Nga atë Grigor Pelushi
Përgjegjës i Radios “Ngjallja”
Përmes këtij shkrimi, dua të
përmbledh disa ndryshime të rë-
ndësishme që janë bërë në pu-
nën dhe transmetimet e Radios
“Ngjallja”, ndryshime që e lidhin
më shumë komunitetin orthodhoks
me Kishën tonë.
Falë investimeve të mëdha dhe
të pakursyera nga Fortlumturia e
Tij, Kryepiskopi Anastas, i cili ka
qenë edhe themeluesi i saj, sot
aktiviteti i Radios sonë zhvillohet
në dy drejtime:
1. Prodhimi i emisioneve:
Me statusin e ri të fituar, Radio
“Ngjallja” ka karakter tërësisht
komunitar dhe fetar. Pasurimi i
programit të radios me emisione të
reja varet nga kontributi që japin
klerikët, teologët dhe katekistët e
Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë. E rëndësishme ësh-
të edhe pjesëmarrja e të rinjve,
vullnetarëve dhe të gjithë atyre që
duan të japin një kontribut për ra-
dion tonë dhe për komunitetin or-
thodhoks.
Muajt e fundit, Radio “Ngjallja”
ka sjellë edhe disa risi:
a) Predikimet e të dielave të
Mitropolitëve.
b) Biseda me të ftuar në studio;
me specialistë të fushave të ndry-
shme.
c) Emisioni në fundjavë “Dë-
shmi të Krishtera”, me rrëfime per-
sonale të njerëzve nga jeta kish-
tare.
Radio “Ngjallja” – zëri i Kishës Orthodhokse
Një kontribut mjaft të vlefshëm kulturor Kisha Orthodhokse Auto-
qefale e Shqipërisë ka dhënë edhe përmes medias. Ky radiostacion,
që nga prilli i vitit 1998 kur lëshoi sinjalin e tij nëpër aparatet radiofo-
nike të besimtarëve të Tiranës dhe Durrësit me “Ju flet Radio ‘Ngjallja’,
në FM 88.5 Mhz”, pasqyron veprimtarinë e Kishës sonë dhe një pro-
gram mjaft të gjerë kulturor.
Përgjatë viteve, radioja ka evoluar si në programacion ashtu edhe
në personelin e saj. Në stafin e kësaj radioje kanë punuar dhe kontri-
buojnë figura të njohura të fushës së kulturës e artit, si edhe klerikë e
teologë të njohur.
Që nga viti 2001 transmeton 24 orë, emisione dhe muzikë. Emisio-
net janë informative, ku përfshihen lajme, radio-kronika, radio-repor-
tazhe, shërbesa kishtare, emisione social-kulturore, me karakter edu-
kativ, duke synuar rritjen e vlerave shpirtërore si dhe rritjen e njohurive
në fushën e artit, kulturës, sportit etj. Kjo radio përfshin të gjitha moshat.
Së fundi, ajo e ka shtrirë transmetimin edhe në zona të tjera të vendit.
d) Intervista audio-vizive me
politikanë, historianë dhe aka-
demikë që dëshirojnë të flasin për
bashkëjetesën fetare dhe vlerësi-
me për punën 26-vjeçare të Krye-
piskopit dhe të Kishës.
2. Transmetimi 24 orë në FM
dhe Online 24.
Së pari, dua të shpreh një falë-
nderim të nxehtë për Kryepisko-
pin Anastas, për gjithë ç’ka bërë
që transmetimet jo vetëm të va-
zhdojnë, por edhe të përmirëso-
hen në cilësi dhe të zgjerohen në
shtrirje. Me bekimin dhe fondet
e dhëna nga Fortlumturia e Tij,
kohët e fundit në Radio u kryen
investime të rëndësishme, si në
anën teknike të studiove, ashtu
edhe në antenat dhe pajisjet e
transmetimit.
Programi i Radios po pasurohet
gjithmonë e më shumë, përfshin të
gjitha moshat me emisione fetare
dhe sociale, ku trajtohen tema të
aktualitetit. Ajo përcjell mesazhet
shpirtërore të Besimit Orthodhoks
dhe gjendet pranë besimtarëve të
krishterë me emisione të ndryshme,
ku nuk mungojnë edhe transmeti-
me të drejtpërdrejta të shërbesave
dhe të Liturgjive Hyjnore nga
Katedralja “Ngjallja e Krishtit”, në
Tiranë.
Radio “Ngjallja” e ka pasuruar
transmetimin e saj me një program
mjaft të gjerë e të larmishëm për
shoqërinë shqiptare, me muzikë të
përzgjedhur, kryesisht bizantine,
kishtare dhe klasike, si dhe me
emisione të ndryshme. Klerikë dhe
përfaqësues të Kishës sonë kanë
gjetur tek ajo një dritare për t’ua
përcjellë mesazhet e tyre besim-
tarëve kudo që arrin sinjali.
Gjithashtu, Radios “Ngjallja” iu
rinovua licenca nga AMA, duke
shtuar edhe zonat e reja të tran-
smetimit, duke qenë të pranishëm
me valët tona edhe te besimtarët e
mitropolive.
Tani Radio “Ngjallja” mund të
dëgjohet në: Tiranë, në 88.5 MHz,
Durrës, në 88.5 MHz, Korçë, në
88.7 MHz, Elbasan, në 93.4 MHz,
Fier, në 98.7 MHz.
Gjithashtu duam të falënderoj-
më të gjithë ata besimtarë që i janë
përgjigjur thirrjes për të kontribu-
uar për Radion “Ngjallja” në mje-
diset e saj të reja.