EmailFacebookKontakt

Bekim për nxënësit në prag të vitit të ri shkollor

Të dielën, më 16 shtator, në fund
të Liturgjisë Hyjnore, Kryepiskopi
Anastas uroi dhe bekoi nxënësit në
prag të vitit të ri shkollor. Në fillim
u lexua një mesazh i Fortlumturisë
së Tij për gjithë nxënësit e krishterë:
“Fëmija im i dashur, zogjtë flu-
turojnë me dy krahë. Fëmijët e
krishterë lartësohen me krahët e
mësimit dhe të lutjes. Perëndia i
bekoftë çdo ditë përpjekjet e tua.
Me dashuri të ngrohtë
më Krishtin,”
Më pas Kryepiskopi Anastas
uroi dhe bekoi nxënësit e pranishëm:
“Duam që të gjithë fëmijët të na
bëjnë një dhuratë. Dhurata e madhe
që mund të na bëni është të shkoni
Bekim për nxënësit
në prag të vitit të ri shkollor
gjithmonë mirë me mësime, të sille-
ni shumë mirë me shokët e klasës
dhe t’u bindeni prindërve tuaj, që
do të gëzohen ndërsa ecni përpara
në jetë. Këtë dhuratë pret nga ju
Krishti, për gjithë bamirësitë që Ai
na ka bërë”.
Në datën 17 shtator 2018 filloi
procesi mësimor në të gjitha insti-
tucionet e edukimit parauniversitar
të ngritura nga Kisha jonë me nis-
mën dhe kujdesin e drejtpërdrejtë
të Kryepiskopit Anastas.
Këtë vit, në shkollat 9-vje-
çare të ngritura nga Kisha jonë
u ulën në banka 1122 nxënës,
në ato të mesme 408 nxënës
dhe në kopshte u regjistruan
800 vogëlushë.

4