Medalja “Aristoteli i Artë”
Universiteti “Aristoteli” është Universiteti më i madh i Greqisë. Kampusi
kryesor, në zonën qendrore të qytetit, mbulon 33.4 ha. Ai ka 10 fakultete, me
40 degë. Universiteti ka rreth 65 mijë studentë dhe rreth 8500 ndjekës të
programeve pasuniversitare (nga të cilët rreth 4 mijë përgatitin doktoraturën).
Universiteti ka mbi 2 mijë pedagogë, disa qindra punonjës në laboratorët
shkencorë etj. dhe mbi 900 punonjës të administrimit.