EmailFacebookKontakt

Takim me katekistët e Mitropolisë së Elbasanit

Me bekimin e Mitropolitit, Imzot
Andonit, u zhvillua një aktivitet për
anëtarët e grupeve rinore orthodho-
kse të Elbasanit, Gjinarit, Zavalinës
dhe Librazhdit. Mbledhja së bash-
ku e grupeve rinore është bërë tra-
ditë në Mitropolinë tonë, në mënyrë
që të rinjtë të njihen me njërit-tjetrin
dhe të shkëmbejnë përvojat e tyre
dhe kështu të krijojnë miqësi edhe
me grupet e tjera rinore
Programi përfshinte lutje, bise-
da shpirtërore e sociale. Disa nga
anëtarët e grupeve rinore, që largo-
hen këtë vit me studime të larta në
qytete të tjera, u vlerësuan për shër-
bimin që kanë ofruar në enoritë dhe
në komunitet e tyre. Ata u vlerë-
suan me certifikatë për ndjekjen e
programeve shpirtërore e sociale,
duke përfunduar kurrikulën “Qy-
tetari Aktiv” të modulit “IMPACT
club”.
Gjatë aktivitetit, të rinjtë ndanë
momentet e tyre më të veçanta që
kanë përjetuar gjatë këtyre viteve.
Ata theksuan aftësitë, sjelljet dhe
njohuritë që kanë fituar dhe faktin
se nëpërmjet këtyre aktiviteteve
kanë njohur më tepër Perëndinë
dhe ndihen të bekuar që janë rritur
shpirtërisht pranë Kishës Ortho-
dhokse.
Nuk munguan falënderimet dhe
mirënjohjet e tyre për ata që kanë
mundësuar zhvillimin e programe-
ve shpirtërore e sociale. Të rinjtë
do të vazhdojnë të kultivojnë shoqë-
ri dashurie në Krishtin, të bashkuar
me përkushtim, për të sjellë ndry-
shim dhe përmirësim në shoqëri si
dhe në komunitetet ku jetojnë.
Takim me katekistët e Mitropolisë së Elbasanit

2