Motër Paisia
(Nga fjala e mbajtur në Kon-
ferencën e klerikëve dhe të
katekistëve orthodhoksë, më 2
gusht 2018)
Fillimisht do të doja t’i shprehja
falënderimet e mia si edhe mirë-
njohjen time të thellë Fortlumturisë
së Tij, Kryepiskopit tonë Anastas,
për besimin dhe mbështetjen e tij
gjatë gjithë përpjekjeve dhe rrugë-
timit tonë për përhapjen e Fjalës së
Perëndisë. Nga ky pozicion e ndi-
ej të nevojshme të kërkoj ndjesë,
sepse unë, si një murgeshë e pa-
përvojë, nuk jam e denjë të flas për-
para jush. Por meqenëse vetë Zoti
ynë u bë “i bindur deri në vdekje,
madje një vdekje me Kryqëzim”
dhe gjithashtu një prej themeleve
bazë të Kishës sonë është bindja,
kjo më bën që në këtë moment të
ndodhem këtu përpara jush.
Hiri i Shpirtit të Shenjtë. Kjo
temë, sado e vështirë, e thellë dhe
e pafund që është, po aq e thjeshtë
dhe e realizueshme është për ata
që Shkrimi i Shenjtë thotë: “po të
përulurve u jep hir” (Jak. 4:6)…
Gjëja më e vështirë është të ruajmë
Hirin dhe zellin fillestar që na dhu-
roi Dashuria e Zotit tonë.
Që të arrihet kjo, nuk është e
domosdoshme dija shkollore. Shën
Simeon Theologu i Ri na thotë:
“Nëse nëpërmjet studimit të tek-
steve dhe mësimeve do të na jepej
njohja e mençurisë së vërtetë të
Perëndisë, atëherë përse do të ishte
i domosdoshëm besimi, Pagëzimi
hyjnor ose marrja pjesë në Misteret
e Kishës? Asnjë nuk mund t’i kup-
tojë dhe nuk mund të thotë se është
e mundur vetëm nëpërmjet leximit
dhe studimit të Shkrimeve të njohë
Trininë e Shenjtë. Që kjo është e
vërtetë, dëgjoni se çfarë thotë Kri-
shti: “Asnjë nuk e njeh Birin, veç
Ati; edhe as Atin s’e njeh njeri, veç
Biri edhe ai të cilit do të dojë Biri
t’ia zbulojë”. Njohja është e atyre,
mendja e të cilëve pushtohet nga
Shpirti i Shenjtë nëpërmjet pa-
stërtisë së shpirtit” (Shën Simeon
Theologu i Ri, Vepra, vëll.2)
Synimi i jetës sonë është që ne
të bashkohemi me Perëndinë, jo
thjesht të bëhemi më të mirë, më
të moralshëm, më të drejtë, më të
sjellshëm, por perëndi sipas hirit
të Perëndisë. Të gjithë, pa përja-
shtim, në një moment të jetës sonë
Perëndia na ka vizituar me Hirin
e Tij, pa bërë ne ndonjë përpjekje
të veçantë. Kjo karakterizohet si
shkalla e parë e Hirit të Zotit, e cila
na dhurohet. Na çon përtej botëku-
ptimit ose këndvështrimit njerëzor,
d.m.th. pëlqejmë lutjen, kreshmën,
shkojmë me dëshirë në kishë, në agri-
pni, lexojmë libra shpirtërorë, nuk
na intereson jeta e botës, bëjmë
bindje me lehtësi dhe në përgjithësi
i rezistojmë çdo pasioni e gjithçkaje
që është në kundërshtim me dë-
shirën e Perëndisë.
Zakonisht, pas kësaj periudhe
Hiri i Perëndisë tkurret prej njeriut
dhe atëherë ne shikojmë veten tonë
të vjetër, të mëparshmen, të mbi-
zotërojë brenda nesh, d.m.th. tani
lutem me vështirësi, kreshmoj me
vështirësi, pasionet dhe dobësitë
më luftojnë dhe ato bëhen më të
theksuara, mund të kalojmë çaste
trishtimi, na lufton mosbesimi, ndi-
hemi të lodhur për të shkuar në
kishë, Liturgjia Hyjnore na duket
pa fund, më parë përqendrohesha
tërësisht, kurse tani më pushtojnë
mendime dhe ngasje.
Nuk duhet të na frikësojë kjo
gjendje. Tani është radha jonë të
vërtetojmë se me dëshirën tonë e
duam dhe e dëshirojmë Perëndinë.
Tani është momenti që ne të pagu-
ajmë, të përpiqemi, për gjithçka që
dikur ishte dhënë falas. Në stadin
e parë nuk kishin rëndësi ato që
bënim, i bënte Vetë Perëndia, nuk
u përpoqëm ne, nuk luftuam ne.
Tani është momenti më i rëndë-
sishëm. Ky moment është koha të
provojmë se me të vërtetë ne dëshi-
rojmë të përpiqemi, të luftojmë për
të marrë Hirin e Zotit tonë.
Nëse luftojmë me mund e për-
pjekje për të gjitha këto, atëherë fi-
llon edhe Hiri i Perëndisë, i cili
ishte tkurrur, të veprojë dalëngada-
lë te njeriu. Pasi të jemi penduar e
të kemi qarë për mëkatet tona, pasi
të kemi përulur e shtypur zemrën
tonë, atëherë fillojmë të ndërtojmë
në mënyrë të qëndrueshme ndër-
tesën e shpirtit tonë. Përftojmë për-
vojën e sprovës, të ngasjeve dhe të
rënieve shpirtërore. Përvoja në
përpjekjen, në luftën shpirtërore
është e çmuar, është e vetmja gjë
që, sado të përpiqet dikush për ta
mësuar, ajo nuk mësohet, por jeto-
het.
Perëndia nuk e braktis njeriun.
Duke lexuar jetët e shenjtorëve,
do të vërejmë sprova të mëdha dhe
braktisjen e Hirit, por ata nuk e
humbën asnjëherë shpresën dhe
besimin te Perëndia. Nëse edhe ne,
në këto sprova nuk zhgënjehemi
dhe nuk e ndalojmë përpjekjen to-
në, patjetër që edhe Perëndia nuk
do të na braktisë. Nëpërmjet këty-
re, njeriu mëson përulësinë, vogël-
sinë e tij, jo teorikisht, por në më-
nyrë biomatike, se pa mëshirën e
Perëndisë ne nuk mund t‘ia dalim
mbanë askund…
Misioni hierapostolik mund të
realizohet me shumë mënyra. Një
gjë është e sigurt se: Duhet të për-
piqemi e të luftojmë sipas shembu-
llit të Krishtit, në mënyrë që edhe
ne të bëhemi enë që do të mbajë
Shpirtin e Shenjtë. Nëse nuk e dësh-
mojmë Krishtin me jetën tonë, qoftë
edhe në një shkallë të vogël, si do
të mund ta përhapim e të flasim për
Të?
Nga libri i Kryepiskopit tonë
Anastas “Murgjit dhe misioni hier-
apostolik”, mund të përmendim
shembuj të murgjve asketë, të cilët
vetëm me shembullin, me rrezati-
min e Hirit që kishin, e përhapën
besimin orthodhoks në popujt pa-
ganë. Nuk dua të theksoj se vetëm
me shembullin tonë kryejmë veprën
hierapostolike, por, nëse i
ndërthurim të dyja, jetën në Krishtin,
predikimin dhe veprën apostolike,
besoj se kjo do të kishte rezultat
më të mirë…
Të luftojmë sipas shembullit të Krishtit