EmailFacebookKontakt

Orthodhoksia: burim qëndrese dhe shprehje lirie në Shqipërinë komuniste

Nga Pirro Kondili
Ditët e të kremteve të mëdha fetare organet
partiake dhe shtetërore intensifikonin kontro-
llet në vendet e shenjta dhe pikat e njohura të
pelegrinazhit, të cilat ndodheshin zakonisht larg
qendrave të banuara, por edhe përreth banesave
të klerikëve “të papenduar” dhe të gjithë atyre
që konsideroheshin të dyshimtë për veprimtari
të fshehtë fetare. Duket e pabesueshme, por
informatorët e regjimit kishin urdhër të kontro-
llonin edhe plehrat për të gjetur prova fajësie, si
p.sh. lëvozhga vezësh të kuqe gjatë ditëve të
Pashkës apo të përpiqeshin të rrëmbenin ndo-
një të dhënë nga fëmijë të vegjël, për të arre-
stuar në vazhdim prindërit e tyre e për t’i ulur
në bankën e të akuzuarit apo për t’i demaskuar
publikisht, gjë që ndodhte rëndom në çdo kënd
të Shqipërisë.
Martesat e përziera ishin një nga armët më
të fuqishme të propagandës komuniste për
përjetësimin e ateizmit dhe homogjenizimin
ideologjik të shoqërisë, së cilës i prenë rrënjët
për ta pasur nën një kontroll sa më efikas. Si-
gurisht që këto martesa, edhe përpara se feja
të ndalohej me ligj, nuk ndiqnin rregullat dhe
kanonet e komuniteteve fetare, sipas të cilave
bashkëshorti apo bashkëshortja e fesë tjetër
duhej të ndiqte fenë e bashkëshortit apo bash-
këshortes. Përkundrazi, përdoreshin për të sfi-
duar hapur këto rregulla dhe kanone tradicio-
nale. Komunistët inkurajonin martesat e për-
ziera vetëm e vetëm që këto të shkeleshin në
mënyrë të zhurmshme, me qëllim që të distan-
conin këto familje nga parimet morale dhe
traditat e fesë së tyre, aq më tepër po të kemi
parasysh edhe edukimin e fëmijëve që do të
rriteshin në këto kushte. Kinematë e vendit dhe
Televizioni Kombëtar shfaqnin herë pas here
një film artistik me titull “Çifti i lumtur”, ku
protagonistët ishin dy të rinj të dashuruar me
përkatësi të ndryshme fetare. Për këtë arsye,
i ati i njërit prej të rinjve ishte kundër kësaj
martese. Atëherë ndërhyn Partia, shoqëria,
kolegët e punës etj. dhe gjithçka përfundon
mirë, si në përralla. Gjithsesi, suksesin më të
madh në këtë drejtim propaganda e shënoi në
qytetet e mëdha, ku përbërja e popullsisë, në
një masë të madhe, ishte e përzier.
Përveç këtyre, regjimi u kërkoi qytetarëve
të mos u vinin emra me prejardhje fetare fë-
mijëve të porsalindur. Si ide ishte hedhur për
herë të parë gjatë fushatës ateiste nga të rinjtë
e Shkollës “Naim Frashëri” të Durrësit pas një
Orthodhoksia: burim qëndrese dhe shprehje lirie
në Shqipërinë komuniste
letërkëmbimi që patën me një mësues pensio-
nist nga Tirana. Me gjithë trysninë që u ush-
trua në prapaskenë, komunistët nuk arritën dot
të impononin këtë risi të tyre në jetën e përdit-
shme, të paktën jo aq sa do të dëshironin. Qyte-
tarët reagonin shpeshherë ndaj presioneve të
nëpunësve të Gjendjes Civile duke u justifiku-
ar se emri që kishin zgjedhur, nuk kishte lidhje
me fenë, por me persona familjarë shumë të
dashur (atë, nënë, gjysh, gjyshe..). Ky argument
ishte me të vërtetë mjaft çarmatosës, pasi në
Shqipëri fëmijët e porsalindur merrnin emrat e
familjarëve që kishin ndërruar jetë, prandaj
dhe çdo reagim ndaj kësaj tradite konsiderohej
fyerje e madhe. Me kalimin e viteve, duke parë
se qytetarët nuk tregonin asnjë interes për të
hedhur poshtë këtë traditë, në vitin 1975 regjimi
nxori një ligj të veçantë, me të cilin ndalonte
nëpunësit e Gjendjes Civile të regjistronin të
porsalindurit me emra “të papërshtatshëm
nga pikëpamja politike, ideologjike dhe etike”.
Gjithsesi, as këto ndalime ligjore nuk mundën
të impononin në mënyrë absolute mospërdo-
rimin e emrave me prejardhje fetare. Madje, ka
pasur raste në të cilat familjarët e linin fëmijën
pa emër derisa nëpunësit të dorëzoheshin, por
edhe në rastet kur nuk kishin zgjidhje tjetër,
nuk e thërrisnin kurrë me emrin e deklaruar, por
me atë që ata vetë dëshironin.
Me të njëjtën mënyrë regjimi u përpoq të
ndryshonte edhe emrat e fshatrave dhe të zo-
nave që mbanin emra shenjtorësh, si Shën
Nikolla, Shën Vasili, Shën Maria etj. Megjithatë,
tabelat që u vendosën në anë të rrugëve me
emrat e rinj dhe përdorimi i tyre në dokumente
zyrtare nuk mundën kurrë të fshinin nga jeta
e përditshme e popullit emrat e vjetër histori-
kë. Edhe fshati Shën Vlash, i cili u gjend në
epiqendër të fushatës dhe propagandës ate-
iste, edhe pse i ndërruan emrin, banorët e tij
dhe të zonave përreth nuk reshtën së quajturi
ashtu siç e quanin gjithmonë: Shën Vlash.
Ndërkohë filluan të shfaqeshin simptomat
e para të dështimit të fushatës ateiste. Besim-
tarët e vërtetë kishin filluar dalëngadalë të or-
ganizoheshin në grupe të vogla për të kryer në
fshehtësi ritet fetare, ndërsa klerikët e thjeshtë
ushtronin me vetëmohim detyrën e tyre. Ko-
munistët e kuptuan shumë shpejt se zhdukja e
formave të dukshme të institucionit të fesë ish-
te një arritje sipërfaqësore. Bindjet fetare jo ve-
tëm nuk ishin zhdukur, por po merrnin përmasa
shqetësuese. E keqja për komunistët ishte se
çdo shfaqje apo veprimtari fetare, e cila deri
më 1967 konsiderohej jokomuniste, por në të
njëjtën kohë e ligjshme, pas përfundimit të
fushatës ateiste e ndalimit me ligj të fesë ajo
shndërrohej automatikisht në të kundërligj-
shme, por njëkohësisht edhe antikomuniste. Pra,
dashur pa dashur, ata po legalizonin të pa-
kënaqurit e terrorit ateist si disidentë të regjimit,
ndërsa protagonistët e luftës për mbajtjen gja-
llë të besimit fetar si komplotistë. Pikërisht për
këtë arsye, të gjithë ata që u arrestuan për bi-
ndjet e tyre fetare, u dënuan për agjitacion-
propagandë dhe veprimtari armiqësore “në dëm
të popullit dhe të atdheut”.
Periudha që pasoi fushatën ateiste konsi-
derohet si periudha e zgjimit të shoqërisë shqip-
tare. Rinia e viteve ’70, e ndikuar padyshim nga
kanalet televizive perëndimore, por edhe nga
formimi i kënaqshëm në një sistem arsimor ci-
lësor, që edhe pse bazohej në interpretimin e
njëanshëm të gjërave, kultivoi padashur aftë-
sinë për të konceptuar të kundërtën e pikë-
(vijon në faqen 10)

pamjeve të servirura, hodhi poshtë dogmatizmat
politike dhe recetat etike të regjimit. Në këtë
klimë reagimesh antidiktatoriale në fusha të
ndryshme të jetës së përditshme u përshtatën
edhe dhjetëra klerikë e mijëra besimtarë ortho-
dhoksë, veprimet e të cilëve, për shkak të terrorit
të ushtruar, ishin më shumë spontane. Me-
gjithatë, edhe pse nuk ishin të mjaftueshme të
ruanin ekzistencën e Kishës, autoqefalinë,
strukturat e saj administrative e organizative,
bënë të mundur ruajtjen e besimit orthodhoks
dhe lëvrimin e mëtejshëm të traditave të të pa-
rëve në dimensionin e tyre kulturor.
Vdekja e diktatorit Enver Hoxha në prill 1985,
përkoi me një periudhë krize të thellë ekonomi-
ke të vendeve socialiste të Evropës Lindore.
Pasardhësit të tij, Ramiz Alisë, iu desh të për-
ballej me akuzat e ashpra të komunitetit ndër-
tarët arritën me sakrifica të shumta të merrnin
nga shteti Kishën e Ungjillëzimit. Meshat e 25
Marsit, ditën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses, por
sidomos Liturgjia Hyjnore që u celebrua me
madhështi më 31 mars, të Dielën e Dafinave, e
cila përkoi me ditën e zhvillimit të zgjedhjeve të
para të lira pas një gjysmëshekulli diktature,
paralajmëruan ringritjen kanonike të Kishës, e
cila u konkretizua me ardhjen në Shqipëri të
Kryepiskopit të sotëm, Imzot Anastasit, më 16
korrik 1991, prania e të cilit, pas reagimeve e
kundërshtimeve të shumta që u dëgjuan nga
goja e partiakëve femohues, shënoi fillimin e një
epoke të re.
(Pjesë nga referati në Kongresin
Ndërkombëtar “Jeta e Kishave
Orthodhokse gjatë regjimit komunist –
Persekutim, Rezistencë, Dëshmi”, Rumani,
24-26 tetor 2017)
(vijon nga faqja 9) kombëtar dhe të diasporës shqiptare, në lidhje
me respektimin e të drejtave të njeriut, aspekti
më i rëndësishëm i të cilit ishte liria e besimit.
Hapat që ai ndërmori në këtë drejtim, dëshmuan
qartë se komunistët, të cilët nuk ngurruan të lidh-
nin marrëdhënie diplomatike me superfuqitë,
bënin ç’ishte e mundur për të penguar rehabi-
litimin e institucionit të fesë. Arsyeja dihej nga
të gjithë: Ishin vetë ata që për gati çerek sheku-
lli kishin barazuar ringjalljen institucionale të
besimit me largimin e tyre nga skena politike.
Megjithatë, komunistët s’mund të vendosnin
më në emër të popullit. Objektet e kultit po hape-
shin gjithandej me nismën e vetë besimtarëve.
Orthodhoksët e fshatit Dervician të Gjiroka-
strës, me priftin Mihal Dako, kryen për herë të
parë, më 16 dhjetor 1990, meshë hyjnore. Në
Tiranë, në kryeqendrën historike të Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë besim-

10