EmailFacebookKontakt

UNESCO-ja merr dhuratë të paligjshme ikonën – pronë e Kishës

Ditët e fundit, Kishën Orthodhokse Auto-
qefale të Shqipërisë e befasoi dhe e hidhëroi
një vendim i Këshillit të Ministrave, i cili prek
pronën e saj dhe vlerat shpirtërore që ajo mbart.
Me vendimin nr. 564, datë 29.9.2018, u vendos
që një objekt kishtar i grabitur nga regjimi ko-
munist, edhe pas gati 30 vjetësh në administrim
të Shtetit, t’i dhurohet UNESCO-s, në kuadër
të 60-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në
këtë Organizatë. Bëhet fjalë për një vlerë të
rrallë të krijuar nga Kisha Orthodhokse për
nevojat e saj shpirtërore: “Ngjallja e Llazarit”, e
shek. XVIII, e vëllezërve Konstandin dhe
Athanas Zografi, që ndodhet në Muzeun e Artit
Mesjetar në Korçë.
Në radhë të parë, është trishtuese për gjithë
besimtarët orthodhoksë, që vlerat shpirtërore të
krijuara në shekuj për adhurimin e Perëndisë,
të grabitura me dhunë, të konsiderohen ende
nga shteti si pronë e tij. Ata mendonin se kthimi
i tyre dhe respektimi i pronësisë garantohej nga
Ligji Nr.10057, datë 22.1.2009, Për ratifikimin
e “
MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT
TË MINISTRA VE TË REPUBLIKËS SË
SHQIPËRISË DHE KISHËS ORTODOKSE
AUTOQEFALE TË SHQIPËRISË PËR
RREGULLIMIN E MARRËDHËNIEVE TË
NDËRSJELLA
”. Ku në Nenin 22, thuhet:
“1. Shteti i njeh Kishës Ortodokse Auto-
qefale të Shqipërisë të drejtën e pronës mbi
sende të luajtshme dhe të paluajtshme.
UNESCO-ja merr dhuratë të paligjshme
ikonën – pronë e Kishës
(vijon në faqen 2)

2. Shteti do t’i kthejë dhe kompensojë Kishës
Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë të gjitha
pronat, me përparësi objektet e kultit tashmë
të njohura nga të gjithë, të cilat kanë qenë
për shekuj qendra shpirtërore dhe kulturo-
re të komunitetit ortodoks dhe përbëjnë
historinë e këtij komuniteti, si objektet e
kultit, manastiret e shenjta, pasuritë, arkivat
e saj, të konfiskuara nga regjimi komunist,
në përputhje me legjislacionin në fuqi.”
Pra, në këtë rast, organet shtetërore kanë
nëpërkëmbur një ligj të Republikës së Shqipë-
risë, të detyrueshëm për t’u zbatuar. Ikona e
dhuruar është pronë që i është grabitur Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, përko-
hësisht në administrim të shtetit, i cili nuk mund
të veprojë si të ishte pronë e tij. Fatkeqësisht,
edhe në vendimin e Këshillit të Ministrave
(p.sh. pika 5), ikona trajtohet rëndom si pronë
shtetërore që do të ndryshojë pronësi. Por ikona
e ka një pronar: Kishën Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë dhe, sipas të gjitha kritereve ligjore
kombëtare e ndërkombëtare, askush nuk mund
të dhurojë diçka që është pronë e dikujt tjetër.
Për më shumë, UNESCO-ja, që është në
vijën e parë të mbrojtjes së të drejtave kulturore,
si do të reagojë ndaj dhurimit të një prone të
grabitur, nga ana e dikujt që nuk është pronar i
saj? Për më shumë, ikona është një vlerë shpir-
tërore orthodhokse dhe ekspozimi i saj në mje-
diset e saj rëndom do të ishte cenim i të drejtave
fetare. Gjithashtu, duke qenë se shteti nuk është
pronar i ikonës, transferimi i saj jashtë kufijve
të vendit shkel vetë traktatet e UNESCO-s, në
të cilat bëjmë pjesë edhe ne.
Sipas Marrëveshjes midis Kishës Ortho-
dhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Shtetit
Shqiptar, ky i fundit zotohej jo vetëm për kthimin
e pasurive shpirtërore të marra nga regjimi
monist, por edhe impenjohej të njoftonte Kishën
për çdo veprim me to ndërsa i ka akoma në

UNESCO-ja merr dhuratë të paligjshme
ikonën – pronë e Kishës
administrim të përkohshëm. Por a është bërë
kjo? Praktikisht në asnjë rast. Veçanërisht kjo
është shfaqur në përdorim e papërshtatshëm të
objekteve kishtare monument, ku, pa e vrarë
mendjen për ndjeshmërinë e besimtarëve, është
lejuar, shpesh me arrogancë, që ato të përdoren
si set-e kinematografike, arena për shfaqje me
miss-e apo për të bërë fotografi me vajza
gjysmë të zhveshura. Kjo është sa e dënueshme
nga ana shpirtërore, aq edhe antiligjore.
(vijon nga faqja 1)

Por, nuk duhet të harrojmë se problemi i
pronave të Kishës sonë, të grabitura nga regjimi
komunist dhe ende të pakthyera, është më i
gjerë. Përfshihen në të mbi 100 kisha, mijëra
ikona, enë të shenjta dhe libra të shenjtë të shër-
besave, arkiva të ndryshëm etj. Madje, nëpër
muze mbahen duke u përdhosur edhe lipsane të
çmuara për vlerën e pamasë shpirtërore të
shenjtorëve orthodhoksë, të cilat mbahen aty
megjithëse nuk përbëjnë vlera kombëtare apo
muzeore.
Pra, megjithëse ka një ligj detyrues, ka mu-
nguar si dëshira ashtu edhe dashamirësia për
zbatimin e tij. Të gjitha këto kanë çuar në aktin
e fundit, të një ritjetërsimi të pronës kishtare,
për të cilën do të donim të mësonim se çfarë
mendon vetë UNESCO-ja, e angazhuar me de-
kada në konventat e saj pikërisht në luftimin e
këtyre dukurive.
Thoma Dhima

2