EmailFacebookKontakt

Gëzuar Krishtlindjen! Antidoti i pasigurisë

GËZUAR KRISHTLINDJEN!
Antidoti i pasigurisë
Në paqartësinë dhe pasigurinë që janë përhapur kudo dhe që mundojnë sot
zemrat tona, e kremtja e Krishtlindjes vjen për të rigjallëruar diçka të qartë dhe
të thjeshtë: “Perëndia është bashkë me ne” – pikërisht, kështu quhet Shpëtimtari
që po vjen: Emanuel. Fjala e Perëndisë u mishërua. Erdhi dhe qëndron bashkë me
ne. Dritë, ngushëllim, fuqi dhe jetë.
Ajo që kërkohet gjithmonë nga ne është të forcojmë besimin, përkushtimin dhe
dashurinë tonë ndaj Tij, duke u njëtrajtësuar me të vërtetën dhe me Vullnetin e
Tij. Ky është antidoti më i efektshëm ndaj virusit të pasigurisë.
Krishtlindje të bekuara! Viti i Ri qoftë i mbushur me sigurinë e pareshtur për
praninë e Emanuelit në ecurinë tonë të përditshme.
Gjithmonë, me dashuri të thellë,
† Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë

2