EmailFacebookKontakt

Përfundojnë punimet restauruese në kishën “Fjetja e Hyjlindëses”, në fshatin Kosinë, Përmet

Pothuajse pas një viti, përfu-
ndojnë punimet e restaurimit në
kishën “Fjetja e Hyjlindëses” në
Kosinë të Përmetit. Hartimi i pro-
jektit të restaturimit dhe mbikëqyr-
ja e realizimi i punimeve u bë nga
Bërthama e Trashëgimisë Kulturo-
re e Kishës Orthodhokse Autoqe-
fale të Shqipërisë. Projekti u mira-
tua nga Këshilli Kombëtar i Resta-
urimit pranë Ministrisë së Kultu-
rës. Realizimi i këtij projekti u ideua
dhe u financua nga Kryepiskopi
Anastas me vlerën 4,435’395 lekë.
Punimet e retaurimit konsistu-
an në: fugatimet e muraturave, qe-
pjet e çarjeve vertikale dhe qeme-
rëve, injektimet në shëndoshjen e
mureve ekzistuese, çmontimi i ça-
Përfundojnë punimet restauruese në kishën “Fjetja e Hyjlindëses”,
në fshatin Kosinë, Përmet
tisë ekzistuese, riparimi i qemerë-
ve nga nga çarjet dhe dëmtimet,
mbulimi i çatisë në kuotat e vjetra
duke përdorur tjegulla të reja të
realizuara në dimensione me ato
ekzistuese dhe gjithashtu u zëve-
ndësuan dyert edhe dritaret e dëm-
tuara. E gjithë kisha iu nënshtrua
një heqjeje masive të dherave në
mënyrë perimetrale, të cilat ishin
depozituar me kohën duke “zhytur”
volumin real të kishës. Në pjesën
afër muraturës u realizua drena-
zhimi për t’i larguar ujërat nga
objekti. Mbi këtë drenazhim u bë
një trotuar kalldrëmi, i cili do të
rrethojë kishën në mënyrë peri-
metrale. Punime gjithashtu u kry-
hen edhe në interierin e kishës, si
riparimi i dyshemesë dhe plotësi-
mi i suvasë së dëmtuar aty ku nuk
kishte prani të pikturës murale. E
rëndësishme ishte edhe rihapja e
dyerve anësore nga veriu dhe nga
perëndimi.
Kisha “Fjetja e Hyjlindëses” në
Kosinë, është e tipit kryq i brenda-
shkruar me kupolë dhe përbëhet
nga narteksi, naosi dhe altari. Nga
tiparet, morfologjia dhe elemetet
dekorative, kjo kishë datohet si
ndërtim i shekullit XII. Kisha “Fje-
tja e Hyjlindëses” ka tipare të thek-
suara të arkitekturës bizantine. Kjo
kishë kaq e rëndësishme për tra-
shëgiminë tonë shpirtërore dhe
kulturore orthodhokse e restauruar
tashmë, i bashkëngjitet grupit të
madh të kishave monumente kul-
ture të restauruara nga Kisha Or-
thodhokse Autoqefale e Shqipëri-
së. Nga besimtarët orthodhoksë të
Enorisë së kishës së Fjetjes së Hyj-
lindëses të fshatit Kosinë, Krye-
piskopit Anastas iu dërgua një letër
falënderimi dhe mirënjohjeje për
restaurimin jo vetëm të këtij thesari
të vyer të besimit tonë siç shprehen
ata, por edhe ringritjes në tërësi të
Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë.
Arkitekt Restaurator
Gentian Stratobërdha,
“Bërthama
e Trashëgimisë Kulturore”,
Kisha Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë

9