Po kur erdhi plotësia e kohës, Perëndia dërgoi të Birin, që lindi prej gruaje
dhe që ishte nën ligj, që të shpërblejë ata që ishin nën ligj, që të marrin
birësinë. Edhe meqenëse jemi bij, Perëndia dërgoi Frymën e Birit të tij në
zemrat tuaja, që thërret: Abba, o Atë. Prandaj nuk je më shërbëtor, po bir;
dhe në je bir, je edhe trashëgimtar i Perëndisë me anë të Krishtit.
(Galatianëve 4:4-7)