Me rastin e 60-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në UNESCO,
në Selinë e UNESCO-s në Paris, është hapur ekspozita “Dritare në
Artin Mesjetar Shqiptar”. Ekspozita përmban një koleksion të rrallë të
ikonave të artit bizantin e postbizantin.
Deri këtu çdo gjë duket në rregull, por…
Ikonat, pavarësisht se administrohen nga shteti, janë pronë e Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, së cilës iu grabitën nga regjimi
komunist. Teorikisht dhe ligjërisht ajo duhej, më minimalja, të njoftohej se
çfarë bëhet me pronat e saj. Në Ligjin Nr.10057, datë 22.1.2009, Për
ratifikimin e
“MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË
MINISTRA VE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KISHËS
ORTODOKSE AUTOQEFALE TË SHQIPËRISË PËR RREGU-
LLIMIN E MARRËDHËNIEVE TË NDËRSJELLA”
. Ku në Nenin
22, thuhet: “1. Shteti i njeh Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipëri-
së të drejtën e pronës mbi sende të luajtshme dhe të paluajtshme.
2. Shteti do t’i kthejë dhe kompensojë Kishës Ortodokse Autoqefale
të Shqipërisë të gjitha pronat, me përparësi objektet e kultit tashmë
të njohura nga të gjithë, të cilat kanë qenë për shekuj qendra
shpirtërore dhe kulturore të komunitetit ortodoks dhe përbëjnë
historinë e këtij komuniteti, si objektet e kultit, manastiret e shenjta,
pasuritë, arkivat e saj, të konfiskuara nga regjimi komunist, në
përputhje me legjislacionin në fuqi.”
Problemi i pronave të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë,
të grabitura nga regjimi komunist ateist dhe ende të pakthyera, është më
i gjerë. Përfshihen në të mbi 100 kisha, mijëra ikona, enë të shenjta dhe
libra të shenjtë të shërbesave, arkiva të ndryshëm etj. Madje, nëpër muze
mbahen duke u përdhosur edhe lipsane të çmuara për vlerën e pamasë
shpirtërore të shenjtorëve orthodhoksë, të cilat mbahen aty, megjithëse
nuk përbëjnë vlera kombëtare apo muzeore.
Së dyti, mes këtyre ikonave të shenjta ndodhet edhe një ikonë e marrë
nga ikonostasi i një kishe orthodhokse, i cili do t’i falet UNESKO-s. Me
vendimin nr. 564, datë 29.9.2018, u vendos nga Këshilli i Ministrave, që
një objekt kishtar i grabitur nga regjimi komunist, edhe pas gati 30 vjetësh
në administrim të Shtetit, t’i dhurohet UNESCO-s, në kuadër të 60-vjeto-
rit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë Organizatë. Bëhet fjalë për një
vlerë të rrallë të krijuar nga Kisha Orthodhokse për nevojat shpirtërore
dhe jo për qëllime muzeore laike: “Ngjallja e Llazarit”, e shek. XVIII, e
vëllezërve Konstandin dhe Athanas Zografi, që ndodhet në Muzeun e
Artit Mesjetar në Korçë.
Po a nuk na kanë thënë gjithmonë se UNESKO-ja është ajo që mbron
trashëgimitë nga keqpërdorimi dhe grabitja? A mund ta pranojë ajo një
dhuratë të tillë?
Dhe së fundi, në të gjitha njoftimet për ekspozitën në fjalë nuk për-
mendet asnjëherë fjala “Orthodhokse”. Shumë-shumë shkohet deri te
fjala “art bizantin”. Duket se organizatorëve u vjen turp që gjithë kultura
mesjetare përmblidhet në disa ikona orthodhokse, si vlerat më të spika-
tura të trashëguara!!!
Kur pronari i ligjshëm nuk zihet fare në gojë
† Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit
dhe i Gjithë Shqipërisë