EmailFacebookKontakt

Kolegji Universitar “LOGOS” çeli vitin akademik me Fakultet dhe degë të reja

Të pranishëm në ceremoninë e organi-
zuar në ambientet e Kolegjit ishin studentë,
prindër, stafi akademik dhe administrativ.
Gjatë fjalës përshëndetëse Rektorati
shprehu gatishmërinë e Kolegjit për t’iu
gjendur pranë studentëve në rrugëtimin e tyre
drejt përvetësimit të dijeve dhe aftësimit pra-
ktik, falë aktiviteteve të ndryshme akademi-
ke e studentore, konferencave kombëtare e
ndërkombëtare, workshop-eve, praktikave
profesionale brenda dhe jashtë vendit dhe
programeve të shkëmbimit me universitete
kudo në botë.
Kolegji Universitar “LOGOS” çeli vitin akademik
me Fakultet dhe degë të reja
Ky Institucion është kthyer në preferencën
e parë për të gjithë maturantët që synojnë të
ndërtojnë një karrierë të suksesshme profe-
sionale në fushën e Mjekësisë laboratorike,
Informatikës, Ekonomisë dhe Turizmit.
Kolegji Universitar “LOGOS” këtë vit vjen
edhe me Fakultetin e Shkencave Humane dhe
Komunikimit Gjuhësor, duke ofruar studime
në Teologji Sociale dhe Shkencat Religjioze,
dhe Gjuhë e Civilizim Grek.
Në vijim studentët e rinj u njohën me për-
bërjen e departamenteve përkatëse, si dhe
me informacione bazë rreth universitetit.

2