Beko Zotin, o shpirti im, dhe
mos harro tërë mirësitë e tij!
Ky varg i shkëputur nga Psalmi
103 na mëson se gjithmonë duhet
të jemi mirënjohës për tërë mirësitë
dhe bekimet në jetën tonë. Një be-
kim i veçantë për mua dhe për shu-
më të tjerë ka qenë prania shpirtë-
rore e motër Theofilit. Ajo ishte një
murgeshë e përkushtuar, e cila la
përkohësisht manastirin e saj në
Greqi dhe erdhi në Shqipëri, duke
ndjekur thirrjen e Kryepiskopit
Fjeti më Zotin motër Theofili
Anastas për të kontribuuar e ndih-
muar me zell në ringritjen e Kishës
sonë.
Motër Theofili, sipas botës Ma-
ria Haritopulu, lindi më 29 janar të
vitit 1941, në një familje të pasur e
besimtare të Athinës. Që në fëmi-
jëri ndiqte mësimet e katekizmit,
kampet dhe çdo aktivitet të Kishës.
Përfundoi studimet e larta për kon-
tabilitet në Athinë. Më pas punoi
në Departamentin e Kontabilitetit
të Shkollës së Lartë të Tregtisë.
Jeta e kësaj bote nuk e tërhiqte dhe
vendosi t’i përkushtohej tërësisht
Perëndisë e të shkonte në manastir,
edhe pse hasi në kundërshti të forta
të familjes. Në vitin 1967 shkoi në
Manastirin e Hirshëm të Shën Ste-
fanit, në Meteora, ku dhe u qeth
murgeshë. Në vitin 1976 u vendos
në Manastirin e Shën Dhimitrit, në
Agioi Douloi, Korfuz.
Në vitin 1994, motër Theofili,
me bekimin e Kryepiskopit Ana-
stas, nisi përpjekjen e saj hierapo-
stolike në qytetin e Gjirokastrës.
Në atë periudhë kishte shumë pa-
siguri e paqartësi për të ardhmen e
vendit tonë, në hapat e parë të de-
mokracisë pas një periudhe të errët
të diktaturës komuniste. Duhej
shumë kurajë dhe guxim të merrje
përsipër një mision të tillë, por
motër Theofili me shumë besim,
dashuri dhe përulësi nuk u step
kurrë. Madje, ajo nuk u largua as
gjatë trazirave të vitit 1997. Jetoi
në kushte të vështira, shpeshherë
e sëmurë, por besimi i saj te Perë-
ndia dhe dashuria e saj mbulonin
gjithçka.
Ajo formoi grupe katekizmi për
qindra fëmijë, të rinj e gra në varësi
të moshës, duke pasur si qëllim
kultivimin shpirtëror. Me dhjetëra
katikumenë u pagëzuan. Në qen-
drën rinore, përveç katekizmit,
zhvilloheshin shumë kurse të tje-
ra, edhe këto të ndara sipas grup-
moshave. Ajo na mësonte gjuhën
greke të re dhe të vjetër, anglisht,
pikturë, punë dore, ikonografi,
qëndisje, gatim, këngë, muzikë
bizantine etj. Shpesh organizonte
ekskursione, në të cilat vizitonim
kisha e manastire të vjetra.
Bamirësia ishte një pjesë shu-
më e rëndësishme e misionit të saj,
jo vetëm në Shqipëri. Një person
që pasurinë e saj e çdo të ardhur
tjetër e përdorte për të varfrit dhe
nevojtarët, pa e menduar dy herë.
Për vete nuk shpenzonte gjë, por
vetëm për të tjerët mendonte.
Blinte ikona, kryqe, komboskina,
ilaçe, ushqime, dhurata, veshje, lo-
dra, libra, mjete pikture dhe shko-
llore etj. dhe i shpërndante në
fshehtësi. Motër Theofili e dinte më
së miri se kujt i nevojiteshin më
shumë.
Një meritë e saj ishte që na jep-
te mundësinë të ishim edhe ne
mësuese e të praktikonim, sepse
parimi, me të cilin vepronte, ishte
që Shqipëria duhej bërë nga vetë
shqiptarët dhe ne duhej të merr-
nim stafetën. Në vitin 2006 u lar-
gua nga Shqipëria, por misionin
nuk e përfundoi atëherë. Ajo va-
zhdonte komunikimin me bijtë e saj,
duke i këshilluar dhe ndihmuar në
çdo aspekt.
Fjalët janë të pakta e shumë të
varfra për të paraqitur veprën e kë-
saj murgeshe misionare e bami-
rëse, që shpërndau dritën e Krishtit
te kushdo që përqafoi dashuria e
saj, deri në frymën e fundit. Ajo
fjeti më Zotin në datën 17 qershor
2018. Bashkë me shenjtorët le të
prehet shpirti i saj!
Theano Kostoli