Pas disa takimesh dhe mbledh-
jesh pune, drejtuesit më të lartë të
komuniteteve fetare të Shqipëri-
së u mblodhën më datë 22 tetor
2018, në Selinë e Komunitetit
Mysliman të Shqipërisë, ku janë
marrë disa vendime të rëndësi-
shme, lidhur me mirëfunksioni-
min dhe disa ndryshime statusore
të Këshillit Ndërfetar të Shqipë-
risë, themeluar në vitin 2007 nga
komunitetet fetare tradicionale
në vend.
Në këtë mbledhje morën pjesë
H. Skënder Bruçaj, Kryetar i Ko-
munitetit Mysliman të Shqipëri-
së, Fortlumturia e Tij, Anastasi,
Kryepiskop i Kishës Orthodho-
kse Autoqefale të Shqipërisë,
Mons. George Frendo, Kryetar i
Konferencës Ipeshkvnore Ka-
tolike të Shqipërisë, H. Dede
Edmond Brahimaj, Kryegjysh i
Kryegjyshatës Botërore Bekta-
shiane, si dhe pastori Ylli Doçi,
President i Vëllazërisë Ungjillore
të Shqipërisë.
Gjatë kësaj mbledhjeje, krahas
ndryshimeve statutore, u morën
U mblodh Presidenca
e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë
edhe vendime lidhur me disa
ndryshime në aspektin drejtues
institucional të Këshillit Ndërfetar,
institucion i cili ka në përbërjen e
vet Këshillin e Presidencës, Kë-
shillin Ekzekutiv dhe Skretarin e
përgjithshëm.
Organi më i lartë vendim-
marrës i Qendrës së KNFSH-së
është Këshilli i Presidencës, i cili
përbëhet nga Kryetarët e Komu-
niteteve fetare, pjesëmarrës të
Qendrës, ndërsa Këshilli Ekze-
kutiv përbëhet nga dy anëtarë për
çdo komunitet.
Kryetari i Këshillit të Presi-
dencës ka një mandat njëvjeçar
dhe krerët e komuniteteve fetare
do ta kenë këtë detyrë me rota-
cion. Për këtë mandat u caktua
Kryepiskopi i Kishës Orthodho-
kse Autoqefale të Shqipërisë,
Fortlumturia e Tij, Anastasi,
ndërsa Sekretar i përgjithshëm u
zgjodh Dr. Genti Kruja, me një
mandat trevjeçar.
Në këtë mbledhje u vendos
gjithashtu botimi i materialeve të
ndryshme, ku do të pasqyrohet
veprimtaria ndërfetare në Shqi-
përi, si dhe takimet periodike si-
pas statutit të KNFSH-së.
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë
ka si mision promovimin e dia-
logut dhe të harmonisë ndërfetare,
nëpërmjet projekteve dhe aktivi-
teteve të përbashkëta.