Ngjarjet e fundit mes Greqisë
dhe Shqipërisë kanë acaruar ma-
rrëdhëniet diplomatike mes dy
vendeve. Duket se Tirana dhe Athi-
na zyrtare kanë lënë në tryezë për
momentin, të gjitha bashkëpunimet
dhe marrëveshjet mes tyre, të pak-
tën sa të kalojë kjo valë e nxehtë
nacionalizmi që ka pushtuar dy po-
pujt.
Ekzekutimi i Konstandin Kaci-
fasit dhe më pas i Petrit Zilfës, janë
dy ngjarje të lidhura me njëra-
tjetrën. Policia shqiptare tha se i
ndjeri Kacifas ka qëlluar mbi poli-
cinë para se të ekzekutohej, ndër-
sa policia greke tha se i ndjeri Zilfa,
është vrarë nga një shtetas grek
ekstremist pas debatit të tyre për
rastin Kacifas.
Dashuria që mund urrejtjen…
Cilido qoftë shkaku, të dyja fa-
miljet janë në zi dhe secili prej nesh
duhet të shprehë ngushëllimet e tij.
Por rritja artificiale e naciona-
lizmit, që i shërben vetëm disa qar-
qeve ekstreme dhe dashakeqe në
vendin tonë, nuk ndihmon në
zbardhjen e ngjarjeve dhe as në
përmirësimin e marrëdhënieve
mes dy vendeve fqinje.
Them rritje artificiale, sepse
populli shqiptar nuk është brumo-
sur me ndjenjë të nacionalizmit
ekstrem. Por kjo lloj rryme po për-
hapet në Shqipëri nga disa individë,
me qëllimin e vetëm për të sulmuar
disa institucione dhe për të krijuar
trazira dhe pakënaqësi në vend.
Duke marrë armët dhe duke
nisur sulmet me shpifje, akuza apo,
aq më rëndë, duke sulmuar një per-
son fizikisht, nuk tregon nivel civi-
lizimi dhe nuk shpreh atdhedashu-
rinë tonë.
Në Shqipëri, në zonën e Jugut,
jeton komuniteti grek dhe në Greqi
jetojnë mbi 500 mijë shqiptarë.
Vetëkuptohet se mes nesh dhe mes
tyre, përveç marrëdhënieve të për-
ditshme, mund të lindin edhe kon-
flikte mes dy individëve, që mund
të ketë pasoja të rënda. Duke qenë
se bashkëjetojmë dhe bashkëpu-
nojnë me njëri-tjetrin, këto janë
ngjarje fatkeqësisht të pashmang-
shme. Por kjo nuk do të thotë që
pse një shtetas grek vrau një shqip-
tar, ai përfaqëson të gjithë Greqinë
dhe anasjelltas.
Të gjithë ne, duke ruajtur vlerat
e kombit dhe pavarësinë e vendit
tonë duhet të tregojmë anën më të
mirë në marrëdhëniet mes vendeve
fqinje.
Ajo që është e papranueshme,
është sulmi menjëherë pas këtyre
dy ngjarjeve tragjike, ndaj Kryepi-
skopit të Tiranës, Durrësit dhe të
Gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasit.
Kisha Orthodhokse Autoqefale
e Shqipërisë nuk ka asnjë lloj për-
fshirjeje në këto ngjarje të trishtu-
ara dhe i gjithë komuniteti ortho-
dhoks shpreh keqardhjen e tij.
Disa individë, që e dinë se po
shave Kishën Orthodhokse del në
media, dolën e hodhën helmin e
(vijon në faqen 10)
radhës ndaj Kryebariut të Kishës,
Imzot Anastasit.
U ngrit pyetja pse Kryepiskopi
Anastas nuk reagoi në lidhje me
rastin Kacifas. Ky i fundit nuk ish-
te klerik dhe nuk përfaqësonte Ki-
shën Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë, pavarësisht nëse ishte
apo jo besimtar.
Arsyet pse Kacifas doli kundër
policisë shqiptare mund të jenë të
shumta, por nuk ekziston mundë-
sia që përplasja e tyre të jetë nxitur
nga Kisha Orthodhokse.
Ajo që i mbetet Kryepeshkopit
Anastas është që të lutej dhe të
shprehte ngushëllimet për të ndje-
rin dhe për familjen e tij.
Por fakti që Kacifas ishte i mi-
noritetit grek, individë fundërrina
që vuajnë për dy kacidhe lekë dhe
për të bërë bujë artificiale dolën
dhe hodhën baltë mbi gjithë komu-
nitetin orthodhoks, duke sulmuar
sërish Kryepiskopin Anastas.
Duhet ta kenë më se të qartë
që Kryepiskopi Anastas është kreu
i Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë e përfaqëson gjithë
komunitetin orthodhoks në vendin
tonë, por vetëm në anën shpirtërore.
Nëse një orthodhoks apo një
mysliman kryen një krim, ai nuk
përfaqëson Komunitetin e tij fetar.
Më pas erdhën sulmet pse
Kryepiskopi nuk ka ngushëlluar
familjen e të ndjerit Petrit Zilfa.
Edhe këtu dolën blof. Kryepiskopi
i kishte ngushëlluar të dyja familjet.
Këto sulme ndaj Kishës Ortho-
dhokse Autoqefale të Shqipërisë
kanë një qëllim të errët dhe dasha-
keq, jo vetëm kundër Kryepisko-
pit Anastas, por ndaj të gjithë ko-
munitetit orthodhoks.
Para pak ditësh, një vajzë e re,
studente në Rodos të Greqisë, u
rrah dhe u godit me sende të forta
në kokë nga një shqiptar. Ky i fun-
dit tentoi ta përdhunonte të renë, e
cila e kundërshtoi. Ai bashkë me
një mikun e tij e goditën dhe më
pas e hodhën në det, ku dhe e reja
u mbyt. Asnjë prej shqiptarëve nuk
doli të ngushëllonte familjen e kë-
saj vajze të re. Po të ishte vajza
me origjinë shqiptare, sulmet do të
kishin nisur edhe një herë nga
fillimi. Ashtu siç ndodh edhe në
vendin fqinj, i cili nuk mban më pak
gabime sa i takon nacionalitetit të
verbër.
Ky i ri shqiptar që vrau këtë vaj-
zë të re, nuk përfaqëson as shtetin
shqiptar, as origjinën e tij. Ai do të
përballet në gjyq për kafshërinë e
tij që i mori jetën një vajze të re.
Ajo që dua të theksoj është që
këta individë duhet të heqin dorë
nga sulmet helmuese ndaj Krye-
piskopit Anastas dhe Kishës Ortho-
dhokse Autoqefale të Shqipërisë,
sepse nuk kanë asnjë lidhje me
ngjarje të shëmtuara që fshihen pas
nacionalizmit ekstrem. Për 26 vjet
me radhë, Kryepiskopi Anastas
është kujdesur që vreshtin ortho-
dhoks në Shqipëri ta kultivojë me
farën e paqes e të dashurisë, ku-
ndër dhunës dhe urrejtjes. Fatkeqë-
sisht, disa individë ende nuk kanë
mësuar as si t’i luten Zotit, por ësh-
të dashuria ajo që e mund urrejtjen
Nga Esido Barkaj
Botuar në gazetën
“Mapo”
(vijon nga faqja 9)