EmailFacebookKontakt

Histori e pasur orthodhokse e Piqerasit

Gjatë shek. XVI-XVIII, ndër-
sa osmanët synonin islamizimin
me apo pa dëshirë të popullsisë
shqiptare, në vendin tonë u ndër-
tuan nga themelet apo u rindër-
tuan mbi rrënojat e vjetra rreth
80 manastire orthodhokse. Këto
institucione monastike kanë qenë
vende të adhurimit të krishterë,
të kulturës bizantine dhe të kuj-
desit social. Kështu, manastiret
shërbyen si diga valëpritëse ku-
ndër asimilimeve të kohëpaskoh-
shme dhe si pishtarë të ndritshëm
të vetëdijes historike kundra tje-
tërsimit kulturor e fetar. Me ve-
primtarinë e tyre të çmuar, ma-
nastiret orthodhokse në Shqipëri
u shquan gjatë shekujve osmanë si
institucione të përkujdesit social,
të zhvillimit arsimor, kulturor dhe
ekonomik të vendit, si edhe si pi-
shtarë mbrojtës të fesë së të parë-
ve dhe të vetëdijes historike në ko-
hë të vështira për popullin tonë. Një
ndër këto manastire është edhe ai
i Piqerasit.
Fshati Piqeras ndodhet në varg-
malin bregdetar të Jugut të Shqi-
përisë, 29 km në veri të Sarandës.
Gjatë shek. XIX, ka qenë pjesë ad-
ministrative e kazasë së Delvinës,
pjesë e sanxhakut të Gjirokastrës;
nga ana kishtare varej nga Mitro-
polia e Drinopolit. Lart mbi fshat
ekziston manastiri i shquar i Fjetjes
së Hyjlindëses së Kremesovës, i
ndërtuar në shek. XVII mbi rrëno-
jat e një ndërtimi të mëparshëm të
vitit 1400, sipas P. Aravantinos. Ki-
sha qendrore e manastirit, sot mo-
nument kulture, i është kushtuar
Fjetjes së Hyjlindëses Mari. Nga
ana arkitekturore, kisha i përket ti-
pit bazilikal trikonkësh me kupo-
lë, me tri nefe, e mbuluar me një
sistem harqesh dhe qemerësh.
Gjatë shek. XIX, të ardhurat e
manastirit arrinin në 100 lira turke,
prej të cilave 40 shkonin për zhvi-
llimin e arsimit dhe mbajtjen e
shkollës së fshatit, ndërsa pjesa tje-
tër për kultivimin e artit e të kultu-
rës, për vepra filantropike e sociale
dhe për nevojat e vetë manasti-
rit. Në manastir ruhej edhe ikona
e famshme e së Përmbishenjtës
së Kremesovës.
Sipas Dimitri de Martinios,
këtë ikonë e morën me vete fa-
miljet piqerasiote dhe jo vetëm
(47 persona në total), që u dety-
ruan të largoheshin në vitin 1742
nga presioni i myslimanëve të
Borshit. Përmes shtatë ishujve
jonianë, të zotëruara atëkohë prej
venedikasve, ata kaluan në Ita-
linë e Jugut, ku mbreti Karli i Na-
polit u dha tokë, më 4 mars 1744,
në krahinën malore të Abruceve.
Atje ata ngritën fshatin e tyre të
ri, Badessa, në kishën e të cilit
vendosën ikonën e Shën Mari-
së së Kremesovës të sjellë nga
manastiri i Piqerasit. Ata jetuan
sipas traditës dhe fesë së tyre
orthodhokse deri në kohën e
mbretërisë së Ferdinantit II, kur
u detyruan t’i nënshtroheshin
Kishës Katolike, në vitin 1857.
Pikërisht, atë kohë 45 familje
arbëreshe me në krye de Marti-
nion kërkuan të shpërnguleshin
në shtetin e ri helen, “për të ru-
ajtur besën…”, ku edhe kriju-
an më 1879 vendbanimin e tyre
të ri të quajtur Piqerasi i Ri (Nea
Pikerni).

Histori e pasur orthodhokse e Piqerasit

9