Në fshatin Sheqishte, Fier,
shumë besimtarë orthodhoksë të
fshatit, brenda dhe jashtë vendit,
kontribuuan në riparimin e çatisë
dhe lyerjen e kishës kushtuar Fjetjes
të së Tërëshenjtës.
Riparimet e kishës tashmë kanë
përfunduar. Ato kushtuan rreth 400
mijë lekë, prej të cilave 200 mijë
lekë u siguruan nga kontributi i
besimtarëve, ndërsa pjesa tjetër u
mbulua nga Mitropolia e Apollonisë
dhe Fierit.