Në kuadër të pilotimeve me
TOEFL Junior, më 5 mars 2015
u testuan maturantët e shkollës
së mesme shqiptaro – amerikane
“Protagonistët”.
Ditën e hënë, më 23 mars, në
mjediset e shkollës “Prota-
gonistët” të Kishës, u zhvillua
ceremonia e shpërndarjes së
11 nxënës të shkollës “Protagonistët”
marrin Certifikatën GOLD të TOEFL Junior
Certifikatave të TOEFL Junior.
Maturantët e kësaj shkolle dolën
shumë mirë në testim, falë punës
që bëhet nga vetë ata në radhë të
parë, por dhe mësuesve që japin
lëndën e anglishtes dhe punojnë me
përkushtim (disa nga mësueset, si
dhe drejtorja e shkollës janë ame-
rikane).
Nga 20 nxënës që morën pjesë
në testim, 11 prej tyre morën
Certifikatën GOLD (nga 900 pikë
të mundshme fituan mbi 845 pikë).
Certifikatat e 11 nxënësve më të
mirë u shpërndanë nga vetë zv/mi-
nistrja e Arsimit dhe e Sportit znj.
Nora Malaj, njëkohësisht dhe
Kryetare e Maturës Shtetërore, me
pjesëmarrjen e përfaqësuesve të
organizatorëve amerikanë dhe
shqiptarë të TOEFL Junior.
Këto Certifikata janë të vlef-
shme dhe u bashkëngjiten doku-
menteve të nxënësve në provi-
met e Maturës Shtetërore, e cila
është Matura e parë për Gjim-
nazin tonë.