EmailFacebookKontakt

135 vjet nga lindja e Imzot Theofanit (Nolit)

135 vjet nga lindja
e Imzot Theofanit (Nolit)
Fan S. Noli (1882-1965) është dhe do të mbetet
në jetë të jetëve një figurë e shquar në botën shqip-
tare, si një fetar, njeri i ditur, poet, shkrimtar dhe
burrë shteti. Ai është themeluesi i së parës Kishë
Orthodhokse Shqiptare në SHBA, më 1908. Ka
përkthyer dhe është autor i mbi 42 librave liturgjikë,
historikë e letrarë, në të dyja gjuhët, në shqip e
anglisht dhe konsiderohet një nga njerëzit më të
ndritur të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Përkthimi
i Testamentit të Ri, nga greqishtja në anglishten e
sotme, është cilësuar si një nga kryeveprat e tij, e
pasuar nga një numër i madh përkthimesh të litur-
gjisë dhe muzikës kishtare të Kishës Orthodhokse,
në të dyja gjuhët, shqip dhe anglisht. Zotërues, në
mënyrë të përkryer, i 12 gjuhëve të huaja …
Atë Arthur Liolini
për Imzot Theofanin

3