Nga Nikolla Barkaj
Ish-ministri i jashtëm, historiani
dhe politikani i njohur, z. Paskal
Milo, në një intervistë për Radio
“Ngjallja” ka vlerësuar sakrificën
dhe dashurinë që Fortlumturia e Tij,
Kryepiskopi Anastas, ka dhënë për
rithemelimin e Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë.
Zoti Milo shton se, nëse nuk do
të ishte zgjedhur Kryepiskopi
Anastas në krye të Kishës Ortho-
dhokse Autoqefale të Shqipërisë,
nuk do të arrihej kurrë ringritja nga
hiri e Kishës sonë.
Si ish-ministër i jashtëm në pe-
riudhën e konfliktit të Kosovës,
z. Milo shton se ndihma prej disa
miliona dollarësh që ka dhënë
Kryepiskopi Anastas për vëllezërit
tanë kosovarë, ndihmoi shtetin
shqiptar në përballimin e krizës së
asaj kohe.
Si e kujtoni ju ardhjen e Krye-
piskopit Anastas në Shqipëri,
ku mori përsipër misionin e tij
apostolik për ringritjen e Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë?
Më kujtohet fare mirë viti 1992,
kur Fortlumturia e Tij erdhi me një
mision kaq shumë të rëndësishëm
në Shqipëri. Më kujtohen fare mi-
rë edhe debatet e shoqëruara për
ardhjen e Fortlumturisë së Tij dhe
mund të them që një njeri kaq i
përkryer në misionin e tij, një njeri
kaq i përgatitur dhe me kontribute
të jashtëzakonshme ishte një shans
i madh për Shqipërinë për të bërë
atë vepër që ai bëri në këto 26 vite.
Vetëm duke e gjykuar tani, pas
një kohe kaq të gjatë, mund të
kuptohet fare mirë misioni, re-
zultatet dhe kontributet që ka dhënë
Kryepiskopi. Sot besoj që edhe ata
që e kundërshtuan në fillim, janë të
bindur që kanë qenë krejtësisht
gabim, sepse, për herë të parë,
Shqipërisë i vinte një personalitet
kaq i lartë, kaq i kulturuar, një
shkencëtar i vërtetë që ndërmori
një mision i cili, për shumë të tjerë,
do të ishte i pamundur të bëhej.
Nuk dua të flas këtu për rindër-
timin e institucioneve të besimit
fetar dhe, në mënyrë të veçantë,
të kishave, të katedraleve të besimit
ortodoks, por, mbi të gjitha, më du-
het të pohoj me plot bindje se pas
Nolit të madh, themeluesit të Ki-
shës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë, në krye të Kishës vjen
një personalitet i dimensioneve të
mëdha, vjen një njeri i ndriçuar,
një njeri i cili ka pasur në të gjitha
misionet e tij një përfaqësim dinji-
toz. Prandaj Shqipëria ka qenë me
fat dhe komuniteti orthodhoks ka
pse të krenohet që për 26 vite atë
e ka drejtuar Fortlumturia e Tij
Anastas, i cili, me veprën e tij, me
siguri që do të mbetet në jetë të
jetëve dhe në faqet e historisë.
Cili ka qenë kontributi i Fort-
lumturisë së Tij, Kryepiskopit
Anastas, në ruajtjen e harmonisë
fetare në Shqipëri?
Kryepiskopi Anastas e ka lar-
tësuar emrin e Shqipërisë duke na
përfaqësuar denjësisht kudo në
botë. Gjithkund që kam pasur ra-
stin të bisedoj, qoftë me vendet
fqinje, qoftë edhe me institucionet
ndërkombëtare, udhëheqja e tij në
krye të komunitetit orthodhoks,
është pritur me shumë simpati.
Madje mund të them që prania e tij
në krye të Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë në ato
vite, por edhe tani, vlerësohet
shumë në botë, sepse, mbi të gji-
tha, ai shpreh një cilësi karakteri-
stike të shqiptarëve siç është tole-
ranca.
Ai, me veprën e tij, nuk ka lar-
tësuar vetëm komunitetin ortho-
dhoks, nuk i ka dhënë atij vlerat që
meriton të ketë, por ka përfaqësuar
Shqipërinë. Sepse Shqipëria është
vend i katër komuniteteve fetare,
besimeve të rëndësishme, të cilat
historikisht kanë bashkëjetuar në
harmoni dhe tolerancë e, për rrje-
dhojë, duke pasur komuniteti or-
thodhoks në krye të Shqipërisë një
personalitet kaq të lartë që rrezaton
kulturë dhe mirësi, patjetër që ka
rrezatuar njëkohësisht edhe me-
sazhe të tilla jashtë Shqipërisë.
Këto që po jua them, nuk i kam
ndeshur vetëm në organizime të
vogla të karakterit diplomatik ra-
jonal, por edhe në mjaft instanca të
tjera ndërkombëtare duke e marrë
personalitetin e Fortlumturisë së Tij
si një model harmonie dhe bashkë-
punimi shpirtëror për të mirën e
Shqipërisë.
Ju keni qenë ministër i ja-
shtëm gjatë periudhës kur në
Kosovë shpërtheu konflikti. Cila
ka qenë ndihma që Kryepiskopi
Anastas ka dhënë për vëllezërit
tanë kosovarë?
Në pozicionin tim të ministrit të
jashtëm në kohën e konfliktit të
Kosovës, unë padyshim që kam
pasur shumë takime me kontri-
butorë të ndryshëm në ndihmë të
popullit shqiptar të Kosovës, që
erdhën dhe u strehuan në Shqipëri
dhe kam përshtypje nga më të
gjallat për këto ndihma që u koor-
dinuan edhe përmes Ministrisë së
Jashtme dhe patjetër që takimet e
mia në atë kohë me Fortlumturinë
e Tij kanë qenë të shpeshta. Kon-
tributi i komunitetit orthodhoks
shqiptar dhe personalisht i Fort-
lumturisë së Tij, Kryepiskopit
(vijon në faqen 4)
Kryepiskopi Anastas, në misionin e tij apostolik, për ringritjen e
Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, ka arritur që të
lartësojë emrin e vendit tonë si dhe komunitetin orthodhoks. Pas
Nolit, është një fat i madh që në krye të Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë vjen Kryepiskopi Anastas, një personalitet
i dimensioneve të mëdha. Pa Fortlumturinë e Tij, ringritja e Kishës
do të ishte një mision i pamundur.
Dëshmi nga një ish-ministër i jashtëm
Anastas, ka qenë me të vërtetë i
jashtëzakonshëm.
Mund të them me përgjegj-
shmëri të plotë, që Kryepiskopi
Anastas është një misionar i madh
i bashkëjetesës dhe i harmonisë, jo
vetëm fetare, por edhe njerëzore
në Shqipëri dhe çdokush që mund
të ketë pasur qoftë edhe një hije të
vogël dyshimi ndër vite, dyshime
këto që nuk kanë munguar nga
qarqe të caktuara, sot me siguri që
e korrigjon veten duke parë veprën
e pashlyeshme të Fortlumturisë së
Tij në shërbim të komunitetit ortho-
dhoks shqiptar dhe të të gjithë
Shqipërisë.
Mesazhi i historisë shqiptare
është bashkëjetesa, harmonia,
mirëkuptimi dhe respekti i ndërsje-
llë dhe këto vlera të trashëguara të
historisë shqiptare, Fortlumturia e
Tij ka ditur t’i kultivojë, ka ditur të
punojë dhe ka dhënë një kontribut
të jashtëzakonshëm në forcimin e
tyre.
Mjafton të kujtosh pamjet dhe
imazhin e famshëm në Paris, ku
katër përfaqësuesit e komuniteteve
fetare në Shqipëri, krah për krah
marshuan dhe dhanë mesazhin e
madh të harmonisë në kohën kur
bota u ndodh para një tragjedie të
tillë siç ishte krimi makabër që u
bë kundër revistës së famshme dhe
që shkaktoi një indinjatë të për-
gjithshme ndaj atyre forcave të
errëta të ekstremizmit islamik.
Mesazhe të tilla që ka dhënë
vazhdimisht Fortlumturia e Tij, ja-
në mesazhe të prekshme, të qarta,
konkrete dhe që çdo mendje e pa-
stër njerëzore duhet t’i vlerësojë.
Njerëzit janë të përkohshëm, vepra
e tyre mbetet. Unë mund të them
që Fortlumturia e Tij është personi-
fikimi i njeriut që lufton gjithë jetën
e tij të bëjë mirë dhe ai ia ka arritur.
Dhënia e nënshtetësisë nga
Presidenti Ilir Meta ishte e meritu-
ar dhe është një mesazh që, në fund
të fundit, shteti shqiptar, institu-
cionet e tij, i bëjnë një vlerësim që
besoj tashmë është një vlerësim i
përgjithshëm jo vetëm nga shteti,
por edhe nga shqiptarët për rolin
dhe kontributin e tij gjatë këtyre 26
viteve.
(vijon nga faqja 3)