EmailFacebookKontakt

Në 45-vjetorin e fjetjes – Irine Banushi, martir i Kishës sonë Orthodhokse

Më 25 nëntor të vitit 1973 u largua nga kjo
botë për t’u prehur në Parajsë, episkopi ndih-
mës i Kishës Orthodhokse, Hirësia e Tij Irine
Banushi, që mbante titullin Episkop i Apollonisë.
Ai ishte një njeri me botë e kulturë të madhe
dhe besim të patundur te Perëndia. Në momente
të vështira luajti një rol të rëndësishëm për
Kishën, madje duke sakrifikuar shumë nga jeta
e tij.
Ai lindi në një familje orthodhokse në
Shkodër, më 18 gusht 1906. Shkollën e mesme
e kreu në gjimnazin “Ilirikum” të françeskanëve,
po në Shkodër. Duke ndier një thirrje të brend-
shme për t’i shërbyer Pe-
rëndisë, ai vazhdoi më-
simet në Seminarin e Ce-
tinjës, të cilin e mbaroi më
1931. Pastaj ndoqi Fakul-
tetin e Teologjisë në Uni-
versitetin e Beogradit, ku
u diplomua në vitin 1938.
Sapo u kthye në atdhe,
u emërua nga Kryesia e
Kishës mësues në Semi-
narin Orthodhoks “Shën
Pavli”, në Tiranë dhe një-
kohësisht nga Ministria e
Arsimit, si mësues i lati-
nishtes dhe i historisë në
Gjimnazin e Shtetit. Gji-
thashtu, si njeri i apasio-
nuar pas muzikës bizan-
tine dhe njohës i mirë i saj,
ai u aktivizua që në fillim në korin e Kishës në
Tiranë. Ishte shumë i dashur e komunikues dhe
bëri miq të shumtë në rrethin shoqëror të kohës.
Si njeri me kulturë të gjerë, episkop Irineu
lexonte shumë dhe njëkohësisht kishte aktivi-
tet botues. Shkruante artikuj, libra si dhe për-
kthente, duke bashkëpunuar në revistat e Ki-
shës, si “Predikimi” dhe “Jeta Kishtare”. Kishte
mendime përparimtare e atdhedashëse e për
këto arsye, në gusht të vitit 1939 u arrestua nga
fashistët italianë dhe u internua në Itali.
Në qershor të vitit 1940, ai kthehet në atdhe
dhe me fillimin e vitit të ri shkollor rimori të gjitha
detyrat e mëparshme, deri më 15 janar të vitit
1942. Në këtë kohë, ndërsa Kisha përballej me
presionin nga fashistët për t’iu dorëzuar unia-
tizmit, duke iu përgjigjur një propozimi të bërë
nga Kryepiskopi Kristofor Kisi, vendosi të hy-
nte në jetën klerikale.
Kështu, shkoi në Manastirin e Shën Naumit
dhe më 30 janar 1942 hirotoniset në hiero-
dhjakon, një ditë më vonë në hieromonak dhe
Irine Banushi – martir i Kishës sonë Orthodhokse
merr titullin arkimandrit me emrin Irine; ditën
tjetër, më 1 shkurt hirotoniset episkop, duke
marrë titullin “Episkop i Apollonisë”. Mbasi u
ushtrua për pak kohë në kryerjen e shërbesave
fetare, kthehet në Tiranë më 8 mars, ku pritet
me ngrohtësi nga orthodhoksët e Tiranës, me
një ceremoni të veçantë.
Filloi të meshonte në të gjitha dioqezat e
vendit dhe u jepte kurajë besimtarëve që, me
durim e përpjekje, të përballonin kohën e vështi-
rë të pushtimit fashist. Predikimet i trajtonte në
mënyrë mjaft tërheqëse, duke vënë në qendër
sakrificën dhe ngjalljen e Zotit Krisht dhe
dashurinë për Perëndinë e atdheun, duke për-
dorur konkretizime sa fetare dhe jetësore.
Pas çlirimit, për Hirësi Irineun filluan edhe
zhgënjimet e mëdha, me kufizimet e lirisë së
besimit dhe ndërhyrjet politike në fe nga pushteti
diktatorial. Ideologjia e pushtetit të ri ateist ish-
te kundër fesë dhe njerëzve të saj, duke harruar
kështu edhe rolin e tyre në jetën shoqërore, në
kulturën e trashëgiminë e vendit.
Më 12 korrik 1945 caktohet nga Sinodi i Ki-
shës si Mitropolit i Gjirokastrës, por nuk e lejuan
që ta ushtronte këtë mision dhe më pas, më 28
tetor 1946, arrestohet dhe, pas hetimeve të zgja-
tura, më 17 prill 1947 iu komunikua dënimi me
pesë vjet heqje lirie. Përfitoi nga një amnisti dhe
doli nga burgu më 28 prill 1949 dhe menjëherë
shtrohet në sanatoriumin e Tiranës, sepse në
burg ishte sëmurur rëndë nga tuberkulozi. Më
pas izolohet në manastirin e Shën Vlashit në
Durrës.
Ishte koha kur pushteti diktatorial po përpi-
qej të vinte plotësisht nën kontroll komunitetet
fetare. Hirësia kontribuoi për përpilimin e Sta-
tutit të Kishës “duke zgjedhur midis shumë të
këqijave atë më të voglën”, por pavarësisht nga
kontributi, nuk u thirr në Kongresin III të Ki-
shës, që u mbajt në shkurt të vitit 1950. Në va-
zhdim iu kërkua nga organet shtetërore dorë-
zimi i episkopëve të zgjedhur nga shteti, të cilët
nuk plotësonin kriteret fetare, por ai nuk pranoi
dhe, për këtë arsye, mosbindje ndaj pushtetit,
arrestohet dhe burgoset përsëri me pesë vjet
heqje lirie.
Pas kryerjes së plotë të dënimit, ai lirohet
më 25 gusht 1957 dhe internohet në manasti-
rin “Lindja e Hyjlindëses
Mari” në Ardenicë, ku je-
toi deri në vitin 1967 në
varfëri, por me dinjitet dhe
gjithmonë i lidhur me be-
simtarët e banorët e zonës.
Kontribuoi sa mundi edhe
për sistemimin e dokumen-
teve që kishin mbetur në
manastir dhe grumbulli-
min e të dhënave historike
për të.
Në vitin 1967, që në fi-
llim të fushatës së prishjes
së objekteve të kultit, ai
ndikoi drejtpërdrejt te të
rinjtë që erdhën nga Fieri
për të prishur manastirin
e Ardenicës dhe po me
këmbënguljen e tij, nëpër-
mjet një fjalimi të mbajtur në atë moment, u
arrit që të mos vihej dorë dhe kështu e kemi
edhe sot të paprekur këtë Shtëpi Perëndie dhe
vepër historike.
Për të jetuar, hirësia filloi punë në ndërmarr-
jen e ndërtimit të hekurudhave. Në fillim si punë-
tor, më pas si magazinier, dhe në fund si llogari-
tar i parë në parkun e automjeteve në Lushnje.
Gjendja e tij shëndetësore filloi të përkeqë-
sohej dhe ai ndërroi jetë në Tiranë, më 25 nëntor
1973, në shtëpinë e mbesës. Aty, brenda mun-
dësive të kohës, iu bënë tërë nderimet e duhura
ceremoniale. Madje me shumë kujdes dhe në
fshehtësi u kryen dhe shërbesat fetare.
Me rastin e 45-vjetorit të fjetjes më Zotin të
Episkopit të Apollonisë, Imzot Irine Banushit,
në katedralen e Shën Gjergjit në Fier u bë Shër-
besa e Përkujtimores. Gjithashtu u bë një për-
shkrim i jetës dhe kontributit të Imzot Irineut,
“Martirit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë”, siç e ka quajtur teologu i shquar
Dhimitër Beduli.

Në 45-vjetorin e fjetjes

2