EmailFacebookKontakt

U zhvilluan kampet verore kombëtare për djem – Kampi i studentëve

Kampi i studentëve
Me bekimin e Kryepiskopit Anastas, nga data 20-31 korrik 2018,
për vitin e dytë radhazi, u krye Kampi Studentor “Rilindja”, në mje-
diset e rindërtuara të Manastirit të Shën Theodhorëve, Dhërmi. Këtë
vit ishte punuar që kushtet të ishin edhe më të mira në akomodim,
mensë dhe në ambientet çlodhëse.
Tema e kampit ishte: “Çdo gjë që bëni, bëjeni si për Zotin”. Bisedat
shpirtërore që kryheshin çdo mbrëmje, u përqendruan në tema me
karakter social, moral. Në to u diskutua për dukuri jo të krishtera, si:
lakmia, droga, tatuazhi, imoraliteti, filozofi okulte dhe janë një tundim
i përditshëm për t’u përballuar nga të rinjtë e krishterë. Mësimet sho-
qëroheshin edhe me filma dokumentarë, të realizuar nga Zyra e Ka-
tekizmit. Temat priteshin me interes dhe shumë pyetje merrnin përgjigje
sipas mësimit të kishës, shenjtorëve dhe eksperiencave personale.
Çdo mëngjes, pas një shërbese të shkurtër, lexohej Ungjilli dhe ko-
mentohej së bashku me kampistët, ku secili mund të shprehte lirshëm
mendimin e tij se si ai e përjetonte Fjalën e Zotit drejtuar atij në atë di-
të. Gjithashtu, në kamp u krye Misteri i Rrëfim-Pendimit nga Episkop
Asti dhe shërbesat e Mëngjesores dhe Mbrëmësores, Ajazma e V ogël
dhe Liturgjitë Hyjnore nga arkimandrit Kozma Prifti.
Numri i studentëve nga të gjitha mitropolitë dhe dioqezat ishte rreth
40, por kapacitetet janë që vitet e ardhshme ky numër të jetë më i
madh. Atyre u shtohej stafi prej 13 vetash, klerikë, teologë, katekistë e
vullnetarë.
Miron Çako

6