EmailFacebookKontakt

Qendra Kulturore në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

Qendra Kulturore dhe e Kon-
ferencave në kompleksin e Ka-
tedrales “Ngjallja e Krishtit” në
Tiranë, është një tjetër dhuratë nga
Kryepiskopi Anastas, jo vetëm
për Katedralen dhe komunitetin
orthodhoks, por për gjithë krye-
qytetin.
Kjo qendër u realizua duke
shfrytëzuar dy katet e nëndhe-
shme, nën sheshin e kishës ka-
tedrale. Qendra përmban amfi-
teatër, salla e të cilit është e aredu-
ar me pajisjet më bashkëkohore
dhe, si e tillë, plotëson të gjitha
nevojat për organizimin e veprim-
tarive të ndryshme, si: shfaqje,
koncerte, konferenca etj. Amfi-
teatri ka një kapacitet prej 500-
850 vendesh. Krahu i mjediseve
ndihmëse, prapa-skenave, i kri-
jon mundësi kësaj salle që të për-
doret dhe si teatër.
Amfiteatri funksionon që nga
viti 2012 dhe janë organizuar me
qindra aktivitete. Përveç aktivi-
teteve që organizon Kisha jonë, si:
koncerte festive, diplomime të
Qendra Kulturore në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”
studentëve të Kolegjit Universitar
“Logos, të shkollës “Protago-
nistët”, organizohen aktivitete dhe
nga ambasadat e huaja të akredi-
tuara në Tiranë, nga Kryemini-s-
tria, ministritë e ndryshme, nga
kompani lider në vend, nga shkolla
publike e jopublike, promovime
librash, koncerte recitale etj. Gji-
thashtu, kohët e fundit, kemi një
bashkëpunim me Teatrin e Operës
dhe Baletit, ku disa nga premierat
e tij do të zhvillohen në qendrën
tonë. Kushdo që e viziton për herë
të parë këtë sallë, mbetet i mah-
nitur dhe shprehet: “Ekziston vërtet
një sallë e tillë në Tiranë, në qendër
të saj?”, dhe shprehin përgëzime
për arkitektin e kësaj qendre, për
kushtet, aredimin, akustikën, për
ngrohtësinë që transmeton ky am-
bient. Arkitekti që na ka dhuruar
këtë margaritar në qendër të Ti-
ranës nuk mund të jetë askush
tjetër përveçse Kryepiskopit Ana-
stas, veprat e të cilit janë të shum-
ta. Prandaj i jemi mirënjohës dhe
e falënderojmë nga zemra. I lute-
mi Perëndisë t’i japë vite të shum-
ta e të bekuara, për të na dhuruar
sa më shumë vepra të tilla, të cilat
janë në dobi të të gjithëve.
Duke e mbyllur këtë shkrim për
sallën e Amfiteatrit të Qendrës
Kulturore, po citoj një shprehje të
Kryepiskopit Anastas: “E bukura,
e vërteta dhe dashuria shkojnë të
tria bashkë”.
Dhe në këtë Qendër Kulturore
kjo shprehje gjen zbatim më së
miri.
Jovan Rusku

1