Disa faqe interneti dhe gazeta shqiptare u ngutën të ribotojnë
një artikull të z. G. Kapllani, që kishte si argumentin e tij kryesor
një nënkuptim fyes, ku thoshte se Kryepiskop Anastasi u intere-
sua dhe shprehu ngushëllimet e tij vetëm për familjen Kacifa dhe se
u tregua indiferent për familjen e Petrit Zilfës, që u vra në mënyrë të
padrejtë. Ky pohim është krejtësisht i pavërtetë! Kryepiskopi
Anastas ka ngushëlluar të dyja familjet. Ai i shprehu ngushë-
llimet e tij familjes Zilfa, më 5 dhjetor 2018.
Kryepiskopi Anastas ka ngushëlluar të dyja familjet
Ata që e njohin se si është e vërteta, e dinë fare mirë se Krye-
piskopi Anastas merr pjesë me respekt dhe dhembshuri në vuaj-
tjen e njerëzve dhe përballet me ngjarjet, në heshtje dhe gjykim të
thellë, pavarësisht kërcënimeve, që merr kohë pas kohe nga gru-
pe ekstremiste të të dyja vendeve. Qarqe të mirinformuara dhe
objektive në Shqipëri dhe në Greqi, e njohin mirë faktin se, për 27
vjet, Kryepiskopi Anastas lufton për paqen, mirëkuptimin dhe
respektin reciprok midis njerëzve dhe popujve.
Tiranë, 7 dhjetor 2018
KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË