EmailFacebookKontakt

Lartësimi i Kryqit, që kremtohet më 14 Shtator

Lartësimi i Kryqit, që kremtohet më 14 Shtator, përkujton
gjetjen e Kryqit të Krishtit nga Shën Elena, nëna e perandorit
Konstandin, në shekullin IV dhe, pasi u mor nga persët, rimarrjen
e tij në shekullin VII nga perandori Irakli, kur ai u “lartësua” në
Kishën e Ngjalljes në Jerusalem. Nga kjo ngjarje e fundit “lartësimi
universal” i Kryqit filloi të kremtohej çdo vit në të gjitha Kishat e
perandorisë. Dita e Lartësimit të Kryqit u bë festë kombëtare e
Perandorisë së Krishterë të Lindjes. Kryqi, emblemë zyrtare e
perandorisë, që vendosej në të gjitha ndërtesat publike dhe në uni-
forma, ngrihej në këtë ditë zyrtarisht nga episkopët e priftërinjtë.
Ata bekonin me kryq katër pikat e horizontit, ndërkohë që populli
përsëriste “Mëshiro, o Zot”. Ky ritual bëhet ende edhe sot në disa
Kisha, pas paraqitjes dhe lartësimit të Kryqit, mbas Dhoksologjisë
së Madhe të Mëngjesores ose pas Liturgjisë Hyjnore.

Dita e shenjtë e Lartësimit të Kryqit ka edhe sot një vend dhe
rëndësi të madhe në Kishën Orthodhokse. Ajo është për ne një
ditë agjërimi dhe lutjeje, një ditë që na kujton se Kryqi është e
vetmja shenjë e vlefshme e gjithë besnikërisë sonë dhe që shpëti-
mi ynë vjen jo nga “fitoret” e gjërave tokësore, por nga e vetmja
fitore e vërtetë dhe e përhershme e kryqëzimit të Krishtit dhe e
bashkëkryqëzimit tonë me Të. Kur ngremë Kryqin dhe përulemi
para tij në nderim e adhurim ndaj Perëndisë, ne shpallim se i përka-
sim Mbretërisë “jo të kësaj bote” dhe se qytetaria jonë e vërtetë
dhe e përhershme është me shenjtorët në “qytetin e Perëndisë”
(Efesianëve 2:19; Hebrenjve 11:10; Zbulesa 21-22).
Këndimi i parë në Mbrëmësore nga Dhiata e Vjetër flet për
“drurin”, i cili e shndërroi ujin e hidhur në të ëmbël – simbol i Dru-
rit të Kryqit (Eksodi 15:22-16:1). Këndimi i dytë na kujton se Zoti
i qorton dhe i ndëshkon ata që i do dhe se Urtësia Hyjnore është
“një Dru i jetës për ata që e kapin dhe lum ata që mbahen fort atje,
si te Zoti” (Fjalët e Urta 3:11-18). Përsëri referenca është për
Kryqin, i cili është, si edhe Apostulli i ditës e proklamon, “për ata
që janë thirrur… fuqia e Perëndisë dhe urtësia e Perëndisë” (1
Korinthianëve 1:18-25).
Këndimi i tretë nga Dhiata e Vjetër nga Profecia e Isaisë, flet
për “qytetin e Zotit”, ku Judejtë dhe Kombet do të jetojnë së bashku
dhe “do të përulen” para nënkëmbëzës së Perëndisë dhe “do të
njohin që Unë Zoti jam Shpëtimtari yt dhe Çliruesi yt, i Fuqishmi
i Izraelit” (Isaia 60:11-16). Këtu, kemi referencën e drejtpërdrejtë
të qytetit të Perëndisë, ku njerëzit do ta adhurojnë para nën-
këmbëzës së Tij; dhe së bashku me vargun e psalmit që përsëritet
vazhdimisht gjatë shërbesës, duke na thirrur “të përulemi para
nënkëmbëzës së tij”, ne kemi përsëri referencë për Kryqin e Shenjtë
(Psalmi 99:5, 110:1 etj.).
“Kryqit tënd po i falemi, o Kryezot, dhe Ngjalljen tënde të
shenjtë e lavdërojmë” (Himn Nderimi para Kryqit).

10