EmailFacebookKontakt

Lipsanet nuk janë objekte muzeore

Bëmat e komunizmit nuk
shuhen megjithëse po afrojnë
30 vite të ardhjes së demo-
kracisë dhe rifitimit të lirisë
fetare. Nëpër muzetë e depot
shtetërore, krahas ikonosta-
seve të gdhendura mjeshtë-
risht, ikonave e sendeve të
shenjta me vlera shpirtërore e
artistike të pakrahasueshme,
të grabitura në kishat tona
orthodhokse apo edhe të do-
kumenteve të arkivave kishta-
re, ka edhe lipsane të shenjta.
Nëse për të parat bëhet de-
magogji e hidhet tym, duke
abuzuar me vlerat e tyre mbarë-
Lipsanet nuk janë objekte muzeore

kombëtare (megjithëse ka një
marrëveshje me Shtetin, që është
ligj, për t’i kthyer), këto të fundit
është krejt e pajustifikueshme të
vazhdojnë të përdhosen nga du-
ar jobesimtare. Lipsanet e shenjta
në asnjë rast nuk përbëjnë vlera
muzeore ose trashëgimie, por janë
vetëm objekt nderimi dhe faljeje
nga besimtarët dhe çdo çast që
kalojnë në ambiente laike janë një
vazhdim i sakrilegjit të ndër-
gjegjshëm që bëri regjimi komu-
nist.

2