhe detyra e tij
ishte të dëshmonte të vërtetën dhe
moralin e krishterë si dhe të krye-
14 shkurti, një festë e deformuar
Nga Miron Çako
(Marrë me shkurtime nga
“Gazeta Shqiptare”)

nte rite fetare, të cilat bëheshin në
fshehtësi për të krishterët. Ai
kryente dhe misterin e martesës për
ushtarët e krishterë që shërbenin
në ushtrinë e perandorit Klaudi II,
i cili kishte nxjerrë një ligj që e nda-
lonte martesën e ushtarëve, duke
thënë se burrat e martuar nuk ishin
ushtarë të mirë, por qëllimi i tij ishte
që t’i mbante ushtarët të lidhur pas
vetes dhe luftërave. Shën Valentini
priste pjesë nga Shkrimi i Shenjtë
në formë zemre e ua ndante ushta-
rëve, duke u kujtuar fjalët e Zotit
në lidhje me martesën si e krijuar
nga Zoti p.sh.: “Zoti tha: Njeriu
nuk është mirë të rrijë vetëm, do
t’i bëj një ndihmës ( grua) që i
leverdis (Zan.2:18). Për këtë
arsye njeriu do të braktisë
babanë dhe nënën e tij, do të
bashkohet me gruan e tij, dhe do
të jetë një mish i vetëm” (Zan.
2:24). Sipas kësaj historie, këtu e
ka zanafillën dhe simboli i zemrës,
për të dashuruarit. Shën Valentini
u arrestua nga autoritetet romake
dhe u dënua me vdekje si shkelës i
ligjit. Ai, para se të ekzekutohej, ki-
shte shëruar nga verbëria vajzën e
rojtarit të burgut me emrin Xhulia
dhe në mbrëmjen para ekzekutimit
ai i shkroi një letër kartolinë ku e
frymëzonte që ajo të qëndronte në
besimin e moralin e krishterë, duke
dashur Zotin mbi gjithçka. Shprehja
“nga Valentini yt” përdorur në atë
letër është bërë e njohur edhe sot
dhe përdoret në kartolinat që nda-
hen në këtë ditë. Mbi varrin e shenj-
torit, Xhulia mbolli një filiz bajameje
ngjyrë rozë. Sipas kësaj historie, pe-
mët rozë të bajameve janë bërë si-
mbol të dashurisë dhe miqësisë së
vërtetë.
Pavarësisht nga këto të dhëna,
autenticiteti i tyre mbetet për t’u
diskutuar sepse, siç thamë, ka disa
shenjtorë me emrin shën Valentin .
Mësimi
i Kishës Orthodhokse
Sipas mësimit të Kishës
Orthodhokse, lidhjet seksuale janë
të shenjta dhe të pastra vetëm
brenda bashkëjetesës në martesë,
e cila bekohet në Kishë nga Krishti.
Marrëdhëniet jashtë martesore,
pavarësisht nga premtimi dhe
justifikimi, janë të ndaluara dhe jo
të bekuara. Akti seksual në mar-
tesën e bekuar sjell fryte dhe lindje
fëmijësh, dhe vetë Kisha lutet për
një shtrat martesor të panjollë, për
lindje fëmijësh dhe për çdo bekim
tokësor dhe shpirtëror që i nevojitet
kësaj familjeje të re, e cila formohet
në martesë me një bashkim të
përjetshëm dhe vazhdon edhe
mbas vdekjes fizike në Mbretërinë
e Zotit. Megjithatë, akti seksual i
dashurisë nuk kufizohet vetëm në
lindjen e fëmijëve. Ai ekziston edhe
për bashkim në dashuri dhe ndërtim
të ndërsjellë të atyre që janë të
martuar, prandaj edhe thuhet:
“Burri lë nënën dhe babanë e vet,
bashkohet me gruan e tij dhe bë-
het një mish i vetëm ” (Zan. 2:24)
ose ,”Le të ketë secili gruan e vet
dhe secila grua burrin e vet,
burri le të kryejë detyrën marte-
sore ndaj saj, por edhe ashtu
gruaja ndaj burri ” (I Kor 7:3).
Seksi (erosi) në martesë është i
bekuar dhe produkt i dashurisë
(agapi) së vërtetë të çiftit, i cili nuk
jeton vetëm për vete në mënyrë dhe
kënaqësi egoiste, por për tjetrin në
një përmbushje të vazhdueshme që
nga dy bëhen një mish në një ba-
shkim të përsosur dhe të përjet-
shëm. Kjo dashuri e sinqertë për-
mbushet në Krishtin, që është Dhë-
ndri i shpirtit besimtar, dhe në
Kishë, me anë të misterit të marte-
sës. Por, siç thotë edhe shën Joan
Gojarti (shek. IV), “edhe martesat
pagane janë të shenjta dhe të pastra
kur dashuria e vërtetë është e pra-
nishme dhe çiftet janë dhënë njëri-
tjetrit përjetësisht me një besnikëri
të pafundme dhe përkushtim të
ndërsjellë.”

3