EmailFacebookKontakt

Kuadro për Kishën dhe pjesëtarë të vyer të shoqërisë

Duam të përmendim disa të
dhëna të rëndësishme nga rrugë-
timi 20-vjeçar i shkollës dhe të
themi disa fjalë për kontributin e saj
në Kishën Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë e në shoqëri. Fort-
lumturia e Tij, Kryepiskopi Ana-
stas, edhe në situatat e vështira të
asaj periudhe, kishte qetësinë,
urtësinë dhe kurajën të mendonte
për çfarë kishte nevojë vendi në atë
moment: kishte nevojë për shpresë.
Dhe çfarë është më mirë se një
shkollë për të dhënë shpresë?!
Kështu, në pranverën e vitit 1998,
fillojnë procedurat për themeli-
min e liceut të parë kishtar në Shqi-
përi pas rënies së regjimit komu-
nist. Një grup njerëzish me përvojë
dhe përkushtim mblidhet rreth
Fortlumturisë dhe fillon punën.
Midis tyre dhe tre mitropolitët e
pranishëm sot këtu: Mitropoliti i
Gjirokastrës, Hirësi Dhimitri (në atë
kohë prtosingjel), i cili që nga çasti
i parë e deri më sot është gjithmo-
në pranë të rinjve dhe stafit; Mitro-
politi i Kinshasës, Hirësi Niqifori
(në atë kohë arkimandrit), i cili ofroi
shërbimet e tij të vyera si drejtor i
parë i shkollës; Mitropoliti i Aman-
tias, Hirësi Nathanaili (në atë kohë
hieromonak), i cili për shumë vite
ishte mësues i shkollës, por edhe
atë shpirtëror i saj, si dhe shumë
klerikë e laikë të tjerë, të cilët ofru-
an shërbimet e tyre të vyera.
Brenda pak muajsh duhej të ka-
përceheshin pengesa dhe vështi-
rësi të shumta: Duhej të hartohej
një program i plotë studimesh për
një lice kishtar, që të ofronte një
edukim gjithëpërfshirës për nxë-
nësit dhe njëkohësisht të pranohej
nga organet shtetërore që të jep-
nin miratimin e tyre për funksioni-
min e shkollës. Gjithashtu, ekzisto-
nin probleme të shumta praktike,
sepse brenda një kohe të shkurtër
duhej të përfundonin punimet për
rikonstruksionin e kompleksit të
ndërtesave ku do të strehohej shko-
Kuadro për Kishën dhe pjesëtarë të vyer të shoqërisë
lla dhe konvikti. Për më tepër, ishte
e domosdoshme të zgjidheshin
mësuesit e duhur për këtë sipër-
marrje, por edhe që të përhapej në
mbarë Shqipërinë lajmi se tashmë
në qytetin e Gjirokastrës, Kisha
Orthodhokse Autoqefale e Shqipë-
risë do të themelonte këtë shkollë.
Edhe në kushte normale, për të
gjitha këto sfida do të nevojite-
shin vite për t’u tejkaluar. Por pas
ardhjes së Kryepiskopit në vendin
tonë, mrekullitë në Shqipëri janë një
fenomen i shpeshtë. Më 14 shtator
1998, Liceu Kishtar “Kryqi i
Nderuar” u bë një realitet i
prekshëm. Hapi dyert e tij dhe
mirëpriti nxënësit e parë. Brenda
dy viteve nxori dhe maturantët e
parë. Nga ky vit e deri më 2018,
nga shkolla jonë kanë dalë 18 breza
maturantësh.
Këto 20 vite, shkolla jonë u për-
ball me shumë pengesa, por gjith-
monë i ka kapërcyer dhe ia ka dalë
mbanë të arrijë objektivat e saj,
ashtu siç i kishte përcaktuar që në
fillim themeluesi i saj, Fortlumtu-
ria e Tij, Kryepiskopi Anastas,
d.m.th t’u ofronte formim të plotë
të rinjve orthodhoksë që do të stu-
dionin në të, si nga pikëpamja
shkencore ashtu dhe ajo fetare.
Gjithashtu këta maturantë do të
ishin kuadrot e ardhshëm të Kishës
Orthodhokse në Shqipëri, por një-
kohësisht edhe pjesëtarë të vyer të
shoqërisë në vend.
Nëpërmjet shkollës sonë, iu dha
mundësia 229 fëmijëve jo thjesht të
përfundojnë studimet e tyre të
gjimnazit, por edhe të marrin një
edukim të gjithanshëm dhe të for-
mojnë një personalitet të plotë, gjë,
e cila nuk është aspak e thjeshtë
as për vendin dhe as për kohën në
të cilën jetojmë. Shumë nga nxë-
nësit tanë erdhën dhe vijnë për he-
rë të parë në kontakt me besimin
orthodhoks nëpërmjet programit
të Liceut Kishtar. Shkolla ia arriti
që me punë serioze, me përku-
shtim, me durim e këmbëngulje t’u
përçonte besimin e drejtë.
Pesë nga maturantët tanë sot
janë klerikë të Kishës Orthodho-
kse Autoqefale të Shqipërisë, pas
mbarimit të studimeve të tyre në
Akademinë Teologjike “Ngjallja e
Krishtit” në Shën Vlash të Durrësit,
e cila tashmë njihet nga shteti
shqiptar si një prej degëve të Ko-
legjit Universitar “Logos”. 25 ma-
turantë të tjerë vazhduan studi-
met e tyre në këtë Akademi dhe
sot punojnë në sektorë shpirtëro-
rë e socialë të Kishës Orthodhokse
të Shqipërisë.
12 maturantë përfunduan stu-
dimet e larta në Teologji. 195 nga
229 maturantë ndoqën studimet e
larta në universitete të ndryshme
të Shqipërisë, Greqisë dhe vendeve
të tjera.
Liceu Kishtar përbën një pjesë
shumë të rëndësishme edhe për
vetë Mitropolinë e Gjirokastrës,
pasi nëpërmjet tij ofrohet një ndih-
më e çmuar për enoritë e saj. Pasi
marrin formimin e duhur, nxënë-
sit e Liceut japin kontributin e tyre
në shërbime të ndryshme si psaltë,
kishtarë etj. Ata mbështesin gjitha-
shtu edhe klerikët e fshatrave të
tyre në veprën e vështirë që kanë
për të kryer.
Stefan Koti
(Fjala e mbajtur
në emër të ish-nxënësve
në 20-vjetorin e Liceut Kishtar)

2