EmailFacebookKontakt

Fëmijët nuk përfaqësojnë vetëm të ardhmen tonë, por edhe të tashmen mbi të cilën ndërtohet e ardhmja

Është gëzim shumë i madh për ne, që këtë
vit po vizitojmë përsëri zyrat qendrore të Këshi-
llit Botëror të Kishave me rastin e festimit të
70- vjetorit të tij. Në këtë çast sytë tanë nuk
janë kthyer ndaj së shkuarës së përbashkët, por
shohin përpara, nga e ardhmja jonë e përbashkët:
fëmijët tanë. Është e rëndësishme të mbajmë
parasysh që fëmijët nuk përfaqësojnë vetëm të
ardhmen tonë, por edhe të tashmen mbi të cilën
ndërtohet e ardhmja. Jo rastësisht në Ungjill Zoti
ynë i prezanton fëmijët dhe fëmijërinë si një
ekzistencë e hapur ndaj Perëndisë – si çelësin
për të hyrë në mbretërinë e Tij. Jisu Krishti tha:
“Lërini fëmijët e vegjël dhe mos i ndaloni të vij-
në tek unë, sepse e të këtillëve është mbretëria
e qiejve” (Matth. 19:14). Në vend tjetër Ai tha:
“Me të vërtetë po ju them juve, në mos u kthef-
shi e të bëheni si fëmijët e vegjël, nuk do të hyni
kurrë në mbretërinë e qiejve” (Matth. 18:3).
Është ekstremisht trishtuese të shikosh se
në botën e sotme fëmijët abuzohen apo kërcë-
nohen – në disa raste madje edhe në komunite-
tet tona kishtare. Mbrojtja e fëmijëve nga çdo
lloj dhune ka qenë dhe duhet të mbetet një me-
sazh thelbësor i Krishterimit. Ndaj, të krishte-
rët thirren t’i mbrojnë fëmijët, si në shoqëri
edhe në komunitetet e tyre. Kjo është arsyeja
pse Patriarkana Ekumenike është veçanërisht
e kënaqur me bashkëpunimin e vendosur mes
UNICEF-it dhe WCC-së për Angazhimin e
Kishave për Fëmijët. Në fakt, pak përpara filli-
mit të këtij programi nga WCC, ne u bëmë thi-
rrje fëmijëve tanë shpirtërorë dhe njerëzve vull-
netmirë, në mesazhin e Krishtlindjes, të dhjeto-
rit 2016, të respektojnë identitetin dhe shenjtë-
rinë e fëmijërisë. Ne i nxitëm kishat t’i mbrojnë
fëmijët nga plaga e mortalitetit, uria dhe puna e
detyruar; nga abuzimi dhe dhuna psikologjike;
ashtu si edhe nga rreziqet e ekspozimit ndaj mje-
teve bashkëkohore elektronike të komuniki-
mit, që mund të ndikojnë negativisht në shpir-
trat dhe në sjelljen e tyre.
…Sot, ne përballojmë edhe shumë sfida të
tjera që prekin fëmijët. Zhvillimi mbresëlënës
që kanë marrë sektorët e teknologjisë dhe të
komunikimit përbëjnë një kërcënim serioz ku-
ndër dinjitetit të fëmijërisë, me kompjuterët dhe
internetin që dominojnë çdo aspekt të jetës indi-
viduale apo sociale. Disa nga pasojat e këtij
ndryshimi përfshijnë edhe atë që quhet “hu-
mbja e fëmijërisë”, humbjen e pafajësisë së fë-
Nga fjala kryesore e Tërëshenjtërisë së Tij, Patriarkut Ekumenik, Vartholomeut I, në Ditën Botërore të Fëmijëve,
mbajtur në qendrën ekumenike të Këshillit Botëror të Kishave (WCC), në Gjenevë, më 21 nëntor 2018
mijës dhe kalimin e parakohshëm në botën e të
rriturve. Fëmijët janë, me të vërtetë, duke u rritur
shumë shpejt, dhe roli që kanë prindërit dhe
familja në formimin e tyre dobësohet kur inter-
neti funksionon si burimi parësor i vlerave në
shkallë globale. Një pajisje elektronike nuk është
një zëvendësues i përshtatshëm i një bebisiteri,
as mund të jetë atë, nënë apo mësues. Një fë-
mijë i ulur përballë ekranit të kompjuterit nuk
është i papërputhshëm me nevojat e tij jetëso-
re për aktivitet fizik dhe komunikim personal.
Pas asaj çka njerëzimi ka bërë për mbrojtjen
dhe ruajtjen e fëmijërisë në shekullin e fundit,
“shekulli i fëmijës” dhe “shekulli i edukimit”, ne
po e zvogëlojmë hapësirën e fëmijërisë nëpër-
mjet revolucionit “optik” dhe “digjital” të inter-
netit, televizorëve, smartfonëve dhe tabletëve.
Kjo do të thotë që fuqia e informimit dhe hapë-
sira në të cilën ne mund të edukojmë fëmijët, po
ngushtohet. Me të drejtë është vënë në dukje
që njerëzimi ka nisur të harrojë sërish se fëmija
ka nevojë për një “përvojë autentike” fëmijë-
rore.
Të gjitha këto probleme, të krijuara nëpër-
mjet “dorëzimit të kulturës ndaj teknologjisë”,
janë intensifikuar nga dominimi i ekonomizmit,
“fundamentalizmit të tregut” dhe nga “perëndi-
zimi i fitimit”, duke i nënshtruar shpirtrat e fë-
mijëve ndaj “të pasurit”, ashtu si ndaj materia-
lizmit dhe utilitarizmit.Në shoqëritë tona, fëmi-
jët janë transformuar në konsumatorë. Ata de-
tyrohen të adoptojnë një stil konkurrues jetese,
të shikojnë kriteret ekonomike si vlera supre-
me dhe ta barazojnë lumturinë dhe lirinë me
pasjen dhe kënaqësinë e nevojave të tyre gjith-
një në rritje. Fëmijët sot trajtohen thjesht si
“treg” dhe “njësi konsumi” dhe fëmijëria është
transformuar kështu në “kategori ekonomike”.
Si shtesë e këtyre problemeve gjithnjë në rri-
tje, ne përballemi edhe me çështje të tjera të
lidhura ngushtë me globalizimin dhe pasojat e
teknologjisë, si emigracioni dhe ndryshimet kli-
matike, që i prekin fëmijët në masë të madhe.
Në fakt, me problemet që kanë, fëmijët janë
mes më të prekurve. Çdo ditë jemi dëshmitarë
të imazheve të fëmijëve në zonat e luftës, të re-
fugjatëve dhe emigrantëve pa mbrojtje, dhe
viktimave të urisë, të shkaktuara nga katastrofat
ekologjike dhe ndryshimet klimatike. Në vitet
2015-2016, në gjithë botën ishin 300 mijë fëmijë
në gjendje refugjati pa shoqërim nga të rriturit.
Kjo shifër është 5 herë më e lartë se në vitet
2010-2011.
…Çështjet e emigracionit, të refugjatëve dhe
të ndryshimeve klimatike janë të lidhura ngu-
shtë dhe do të mbeten sfidat më të mëdha glo-
bale që duhet të përballojë bota jonë në vitet e
ardhshme. Sipas statistikave, 500 milionë fëmi-
jë jetojnë në zona të rrezikuara nga përmbytjet,
160 milionë janë të ekspozuar ndaj thatësirave
të ashpra dhe 115 milionë fëmijë ndaj cikloneve
tropikale. Statistika të tjera tregojnë se çdo vit
Fëmijët nuk përfaqësojnë vetëm të ardhmen tonë,
por edhe të tashmen mbi të cilën ndërtohet e ardhmja
(vijon në faqen 8)

rreziqet mjedisore marrin jetën e 1,7 milionë
fëmijëve në moshën 5-vjeçare. Ndaj, ndryshi-
met klimatike janë shkaku i parë i emigrimit
të fëmijëve, i cili në vetvete është një kërcënim
serioz për jetën e tyre.
…Jemi bashkë me UNICEF-in në promo-
vimin e nismës së re “Fëmijë në lëvizje”. Siç e
përmendëm më parë, fëmijët që emigrojnë janë
shpesh të parët që goditen nga lufta, konfliktet,
ndryshimet klimatike dhe varfëria. Mbrojtja e
tyre është përgjegjësia e përbashkët e kishave
tona…. Ne i falënderojmë dhe i përgëzojmë ata
që janë angazhuar në nisma që mbështesin
mbrojtjen e fëmijëve dhe përpjekjet në lidhje me
drejtësinë klimatike ndërgjeneracionale.
…Këtë vit celebrojmë 70-vjetorin e Dekla-
ratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Në
parathënien e saj, ky dokument i quan këto të
drejta “Standard i përbashkët i arritur për gjithë

(vijon nga faqja 7)
popujt dhe vendet”, ndërsa në nenin 25, duke iu
referuar mbrojtjes së amësisë dhe fëmijërisë:
“Amësia dhe fëmijëria kanë të drejtë për kujdes
dhe asistencë të veçantë. Çdo fëmijë, brenda
ose jashtë martese, duhet të gëzojë të njëjtën
mbrojtje”. Për më tepër, vitin e ardhshëm do të
festojmë dy ngjarje me rëndësi të njëjtë për
mbrojtjen e të drejtave të fëmijës dhe fëmijërisë:
60-vjetorin e Deklaratës së OKB-së për të
Drejtat e Fëmijës, si dhe 30-vjetorin e Konventës
së OKB-së për të Drejtat e Fëmijës.
Për Krishterimin Orthodhoks, etosi më i lar-
të është heqja dorë nga të drejtat individuale
në emër të dashurisë – për hir të mbrojtjes së të
drejtave të tjetrit. Si rrjedhojë, ne mbrojmë të
drejtat e fëmijës dhe promovojmë mbrojtjen e
integritetit të tyre. Ne përpiqemi të mbrojmë
dinjitetin e tyre në hapësirën digjitale, të shku-
lim abuzimin dhe shfrytëzimin e tyre, së bashku
me të gjitha format e dhunës dhe të diskrimi-
nimit. Është e qartë se nismat tona për ekologjinë
dhe kundër ndryshimeve klimatike janë në
vetvete shprehje e kujdesit për fëmijët dhe brezat
e ardhshëm.
…Në këtë frymë, ne deklarojmë: Çdo ditë,
jo vetëm një ditë të vitit – si ajo e djeshmja, kur
celebruam Ditën Botërore të Fëmijës – është
një ditë për fëmijën. Çdo vit – dhe jo vetëm viti
2017 – është një vit për mbrojtjen e shenjtërisë
së fëmijërisë. Sytë e fëmijëve janë më të
shkëlqyer se dielli dhe shpirtrat e tyre më të pa-
stër se drita. Ata nuk mbajnë kurrë maskë – ata
janë plot me besim dhe mençuri dashamirëse.
Për ne të Krishterët Orthodhoksë, ikona më e
shpeshtë dhe mbresëlënëse është ajo e Jisu
Krishtit fëmijë – një fëmijë i vërtetë dhe një
Perëndi i vërtetë – i përqafuar nga Nëna e Tij e
Tërëshenjtë.
Miq të dashur në besimin e krishterë, vetë
Perëndia mori mish si një fëmijë dhe u thirr të
bëhej “si një fëmijë”, që ne të çmohemi të denjë
të bëhemi perëndi sipas Hirit.

2