Me kujdesin dhe nxitjen e
Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit
të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë
Shqipërisë, Anastasit, si President
i Fondacionit “Ungjillëzimi”, që
realizon në praktikë programin e
kontributit të Kishës sonë në lë-
min e shëndetësisë dhe duke kon-
kretizuar dëshirën e një grupi
shkencëtarësh në fushën e mje-
kësisë nga Athina, të shtunën, 15
shtator 2018, u organizua në Gji-
rokastër një Simpozium për Shë-
ndetin. Simpoziumi u zhvillua në
Sallën e Aktiviteteve të Kompleksit
“Emmaus”. Në këtë kompleks
zhvillon aktivitetin Liceu “Frymë
Dashurie”, drejtuesit dhe stafi i të
cilit treguan kujdes të posaçëm
për mbështetjen dhe mbarëvajtjen
e veprimtarisë. Kryepiskopi Ana-
stas tregon interesim të veçantë që
ky kompleks të funksionojë në
vazhdimësi si qendër e edukimit
edhe për tematika të ndryshme.
Ishte një bashkëpunim i fryt-
shëm i Klinikës Orthodhokse
“Ungjillëzimi” në Jergucat, degës
së shëndetit dhe kujdesit social
të kolegjit “Frymë Dashurie” në
Mesopotam dhe organizatës shë-
ndetësore “Nosileia”, që krijuan
mundësinë për një auditor të gjerë
pjesëmarrësish dhe realizimin e
një seminari të suksesshëm ndër-
disiplinor.
Tema e veprimtarisë ishte
“Kurimi në shtëpi”, që, veç të tje-
rash, përbën objektin kryesor të
organizatës “Nosileia”, që kujde-
set për mbështetjen e të sëmurë-
ve kronikë në shtëpi, si edhe të
familjeve të tyre. Nga kjo pikë-
pamje, Simpoziumi, me tematikën
e përzgjedhur dhe ligjëruesit pro-
fesionistë, u drejtohej jo vetëm
mjekëve, infermierëve dhe specia-
listëve, por edhe komunitetit më të
gjerë.
Më se 120 pjesëmarrës, mjekë
të rajonit, infermierë nga spitali
dhe zonat rurale, nxënës të klasa-
ve të larta të degës së infermierisë,
të Liceut Profesional në Meso-
potam dhe të tjerë bashkëpunëtorë
të Mitropolisë së Gjirokastrës
ndoqën me interes temat që u traj-
tuan. Në Simpozium u përfshinë
edhe përfaqësi nga dega e Janinës
e Kryqit të Kuq Grek. Aktiviteti
ishte edhe një rast i mirë që për
miqtë nga Athina të prezantohe-
shin nisma të Kryepiskopit Anastas
dhe Kishës sonë në fushën e shë-
Veprimtari nga Fondacioni “Ungjillëzimi”
Simpozium për Shëndetin në Gjirokastër
ndetit dhe të kujdesit për të së-
murët. Gjithashtu u paraqitën në
mënyrë të përmbledhur arritjet e
përgjithshme të përpjekjes Hier-
apostolike të Kryepiskopit në zo-
nën e Mitropolisë së Shenjtë të
Gjirokastrës në këta 27 vite të krye-
simit të Kishës sonë me urtësinë,
dhuntinë dhe dashurinë që i dhu-
ron Shpirti i Shenjtë.
Mjekët e “Nosileia”-s dhe krye-
tari i saj, z. Ioannin Konstanti-
nides, shprehën vlerësimin e lartë
për Kryepiskopin, mrekullimin për
veprën e tij titanike në vëmendje
edhe të veprimtarisë sociale dhe
kontributit për njerëzit në nevojë.
Në Simpozium u mbajtën, duke
u shoqëruar edhe me prezantim
digjital, ligjëratat: “Trajtimi i drejtë
i të sëmurit kronik në shtëpi”,
“Feropenia – Anemia e barrës”,
“Dëmtime kraniocerebrale”,
“Duhanpirja dhe dëmtime të
mushkërive”, “Osteoartritet”,
“Histori në pavijonin onkologjik”,
“Vaksinimet – mite dhe të vërteta”,
“Psikologjia e adoleshencës –
përballimi i kancerit”, “Vullneta-
rizmi”, “Coaching i shëndetit dhe i
të qenit mirë”.
Më shumë përshtypje bëri fakti
se ligjëruesit zgjodhën në refe-
ratet e tyre argumentimin më shu-
më me raste të sëmurësh që kishin
trajtuar nga Shqipëria. Kështu, nga
auditori u shpreh edhe falënderim
për atë sakrificë që përbëhet nga
dhjetëra-qindra histori të vogla
njerëzish dhe familjesh, sidomos
fëmijësh të vegjël nga vendi ynë,
që janë trajtuar dhe trajtohen në
spitalet greke falë bujarisë së shte-
tit fqinj, solidaritetit të shoqërisë
së Greqisë dhe sidomos dëshirës së
mirë dhe filantropizmit të shumë
mjekëve anembanë Greqisë. Nga
ana e pavijonit onkologjik të Spitalit
të Fëmijëve “Agllaia Kyriakou” u
dhanë edhe shifra të sëmurësh të
trajtuar atje, që me të vërtetë janë
shumë të konsiderueshme.
Në vazhdim, grupi i shkencë-
tarëve dhe vullnetarëve të “Nosi-
leia” shkuan në Tiranë, ku të die-
lën, 23 shtator, pas Liturgjisë Hyj-
nore në Katedralen “Ngjallja e Kri-
shtit”, u takuan me Kryepiskopin
Anastas, për të marrë bekimin e tij,
aq të nevojshëm në misionin që
përmbushin, por edhe për ta falë-
nderuar për veprimtarinë e rea-
lizuar nën kujdesin e tij në auditorin
e Gjirokastrës.