EmailFacebookKontakt

Shërbesë në kishën e rindërtuar të Shën Vasilit

Korça – një mitropoli historike
dhe me kontribute të shumta në
tradita dhe vlera të larta qytetare,
arsimdashëse e bamirëse, me
filantropë të shquar, të cilët shkru-
an me shkronja të arta emrat e ty-
re në jetën dhe zhvillimin e kësaj
qendre vlerash fetare e qytetare.
Me kontributet e mëdha të filan-
tropëve dhe të qytetarëve u the-
meluan shkollat, kishat e mre-
kullueshme dhe katedralet ma-
dhështore. Të themelosur në besën
orthodhokse, duke mos e ndarë
asnjëherë kishën nga shkolla, ata
besonin se njeriu mund të jetë i
plotë vetëm kur shpirti dhe mendja
janë të ndriçuar. Kjo frymë krijoi
një trashëgimi të pasur shpirtërore
në komunitetin orthodhoks, nga ku
buroi dhe vetë vlera e bamirësisë
“ku e djathta të mos e dijë se çfarë
jep e majta”. Frymëzim i cili ruhet
edhe sot, ndonëse në përmasa më
të vogla, por që ka filluar të ri-
ngjallet në këtë mitropoli, duke iu
rikthyer vlerave shpirtërore të stër-
gjyshërve.
Një nga këto raste është edhe
ndërtimi nga themelet i kishës
kushtuar Shën Vasilit të Madh në
fshatin Drenovë, me kontributin
personal të zotit Vasil Kapurani.
Në datën 25 tetor, Mitropoliti i
Korçës, Hirësia e Tij, Joani, vendo-
si gurin e themelit të kësaj kishe.
Gjatë shërbesës, Imzot Joani thek-
soi rëndësinë e kishës në formi-
min e jetës së komunitetit dhe mirë-
rritjes së tij, duke theksuar se vetëm
brenda kishës do të mund të rriten
breza të pajisur me vlera. Ai u tha
të pranishmëve në këtë shërbesë:
“Bekimet që ju ka dhënë Zoti, t’i
ndani edhe me të tjerët, sepse një
i krishterë i vërtetë nuk mendon
vetëm për vete. Zoti ka qenë bujar
me ne gjatë gjithë këtyre viteve dhe
për këtë duhet të jemi mirënjohës
ndaj Tij dhe ndaj gjithë njerëzve me
anë të të cilëve Zoti solli këtë be-
Drenovë, Mitropolia e Korçës
Shërbesë në kishën e rindërtuar
të Shën Vasilit
kim te ne. Tani ka ardhur koha që
ta tregojmë këtë mirënjohje me
vepra, duke dhënë edhe ne për të
ndihmuar Kishën dhe njerëzit në
nevojë, sepse vetëm në këtë më-
nyrë do ta kuptojmë se Kisha ësh-
të jona dhe do ta duam dhe do të
përkujdesemi për të”. Ai gjithashtu
shtoi: “Edhe kishat e mrekullue-
shme të kësaj mitropolie në shekuj,
kanë qenë ndërtuar nga filantropë
dhe qytetarë të këtij qyteti”.
Në fund, Hirësia e Tij falënde-
roi zotin Vasil Kapurani dhe fami-
ljen e tij për këtë dhuratë që i bënë
fshatit Drenovë, si dhe të gjithë ata
që kontribuuan në këtë ndërtim,
duke iu kujtuar të gjithëve për ta
rigjallëruar traditën e hirshme të
kontributit për kishën, për shkollat
dhe për njerëzit në nevojë.
E ndërtuar pranë varrezave të
fshatit, në një pozicion shumë të
bukur, tashmë kjo kishë do t’u
shërbejë njerëzve, duke ofruar të
gjitha shërbesat fetare.

2