EmailFacebookKontakt

Rëndësia e një përvjetori qëndron te perspektiva që na hap për të nesërmen

-Keni shkollë këtu në vendin
tuaj që të mësojnë fëmijët?
-Nuk kemi, o shenjt i Perë-
ndisë.
-Të mblidheni të gjithë, të bëni
një shkollë të mirë që të mësojnë
shkrim të gjithë fëmijët… të
pasur dhe të varfër, sepse pa
shkollë ecim në errësirë. Po të
mos ishte shkolla, si do të kisha
mësuar edhe unë që t’ju pre-
dikoj? (Shën Kozmai)
Fortlumturi,
Hirësi,
Mësues të nderuar dhe nxënës
të dashur të kësaj shkolle,
Këto fjalë të shkëputura nga
Mësimet e isapostullit shën Kozma,
vijnë vetiu në mendjen tonë në një
aktivitet si ky i sotmi. Dhe marrin
një kuptim të veçantë, sepse të gji-
thë sot në përvjetorin e 20-të të the-
melimit të Liceut Kishtar “Kryqi i
Nderuar” shikojmë në mënyrë të
prekshme vazhduesin e vërtetë të
kësaj vepre hierapostolike, dhe
ndihemi pjesë e vijës së pandarë të
traditës që na trashëgoi shenjtori,
duke pasur si hallkë bashkuese
Fortlumturinë e Tij, Kryebariun
tonë.
Besojmë se ky përvjetor për-
mban brenda tij tri elemente bazë:
kujtimin, falënderimin dhe vizionin.
Kujtimin e gjithë atyre njerëzve,
mësues dhe nxënës, të cilët, me ka-
limin dhe prezencën e tyre nga ky
vend, kontribuuan me mënyrën e
tyre dhe shtuan pjesën vetjake në
mozaikun e historisë së tij. Kujtim
ngjarjesh, çastesh mësimi, lutjeje,
kungimi, dëshmie. Sa shqetësime,
vështirësi dhe mund, por edhe sa
pritshmëri, vendime të guximshme
dhe ëndrra u skalitën në këtë am-
bient!
Falënderim drejt Perëndisë së
Tërëmëshirshëm për mirësitë e Tij
të dukshme dhe të padukshme, për
njerëzit që Ai përdori për të arritur
në ditën e sotme. Fortlumturinë e
Tij, Kryepiskopin Anastas, punëto-
rin e palodhur të vreshtit të Krishtit,
që mbolli dhe vazhdon të mbjellë
në shpirtrat e mijëra të rinjve të kë-
saj Kishe farën e fjalës së Zotit,
nëpërmjet iniciativave të tilla arsi-
more. Hirësinë e Tij, Mitropolitin e
Gjirokastrës z. Dhimitër, që përqa-
fon me lutjen dhe dashurinë e tij
këtë shkollë, Drejtorin e saj të parë,
Hirësinë e Tij, Mitropolitin e Afrikës
Qendrore, Imzot Niqiforin, përgje-
gjësit e ndryshëm, mësuesit dhe
stafin që shërbeu me devotshmëri
dhe konsekuencë në të.
Vizion në lidhje me hapat që
duhet të ndërmerren, sepse rëndë-
sia e një përvjetori nuk kufizohet
thjesht te rikujtimi i disa çasteve,
por qëndron te perspektiva që na
hap për të nesërmen me pikënisje
të djeshmen. Vendime të reja, pra,
vazhdim i përpjekjeve pozitive dhe
shfrytëzim pedagogjik të gabimeve.
Besojmë, Fortlumturi, se institu-
cionet arsimore që themeluat dhe
dashuria juaj që i ushqen, përshko-
hen nga këto tri elemente dhe se
baza e tyre qëndron në dy shtylla
kryesore të mendimit tuaj: E para,
se të rinjtë nuk janë vetëm e ardh-
mja, por e tashmja e gjallë e Kishës
dhe, e dyta, te bindja juaj se Kisha
nuk jeton për veten e saj, çdo gjë
që ajo ka, çdo gjë që ajo bën, çdo
gjë që është, destinohet për ngritjen
dhe ripërtëritjen e gjithë shoqërisë.
Rëndësia e një përvjetori qëndron
te perspektiva që na hap për të nesërmen
Fjalët e Apostull Pavlit drejtuar
nxënësit të tij Timotheut, Fort-
lumturi, besojmë se përmbledhin
më së miri edhe trashëgiminë tuaj
shpirtërore drejt nesh, mësues dhe
nxënës:
“Por ti ndoqe mësimin tim,
sjelljen, qëllimin, besimin, zemër-
gjerësinë, dashurinë, durimin, për-
ndjekjet, vuajtjet që më ndodhën në
Antioki, në Ikoni, në Afrikë, në
Tiranë, në Gjirokastër, do të thoshim
ne, dhe nga të gjitha më shpëtoi
Zoti. Por ti qëndro në ato që më-
sove dhe u binde plotësisht, duke
ditur prej kujt mësove”.
Duke parë, pra, të dashur pjesë-
marrës në këtë takim, nga cili më-
suam, dhe duke e pasur sot midis
nesh, le të ndjekim edhe këshillën
apostolike: “Le te mos flemë, pra,
por të rrimë zgjuar dhe të jemi të
kthjellët” dhe le të kemi si drejtu-
es të rrugëtimit tonë vazhdimin e
vargut biblik: “Jini gjithmonë të
gëzuar. Lutuni pa pushim. Në
gjithçka falënderoni, sepse i tillë
është vullneti i Perëndisë në Kri-
shtin Jisu. Amin”.
Thodhori Qesko,
Drejtor i Gjimnazit “Frymë
Dashurie”, Gjirokastër
(Fjala përshëndetëse në
aktivitetin me rastin e 20-vje-
torit të Liceut Kishtar “Kryqi i
Nderuar”, Gjirokastër)

10